Përkujtim nga majat e Koshares

Kultura

Përkujtim nga majat e Koshares

Nga: Gazmend Badivuku Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:09
Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj.

Dihet botërisht se edukatën themelore fëmijët e marrin nga nënat. Nga fjala e parë e shqiptuar, pra fjala nanë e në vazhdim ato mbjellin, japin dhe kultivojnë dashurinë e më së shumti ndaj fëmijëve.

Kështu ishte edhe nënë Bukurija, një grua e fortë, e ndjeshme por e vendosur. Ajo në ngritjen e familjes dhe formimin dha më së shumti. Ajo ndau kohën, bukën dhe mendjen në ngritjen e fëmijëve në frymën atdhetare. Së bashku me burrin Ajetin, me tingujt e çiftelisë ngritën flamurin në majat e të gjitha kullave shqiptare. Koha e lirë e tyre e familjes së lumtur ishte përpjekje për një gurë shtesë në ngritjen e kështjellave të Arbërisë.

Loja e fëmijëve asokohe ishte e përcjellur me tingujt e sharkisë dhe vargjeve të lirisë.

Fjala atdhe ishte kryefjala në vatrën e ngrohtë të shtëpisë së nënë Bukurisë dhe babait Ajet Grajqevcit në Prishtinë.

 

Dhoma e vogël e shtëpisë ishte vend i ngrohtë për zemrat e fëmijëve të familjes Grajqevci.

Në ato pak hapësira Burimi, Blerina  Besarti dhe Blerta kishin gjithë fushën e duhur për lojë, këngë dhe mësime.

Burimi asokohe maturant, i ri, i urtë, i ndjeshëm, kishte veç një brengë, kishte brengën që kërkonte forcë për zgjidhe. Kjo brengë kërkonte vullnet dhe vendosmëri. Burimi ishte i vendosur dhe mori vendimin. Ai takoi dajën, e kishte shok, mik dhe krahë. Burimi dhe Fitushi ishin të pa ndarë në liri dhe bashkë në çdo kohë dhe sfidë. Të dy dhanë besën për drejtësi dhe morën rrugën për liri.

 

Të njomë në moshë por me motive serioze dajë Fitushi dhe nip Burimi veshën rrobat e krenarisë. Ishin krenar dhe të bekuar kur hynë në bjeshkët e Kosharës, të dy kishin ëndrrat e trashëguar me shekuj për bashkimin e trojeve arbërore. Pa u lodhë dhe pa u trembë krisën pushkët deri në qiell, ata kishin besën me realizu dhe Shqipninë me bashku.

 

Çdo vit në muajin maj shumë familjarë, miq, dhe shokë i kaplojnë emocionet. Ditët e majit kur natyra fillon të merr ngjyrën e blertë, kur rinia ndjejnë dhe shijojnë lirinë dhe jetën zemrat e familjeve tona përjetojnë dy ndjenja, të dhembjes dhe krenarisë.

E si mund të ndahen këto ndjenja, si të mos i kujtojnë dhembjen dhe krenarinë. Ndjenja e dhembjes ju paraqitet pasiqë dy shpirtra të ri nuk e shijojnë diellin dhe ngjyrën e blertë të majit, kurse familjareve ju shtohet  krenaria kur shohin fytyrat e buzëqeshura të qytetarëve që e shijojnë ndjenjën dhe frytin e sakrificës tuaj.

Ishin ata, nipi dhe daja, Burimi dhe daja Fitushi nxënës të Shkollës ‘Gjin Gazulli’ dhe ‘Shtjefën Gjeqovi’ që ndonëse të ri në moshë morrën vendimet serioze, morët guximin të thonë stop dhe ndalin armikun.

 

Edhe sot jehon kënga e sharkisë,  thuren këngë të trimërisë për heronjtë e lirisë, që dhanë zemrat e rinisë.

Sot këtë ditë, shumë nga shokët tuaj kujtojnë me krenari besën tuaj për liri. Tani shumë djem dhe vajza i’u kanë për zemër sepse ju trasuat shtigjet për jetë me dinjitet.

 

Xhaxhi Burim mua, nipit tënd ma dhanë emrin tënd si pjesë për kujtim dhe krenari. Unë Burimi i ri ndonëse i vogël por do mbaj lartë në mendje emrat tuaj që lindët në Kosovë por dhatë jetën për Shqipëri.

Tani Majat e blertë të Koshares i kanë gjithmonë fytyrat e buzëqeshura dhe krenarë me veprat e shokëve të idealit të Fitushit dhe Burimit.

Në njëzet vjetorin nga rrënja juaj dhe bashkimi shpirtërorë me vëllezërit shqiptar ju rikujtojmë dhe falënderojmë për veprat që bëtë’.

Kosharja, Kosova dhe shqiptaria ju kujtojnë ju mbajnë bashkë me lloftarët tjerë brenda në zemër.

 

Jehon kënga e lirisë

Me sharkin e trimërisë

Që dhanë zemrat e rinisë

Për kto trroje të Arbërisë

 

Pa u lodh

Dhe pa u tremb

Krisën pushkët e lirisë

Për bashkimin e Shqipërisë

 

Burim djali i vendosur

Nuk po ndalej pa gjakosur

Sepse toka ishte peng

Dhe kërkonte pushkë n’tenk

 

Me Fitushin

Ai ja nisi

Kaluan malet

Gjer te lisi

 

Shkruan emrat

Në përjetësi

Ndërruan kufijtë

Në tërësi

 

Kjo Koshare në tërësi

Shënoi emrat

Burim dhe Fitush

Në përjetësi

 

Përjetësisht do ju kujtojmë Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj.

Lavdi për ju Heronjtë e Koshares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat