Ariu karizmatik

Kultura

Ariu karizmatik

Nga: Sevdail Hyseni Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një Gjahtar mendjevrarë,

I mllefosur ndizet zjarr !

Merr në shenjë një Ari,

Do ta vras, gjithsesi…!

 

S’pranon këshillë e qortime,

Në Ariun s’ka lëshime…

Ka plaçkitur disa dele

Edhe mjaltin në koshere.

 

Ngjitet malit me ngadalë,

Kur Ariu i del përballë !

E zë pritën skaj një Lisi,

Mirëpo, pushka nuk i krisi !

 

Mbet i shtangur fatziu,

Çka po do i thotë Ariu ?

Zgjidh, s’të luti shumë,

Jetën, apo atë “punë” ?!

 

Të dytën pranoi me pishmane,

Hoqi rrip e pantallona …

Gjahtari u kthye në shtëpi

E nuk zuri gjumë në sy !

 

Zgjohet herët mendjepëlle,

Prapë i lindi një ide….

Hyn në mal pushka s’lun

Dhe Ariu, prapë atë “punë” !

 

Thotë e treta e vërteta,

Niset malit si shigjeta,

Kur arrin në atë vend,

Mbet Gjahtari i pa mend !

 

E hedh pushkën që nuk krisi,

E drejtohet për të Lisi,

S’pat nevojë të flas me gojë

E bën punën me përvojë!

 

Seç i lindi dyshimi Ariut,

E i thotë Gjahtar fatziut:

-Vjen t’më vrasësh, hë si thua?

Apo t’bësh seks me mua ?!

 

Pasi ta lexoni këtë humor,

Besoj se nuk e keni zor.

Të përcaktoheni për fitimtarin,

Me Arushën, apo Gjahtarin?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat