Iliasi i Omerit dhe përkthimet e gabuara

Kultura

Iliasi i Omerit dhe përkthimet e gabuara

Nga: Luftulla Peza dhe Liljana Peza Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:03
Luftulla Peza

Iliasi i Omerit (ose Iliada), është poema mbi Ilionin e lashtë dardan në zemër të Trojës, në të cilën Omeri i këndon lavdi heroizmit të luftëtarëve të Luftës së Trojës, rreth vitit 1250 p.e.s., zhvilluar midis dy grupimeve ushtarake të mëdha pellazge dhe perëndive të ndryshmepjesmarrëse në të.

Në njerën anë të kësaj lufte të përgjakëshme ishin trojanët, udhëhequr nga mbreti i tyre i urtë Priami dhe princi Hektor. Priami ka qenë nipi i mbretit Ili, themeluesit të qytetit-shtetit të Trojës gjatë kohës së hershme të bronzit. Mbreti Ili nga ana e tij ka qenë nipi i mbretit Dardan, që në mithologji njihet i biri i Zeusit Pellazg. Prandaj edhe poema e Omerit është emërtuar “ILIAS”, që don të thotë “ILI ASHT” ose “ASHT ILI”, për nder të mbretit “ILI”(Ylli) , në gjuhën e vendasve. Në anën tjetër në këtë luftë ishin sulmuesit e Trojës, akejt, një aleancë ushtarake midis qytet-shteteve pellazge të kohës së bronzit, nën drejtimin e mbretit Agamemnon të Mikenës. Mikena ka qenë qytet-shtet pellazg gjatë kohës së bronzit në Peloponez.

Troja ndodhet në breg të ngushticës së Dardaneleve në detin Egje,pjesë e perandorisë së lashtë pellazge. Në anën perëndimore shtrihej Pellazgjia, siç shkruan Herodoti, që nga romakët do të emërtohej “Provinca Ilire”, ndërsa në lindje shtrihej pjesa tjetër e kësaj perandorie, që arrinte deri në Indi, përfshirë edhe brigjet e Mesdheut. Kjo ishte bota e njohur gjatë kohës së bronzit, që flishte shumë dialekte të gjuhës më të lashtë pellazge (L.& L.Peza: Gjuhët e lashta..2019).

Troja me pasuritë e saj dhe tregëtinë midis lindjes dhe perëndimit, u bë qendër e madhe tregëtare, vend i begatë dhe i pasur. Për këtë arësye zilia e aristokracisë në qytet-shteteve për rreth arriti në ndërmarrjetë luftës kundra saj. Shkaku u gjet, rrëmbimi i Hellenës së bukur, mbretëreshës së Spartës, gruas së mbretit Menelau, nga princi trojan Parisi.

Mbretërit, i Mikenës- Agamemnoni, i Spartës- Minelau dhe disa të tjerë si dhe princi nga Thesalia- Akili,sëbashku me luftëtarët e tyre u bashkuan për të sulmuar Trojën dhe për të rikthyer Helenën e bukur. Kështu nisi Lufta e Trojës.

Kjo luftë përfundoi me disfatën e trojanëve, shkatërrmin e Trojës, vrasjen e Hektorit, Akilit dhe shumë luftëtarëve të tjerë. Shumë gra u morën si robina, përshirë edhe Andromaqin, gruan e princit Hektor. Shumë vite më vonë në kodrën në afërsi të lumit Erzen, u ngrit qytet-shteti i ri për nder të heroinës trojane Androamaqi, që ruhet si Ndroqi i sotëm.

Iliasi është krenaria e letërsisë europiane, sepse ajo shënon fillimin e kësaj letërsie dhe ka luajtur rol të madh edukues për njerëzimin. Iliasi është një përmbledhje e gojdhanave dhe tregimeve popullore, që këndoheshin dhe recitoheshin nëpër festivalet popullore të kohës së bronzit dhe më vonë, nga rapsodë, këngëtarë dhe ansamblesh popullore.

Versioni i shkruar i Iliasit të Homerit datohet, sipas studimeve të fundit, që i përket viteve 710-760 p.e.s. (Altschuer et al. 2013).Poemi është mbushur me histori aventurash luftarake dhe dashurie të herojve, Agamemnonit, Akilit, Odisesë, Hektorit, Helenës së bukur, Paridit, Priamit etj., të gërshetuara me veprimet e Perëndive Pellazge të Olimpit, Zeusit, Herës, Afërditës etj., herë në mbështetje të njerës palë ndërluftuese dhe herë tjetrës.

Në Ilias përmenden për herë të parë në histori pellazgët si populli më i vjetër dhe i parë i identifikuar në historinë njerëzore, stërgjyshët e shqiptarëvet të sotëm. Ata janë njerëzit e parë, që dolën nga shpellat, të parët filluan punën e mbledhës-gjuetarit, ngritën farmat dhe ndërmorën fillimin e bujqësisë në histori.

Cilën gjuhë ka folur Omeri?

Në fillim të rrugës tonë kërkimore për Iliasin e Omerit, në enciklopedinë Wikipedia ndeshëm një lajm mjaft të çuditshëm, që na tërhoqi vemendjen. Aty shkruhej se fjala e parë me të cilën fillon Iliasi i Omerit është fjala greke “MENIN”. Ngelëm të shtangur, sepse e dimë, që kjo fjalë është e gjuhës shqipe. Hapëm enciklopeditë, për të parë rrjeshtat e parë të Iliasit të Omerit. me të vërtetë është fjala e parëIliasit të Omerit. Më pas gjetëm se në gjuhën greke fjala “MENI” është “μνησικακία” (mnesikakia), që nuk ka lidhje me Iliasin. Që ahere saktësuam se vepra e parë letrare europiane Iliasi i Omerit, fillon me një fjalë të gjuhës pellazge/shqipe.

Për këtë shkruam një artikull të shkurtër për të tërhequr vemendjen e studiuesve dhe menduam ta botojmë në Revistën e Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. Shkuam tek drejtori i institutit, ja treguam problemin dhe pas një bashkëbisedimi të shkrutër ai e pranoi dhe na drejtoi tek kryeredaktori i revistës, për ta botuar.

Kryeredaktori e lexoi artikullin dhe tha se do ta dërgoj për recenzë në Greqi, “sepse ka lidhje me ta”. U habitëm dhe i thamë, që nuk paska recenzentë instituti? Ai u mendua pak, por në fund nuk e pranon artikullin për botim. Të nesërmen artikullin tonë Iliasi i Omerit fillon me fjalën pellazgo/shqipe “MENIN” e dërguam për botim në gazetën Republika (2006).

Për praninë e fjalëve të gjuhës pellazge në Iliasin e Omerit kanë shkruar edhe Krispi 1831, A.Kola 2002 etj.

Për Iliasin e Omerit ruhen shumë dorshkrime. Ky, që paraqesim këtu, është një dorshkrim i rrjeshtave të parë të Iliasit të Omerit. Është shkruar në formën bustrofedike të shkrimit, d.m.th. shkruhet nga e majta nëtë djathtë dhe anasjelltas. Po të shihet me kujdes ky dorëshkrim, lexohet fjala e parë: MENYN, por e shkruar nga e djathta (NYNEM ←, drejtimi i leximit).

Nga studimi ynë i imët i 300 rrjeshtave nga Iliasi homerik, vërtetohet se gjuha e përdorur nga Omeri është gjuha pellazge, që flitej dhe shkruhej gjerësisht në Pellazgji, siç quhej gatishulli ynë gjatë kohës antikedhe shekullit 8 p.e.s., kur u formulua Iliasime shkrim (Herodoti 2.56).

Gjuha e Iliasit përrputhet plotësisht me gjuhën shqipe, fjalët janë po ato, shkruar pak ndryshe, herë të bashkuara dhe herë të shkurtuara.Gjuha e Omerit është mjaft e lashtë dhe dialekti i gegërishtes, i përdorur prej tij, është mjaft arkaik. Edhe germat e përdorura për të shkruar Iliasin dhe Odisenë, janë germa të alfabetit pellazg, që siç kemi shkruar para disa vitesh, është më i vjetri në botë (L.&L.Peza 2011).

Fillimisht studiuam tekstin omerik atë që mbahet si origjinal, botuar në Oxford University Press,1920. Bëmë transkiptimin e tij, ndamë fjalët sipas mundësisë dhe më pas fjalë për fjalë bëmë përshtatjen në gjuhën e sotme shqipe.

bëmë krahasimin e tekstit të Iliasit të Omerit, të përshtatur nga ne në gjuhën shqipe të sotme, me tekstin e përkthimeve në gjuhën shqipe të bëra nga N.Frashëri, Gj. Shllaku dhe Ll. Ruci etj., çuditërisht vumë re, që teksti i Omerit nuk përputhet me tekstin e këtyre përkthimeve. U bindëm, që përkthimet në gjuhën shqipe nuk janëtë sakta, nuk janë bërë nga tekstit i Iliasit të Omerit, por janë përkthyer tekste të tjera, që nuk kanë lidhje me tekstin edhënë në Iliasin e Omerit. Kështu arritën në përfundimin, që përkthimet e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe nuk janë përkthime të tekstit të dhënë në Iliasin e Omerit, por përkthime të teksteve nga gjuhë të huaja, të cilat gjithashtu nuk janë përkthim i teksteve të Iliasit të Omerit.

Cila është kjo gjuhë e huaj dhe pse ka ndodhur kjo me përkthimin e Iliasit? Këtë problem mjaft të rëndësishëm do ta shohim pak më poshtë.

Studimin tonë të detajuar të Iliasit të Omerit e kemi bërë për disa pjesë të tij, por këtu për mungesë vendi, do të japin vetëm 7 vargjet e parë të këngës së parë.Studimin e plotë mbi këtë problematikë do të botohet libër në fund të vitit. Duhet të kemi parasysh, se Iliasi i Omerit është formuluar me shkrim në shekullin e 10- 8p.e.s., në një dialekt të vjetër te gjuhës pellazge edhe jo në gjuhën e sotme shqipe.Kjo u krye nga mbledhja e rapsodive dhe këngëve të lashta, që këndoheshin nëpër festivalet popullore.

Teksti i 7 rrjeshtave të parë të Iliasit të Omerit dhe përshtatja e tyre nga ne në gjuhë shqipe. Në anën e majtë të lexuesit është teksti origjinal nga Iliasi i Omerit, në të djathtë është përshtatja në shqip:

ΙΛΙΑΣ[1] në tekstin e Omerit:

ΙΛΙΑΣ = ILIAS = ILIAST

Μῆνιν ἄειδε, θεά, Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος
οὐλομένην, ἣ μυρί᾽ Ἀχαιοῖς ἄλγε᾽ ἔθηκε,
πολλὰς δ᾽ ἰφθίμους ψυχὰς Ἄϊδι προΐαψεν ἡρώων, αὐτοὺς δὲ ἑλώρια τεῦχε κύνεσσιν οἰωνοῖσί τε πᾶσι· Διὸς δ᾽ ἐτελείετο βουλή
ἐξ οὗ δὴ τὰ πρῶτα διαστήτην ἐρίσαντε Ἀτρεΐδης τε ἄναξ ἀνδρῶν καὶ δῖος Ἀχιλλεύς.

ILIAS në përshtatjen tonë:

Ili asht

1.Menin a e i dhe, the a[2], Akilit[3] të Peleut,

2. ule menin, që ke e thoke i miri akaje[4]

3. i pëllas Ifthimit[5] pse zi ka, ai e di përsen

4. e ron ay të osht dhe Eloria[6] ti ike ku nezin

5. ajo osht në zi, pasi Dios[7] të la ty boll,

6.Esht Odeta, priti Diosin në shtrat, e ri sonte

7.Agamemnon[8] ti anash andron, qan Dios Akileun.

Fjalori krahasues omerik-shqip/fjalët nga 7 rrjeshtat e parë:

OMERIKE

SHQIP

OMERIKE

SHQIP

Ili

A, asht

1-Μῆνιν = Menin

ἄειδε = aeide

θεά = thea

Πηληϊάδεω=Peleiadeo

Ἀχιλῆος = Akileos

2-οὐλομένην = oulomenin

ἣ μυρί = e myri

Ἀχαιοῖς = akaiois

ἄλγε = alge

ἔθηκε = e theke

3- πολλὰς= pëllas

δ᾽ = d,

ἰφθίμους = ifthimous

ψυχὰς = psikas

Ἄϊδι = aidi

Προΐαψεν = proiapsen

4- ἡρώων = eroon

αὐτοὺς = aytoys

δὲ = de

ἑλώρια = eloria

Ili, Il, Ylli

A, Asht, është

Menin

A e i dhe

The a, a the, që the

Peleut

Akilit, Akileut

Ulo menin

E/i miri

Akaje

A ke, që ke

E theke, e thoke

3-pëllas

t

Ifthim, Efthim

pse zi ka

Aidi

Pron e psen, psenë

i/e ron, rëndë

ay t’ësht

dhe

Eloria

τεῦχε =teyke

5-κύνεσσιν=kynessin

οἰωνοῖσί=oionoisi

Τε = te

πᾶσι = pasi

Διὸς = Dios

δ᾽= d

ἐτελείετο=eteleieto

βουλή = boyle

6- ἐξ = es

οὗ δὴ τὰ = oy de ta

πρῶτα = prota

διαστήτην = diasteten

ἐρίσαντε = erisante

7- Ἀτρεΐδης = Atreides

τε = te

ἄναξ =anas

ἀνδρῶν =andron

καὶ = kai

δῖος = dios

Ἀχιλλεύς = Akilleus

ti ike

ku nezin, ndezin

ai osht në zi

pasi

Dios, Zeus, ose Zeus+Era

esht të leje ty

boll

esht

Odeta

prita

dia shtratin

e ri, ose erdhi sonte

Atreid, i Atreut

ti, ty, bir i Atreut

anash, ndryshe

andron

qan

Dios, Zeus, Zeus & Hera

Akilin, Akileun

Kuptimi i 7 rrjeshtave të parë të Iliasit.

Me qenë që Iliasi i Omerit është shkruar rreth 2800 vjet më parë, gjuha e vjetër shpesh vështirëson kuptimin. Prandaj kemi dhënë edhe kuptimin e këtyre rrjeshtave:

1-Menin, që the, a ja dhe Akilit të Peleut?

2-por ule menin, që ke e thoke i miri akaje[9],

3-i thëras Efthimit pse zi ka, ai e din psenë

4-e ronë osht, Eloria ti ike atje ku luftohet,

5-ajo mban zi, pasi Dios[10] e harroi për një kohë të gjatë,

6- Eshtë Odeta, që priti Diosin në shtratdhe do të rrij sonte,

7-Agamemnon, ti dredhi andron, qan Diosi Akileun.

Krahasimi i tekstit të Iliasit të Omerit dhe përshtatja e tyre në gjuhën shqipe, tregon se të gjitha fjalët e përdorura në Ilias janë në përdorim edhe sot në gjuhën shqipe. Disa fjalë të tekstit të Omerit, kanë ndryshime fare të vogla drejtshkrimore.

Kjo tregon se gjuha e përdorur në shkrimin e Iliasit të Omerit është saktësisht gjuha e lashtë pellazge, e cila vazhdon të mbijetojë në gjuhën e sotme shqipe. Gjatë shekujve 8-7 p.e.s. janë shkruar edhe shkrime të tjera në gjuhën pellazge: mbishkrimet Dipilon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit, mbishkrimi i Thebës, që e mbështesin këtë ide (Peza & Peza 2013. Dritë e re mb pellazgët...). Kjo tregon njëkohësisht se gjuha e Omerit, e shkruar gjatë shekullit 8 p.e.s., përbën një dialekt të lashtë të gjuhës pellazge, që përputhet me dialektin gegë të gjuhës shqipe të sotme.

PËRKTHIMET E ILIASIT NË GJUHËN SHQIPE

Iliasi i Omerit është përkthyer nga shumë autorë në gjuhën shqipe. Përkthimin e parë të këngës së parë të Iliasit e kemi nga poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare N.Frashëri. Por ka edhe disa autorë të tjerë, që janë marrë me përkthimin e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe, Gj. Shllaku 1965, Ll.Ruci, M.Ndoja dhe F. Alikaj 2011, Ilia V. Ballaurit, 2013, Engjell Sedaj, 2013 etj.

Në vitin 1896 N.Frashëri botoi në Bukuresht përkthimin e këngës së parë të Iliasit, e quajtur prej tij Iliade e Omirit. Naimi rrjeshtin nga 16 rroksh të Iliasit e ktheu në 8 rroksh.

Këto janë rrjeshtat e parë të Iliasit, përkthyer nga Naimi:

O vashë! Këndo meninë

e Aqileut-Kordhëtarit,

që më shumë të këqia

Akajinjt ju shtu e skreta

dhe shumë shpirtëra trime

i dërgoj në atë jetë

të bupavet, edhe trupat

Ngrenje u a bëri qenve,

Edhe ridhe speserisë.

U mbarua derej’ e Hyjit

Kur u ndanë duke zihur

Së pari në mest të tyre,

Agamemnoni, mbret i ndjerë

Dhe Aqileht’ i Zotëruari.

Naimi ka përdorur germat e shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit dhe disa germa të alfabetit ilir si: Π, Θ, Λ, ε si dhe dy germa të tjera të veçanta.

Duke e krahasuar këtë tekst të përkthyer nga N.Frashëri, me tekstin e 7 rrjeshtave të parë të Iliasit të Homerit, që ndodhet më sipër, vihen re ndryshime të mëdha. Shprehje të tilla si “Vashë”, “këndo”, “kordhëtar”, “shumë shpirtra trime i dërgoj në atë jetë”, “dhe trupat ngrenje u a bëri qenve”, “Dhe Aqileht’ i Zotëruari” etj., nuk ndeshen në tekstin e Iliasit të Omerit.

Nga ana tjetër në tekstin e N.Frashëri mungojnë thëniet kryesore, që ndodhen në tekstin e fillimit të Iliasit të Omerit si: “menin a ja dhe”, “ule menin i miri akaje”, “i pëllasEfthimit...”, “e ron ai “, “ai të është në zi”, “pasi Dios...”, “ësht Odeta, prita Diosin....eri sonte”, “Atreid ti anash andron”, “qan Dios Akileun”.

Nga kjo paraqitje kuptohet qartë, që N.Frashëri nuk ka përkthyer tekstinorigjinal të Iliasit të Omerit, por një tekst tjetër, përkthim të Iliasit në gjuhë të huaj, që ai ka njohur. Me këtë mënyrë vërtetohet se nuk është punuar për të përkthyer tekstin e Iliasit të Omerit nga origjinali, por një përkthim të Iliasit në një gjuhë tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e Iliasit të Omerit.Për këto arsye përkthimi i N.Frashrërit nuk përputhet me tekstin e Omerit dhe nuk mund të pranohet si përkthim i tij.

Gj. Shllakut (1965) është marë më gjatë me eposin e Omerit dhe e ka të plotë përkthimin e të

gjithë Iliasit. Gjon Shllaku 7 rrjeshtat e parë të Iliasit i ka përkthyer në 9 rrjeshta.

7 rrjeshtat e parë të Iliasit, përkthyer nga Shllaku dhe krahasuar me përshtatjen tonë janë:

Përkthimi i Gjon Shllakut (7 rrjeshtat e parë)

Përshtatja nga L. dhe L. Peza (2016)

“Këndo o hyjneshë mëninë e Akil Pelidit,

që shumë idhnime e kobe Akejve u solli”,

dhe para kohe në skëterrë gremisi

Me mijëra shpirtna burrnorë fatosash;

kurmat e tyre gjellë ua hodhi qenve -5

dhe shpezve grabitqarë. Kështu u plotësue

dëshira e Zeusit qysh nga çasti i parë

që u hyni grindja dhe dasia Atridit,

mbretit të kreshnikve, dhe Akil hynerit.” -9

1.Menin a e i dhe, the a, Akilit të Peleut,

2.ulo menin, që ke e thoke i miri akaje

3. i pëllas Ifthimit[11] pse zi ka, ai e di psenë

4. e ron ai t’ është dhe Eloria ti ike ku nezin

5. ai t’është në zi, pasi Dios të leje ty boll,

6.Esht Odeta, prita Diosin në shtrat, eri sonte

7.Atreid, ti anash andron, qan Dios Akileun.

Nga krahasimi itekstit të Iliasit të Omerit me “përkthimin” emë sipërm të Gjon Shllakut vihet

re, që nuk kanë asnjë lidhje njëra me tjetrën, sepse fjalët dhe shprehjet e përdorura nga Shllaku:“këndo”, “hyjneshë”, “shumë idhnime e kobe”, “u solli”, “kurmat e tyre qenve u a hodhi dhe shpezve grabitqarë”, “në sketerrë i gremisi”, “kështu u plotësua dëshira e Zeusit” etj., nuk ndeshen në tekstin e Iliasit të Omerit, përmendur më sipër. As Akili nuk përmendet si hyjnor në tekstin e Omerit.

Nga na tjetër në përkthimin e Shllakut nuk përmenden thëniet kryesore nga teksti i Omerit: “menin a ja dhe”, “ule menin i miri akaje”, “i pëllas Efthimit...”, “e ron ai “, “ai të është në zi”, “pasi Dios...”, “esht Odeta, prita Diosin....e ri sonte”, “Atreid ti anash andron”, “qan Dios Akileun”.

Këto ndryshime janë prova, që vërtetojnë, që Shllaku ashtu si dhe Naimi, nuk ka përkthyer tekstin e Iliasit të Omerit, por një tekst tjetër nga një gjuhë e huaj, ka mundësi nga italishtja, që në fakt nuk ka lidhje me përmbajtjen e Iliasit të Omerit.

Të njëjtën punë studimore krahasuese bëmë edhe me përkthimet e Iliasit të Omerit, përkthyer nga autorët Ruci, 1985, M.Ndoja dhe F. Alikaj, 2011, Ilia V. Ballaurit, 2013 dhe Engjell Sedaj, po në vitin 2013. Përkthimet e Iliasit të Omerit prej tyre tregojnë interesin e madh të popullit tonë për kryeveprën e letërsisë botërore dhe për veprën e parë letrare shqiptare.

Por nga krahasimi i këtyre përkthimeve me vargjet e para të Iliasit të Omerit vihet re se, që këto përkthime nuk përputhen me këto vargje të Omerit. Vargjet e përkthyera prej tyre afrojnë shumë njeri me tjetrin dhe me përkthimet e tjera të këtyre vargjeve të Omerit nga autorë të tjerë. Nga kjo kuptohet lehtë, që këto përkthime të Iliasit nuk janë bërë nga vargjet origjinale të Omerit, por nga përkthime të këtyre vargjeve në një gjuhë të huaj, të cilat nga ana e tyre nuk përputhen me vargjet e Omerit.

PËRKTHIMET E ILIASITNË GJUHË TË HUAJA

Kërkuam në literaturë për të gjetur si qendron çeshtja e tekstit të Iliasit të Omerit, që është përkthyer në gjuhë të huaja dhe ka shërbyer si bazë për tu përkthyer në gjuhë të tjera. Duke kërkuar në literaturë gjetëm atë që donim. Në figurën më poshtë shihet puna e bërë nga një përkthyes i gjuhës angleze me faqen e parë të Iliasit të Omerit. Fjalët nga teksti origjinal i faqes së parë të Iliasit, ky përkthyes i ka “përkthyer” poshtë tyre në gjuhën angleze, por që fjalët e përkthyera prej tij nuk përputhen me fjalët e tekstin të Omerit.

Ja si janë “përkthyer” fjalët e faqes së parë të Iliasit të Omerit nga ky “përkthyes”: - shpreja “AEIDE” (aeide), që ka kuptimin “A E I DHE”, është përkthyer gabimisht me fjalën “SING” = këndo, -shprehja “ΘEA” (thea), që ka kuptimin “THE A, QË THE”, është përkthye gabimisht si“GODDESS” = “perëndia”, - shprehja “οὐλομένην” (oulomenin), me kuptimin “ULE MENIN”, është përkthyer gabimisht “THE DESTROYING” = shkatërrimi, - germa “ἣ”(e), që donë të thotë “I,E” është përkthyer gabimisht “WHICH”, me kuptiminçfarë, - fjala “μυρί᾽ (myri), që don të thotë “I, E MIRI” është përkthyer gabimisht me fjalën“INNUMERABLE”, me kutpimin jasht mase. -shprehja “ἄλγε” (alge), që don të thotë “A KE” është përkthyer gabimisht “WOES”= “problemet”,-shprehja “ἔθηκε” (etheke), që don të thotë “E THEKE, E THOKE” është përkthyer gabimisht “CAUSED“, me kuptimin shkaktuar,

-fjala “πολλὰς” (pollas), që don të thotë “PËLLAS” është përkthyer gabimisht “MANY” = shumë, -nyja e përparme “δ᾽”(d), që don të thotë “TË” është përkthyer gabimisht “AND” = edhe,

-emri “ἰφθίμους” (ifthimous), që është emri“IFTHIM”,“EFTHIM”, është përkthyer gabimisht

“BRAVE” = i guximshëm,-shprehja “ψυχὰς”(psikas), që don të thotë “PSE ZI KA”, është përkthyer

gabimisht “SOULS” = shpirtrat,-fjala Ἄϊδι”(aidi), që don të thotë “AI DI” është përkthyer gabim “TO

HADES” = te Hadi (në botën e poshtme),-fjala “ἡρώων”(eroon), që don të thotë “E RON”, është përkthyer gabim “OF HEROES” = të heronjëve, -fjala “προΐαψεν” (proiapsen), që don të thotë “PSENË”, është përkthyer gabim “HURLED DOWN“= hodhi poshtë,-fjala “αὐτοὺς” (aytoys), që do të thotë “AY TË ESHTË” është përkthyer gabim “THEM“ = atyre,-nyja e përparme “δὲ” (de), që don të thotë “TE” është përkthyer gabim “AND” = edhe.-emëri “ἑλώρια” (eloria), emër fëmëror “ELORIA”, është përkthyer gabim “PREY” = pre, -fjala “τεῦχε” (teyke), që don të thotë “TI IKE“ është përkthyer gabim “MADE” = bërë,-shprehja “κύνεσσιν” (kunessin), që don të thotë “KU NEZIN, KU NDEZIN” është përkthyer gabim “TO DOGS” = tek qentë, -fjala“οἰωνοῖσί”(oionoisi),që don të thotë“AI OST NË ZI” është përkthyer gabim “FOR BIRDS OFPREY” = për zogjtë si pre,-nyja e përparëme “δ᾽” (d), që do të thotë “TË” është përkthyer gsabim“AND SO”= dhe kështu,-fjala “βουλή” (boyle), që don të thotë “BOLL” është përkthyer gabim “THEWILL”= dëshira, vullneti,-tog fjalësi “ἐτελείετο”, që do të thotë “E TË LEJE TY” është përkthyergabim “WAS FULFILLED” = u plotësua,-folja “ἐξ” (es), që don të thotë “ESHTE” është përkthyergabim “FROM”= prej,-emri femëror “οὗ δὴ τὰ” (o de ta), që është emri “Odeta” është përkthyer gabim “WHAT TIME INDEED”= çfar kohe në të vërtetë, -fjala “πρῶτα” (prota), që don të thotë “PRITA”është përkthyer gabim “FIRST”= i pari,-përemri vetor “τε” (te), që don të thotë “TË” është përkthyergabim “BOTH”= të dy, -fjala “ἄναξ” (anas), që don të thotë “ANASH” është përkthyer gabim “KING”= mbret,-fjala “ἀνδρῶν” (andron), që don të thotë “ANDRON” ëhtë përkthyer gabim “OF MEN” = tëburrave,-folja “καὶ” (kai), që don të thotë “KAJ, QAJ” është përkthyer gabim “AND”= edhe,-shprehja “ἐρίσαντε” (erisante), që don të thotë “E RRI SONTE” ose “ERDHI SONTE” është përkthyer gabim “HAVING CONTENDED“= kanë të mbështetur,-fjala “διαστήτην” (diasteten), që don të thotë “SHTRATI I DIOS” është përkthyer gabim “STOOD APART (SEPARATED)” = qendronte larg, të ndarë.Vetëm fjala “MENIN”, me të cilën fillon kënga e parë e Iliasit të Omerit, ështëpërkthyer drejt “WRATH, ANGER”.

Në këtë mënyrë të gjitha fjalët e faqes së parë të këngës së parë të Iliasit të Omerit janë përkthyer gabim në gjuhënangleze dhe në këtë rrugë të gabuar është përkthyer e gjithë poema e Iliasit të Omerit.

Kështu e ka sakatuarpërkthyesi anglez të gjithë Iliasin e Omerit në gjuhën angleze. Nga kjosjellje e tij jo korrekte me të gjitha vargjet e Iliasit të famshëm të Omerit, në gjuhën angleze nuk është përkthyer Iliasi i Omerit, por është dhënë si përkthim i tillë një tekst tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me vargjet e Iliasit. E keqja më e madhe ndodhi më vonë, kur ky “përkthim anglez”, që nuk ka asnjë lidhje me vargjet e Iliasit të Omerit,u pranua si përkthim i mirqenë i Iliasit dhe u përkthye në gjuhë të tjera të botës, sikur të ishte Iliasi i vërtetë i Omerit. Prandaj kemi përkthime jo të vërteta të Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera të botës.

Tradita e përkthimit të epikave të Omerit nga njerëz, që nuk e njohin gjuhën e tij, vazhdon edhe në ditët tona, për ti falsifikuar ato. Kështu veprojnë W. P. Lehmann dhe J. Slocum nga Universiteti i Teksasit në Austin (SHBA). Këtaautorë megjithse nuk e njohin gjuhën e Omerit, kanë ndërmarrë “përkthimin” e Iliasitdhe e reklamojnë atë si shembull tëshkëlqyer, kur nuk kanë përkthyer drejtë asnjë fjalë të Iliasit.

Ja si janë përkthyer fjalët e rrjeshtave të parë të këngës së parë të Iliasit nga Lehmann dhe Slocum:

Rrjeshti 1-Fjala “μῆνιν” (menin)-- është përkthyer “anger” = menin, fjala “ἄειδε” (a e i dhe)–është përkthyer gabimisht sing = këndo, në vend të ahprehjes “a e i dhe”, fjala “θεά” – është përkthyer gabimisht “oh goddess” = oh perëndi, në vend të shprehjes “the a, që the”,

2-fjala “οὐλομένην” – është përkthyer gabim “to destroy” – baneful = shkatërro, vdekjeprurës, në vend të shprehjes “ule menin”, germa “ἥ” – është përkthyer gabim si “that” = që, në vend të germës “e, i”,fjala “μυρί' – është përkthyer gabim si “countless” = i panumurt, në vend të fjalës “myri, i miri”,- shprehja “ἄλγε' - woes = është përkthyergabim si “vështirësitë”, në vend të shprehjes “asht që ke”, fjala “ἔθηκε “—është përkthyer gabim si “brought” = solli, në vend të shprehjes “e theke, e thoke”,

3-Fjala “πολλὰς” – është përkthyer gabim “many”= shumë, në vend të fjalës “pëllas, i pëllas,

thëras”,-germa “δ' – është përkthyer gabim “and” = edhe, në vend të germës “të”, -emri “eφθίμους” – është përkthyer gabim si “valiant” = trim, në vend të emrit “Ifthim, Efthim”,-fjala “ψυχὰς””psikas” – është përkthyer gabim si “souls” = shpirtrat, në vend të shprehjes “pse zi ka”,-fjala “Αἵδι”–është përkthyer gabim “to Hades” = për tek Hadi, në vend të shprehjes “ai di”, -fjala “προίαψεν” - është përkthyer gabim si “sent forth” = dërguar, në vend dtë fjalës “psenë”,

4-fjala “ἡρώων” –është përkthyer gabim si “of warriors” = të luftëtarëve, në vend të fjalës “i ronë, i rëndë”,-shprehja “αὐτοὺς” – është përkthyer gabim si “those” = atyre, në vend të shprehjes “ay të esht”, -fjala “δὲ” – është përkthyer gabim si “and”= “edhe” në vend të fjalës “të”, -emriἑλώρια – është përkthyer gabim “spoils” = pre, në vend të emrit femërorë Eloria,-shprehja “τεῦχε” – është përkthyer gabim– made = bërë, në vend të shprehjes “te, ti ike”, -shprehja “κύνεσσιν” – është përkthyer gabim “dog -- for dogs”, në vend të shprehjes “ku nezin”.

5-shprhja “ οἰωνοῖσί” – është pëprkthyer gabim “for the birds of prey”= “për zogjtë grabitqarë” në vend të shprehjes “ai është në zi”, - fjala “τε” – është përkthyer gabim “and”= edhe, në vend të parashtesës “të”,-fjala “πᾶσι” – është përkthyer gabim “for all the” = për të gjitha, në vend të fjalës “pasi”, -fjala “Διὸς” -- of Zeus - Zeusit, -germa “δ'” – është përkthyer gabim “and” = edhe, në vend të parafjalës “të”, -shprehja “ἐτελείετο” – është përkthyer gabim “was fulfilled”= u përmbush, në vend të shprehjes “është të lej ty”, -fjala “βουλή” – është përkthyer gabim– “the will”= “vullneti”, në vend të fjalës “boll”.

6--folja “ἐξ” – është përkthyer gabim “from”= “prej”, në vend të foljes “eshtë”, -fjala “οὗ” -- është përkthyer gabim “who, which -- that (time)”= “që”, në vend të fjalë “oy, ay, ai”, -fjala “δὴ” – është përkthyer gabim – “indeed”, në vend të pjesëzës “të”, -fjala “τὰ” – është përkthyer gabim “the”= “që”, në vend tëshprehjes “a, të asht”. –emri “οὗ δὴ τὰ” = Odeta është emër femërorë Odeta, prandaj përkthimi dhe ndarja në rrokje e emrit është e gabuar, -fjala“πρῶτα” – është përkthyer gabim “first”= “i pari”, në vend të foljes “prita”, -fjala “διαστήτην” – diasteten, është përkthyer “they separated”= “ata të ndarë” në vend të “shtrati i Dios, i Zeusit”, -fjala “ἐρίσαντε” –erisante, është përkhtyer gabim “quarreling with one another” = “duke u grindur me njëri-tjetrin , në vend të shprehjes “e ri sonte” ose ” erdhi sonte.

7-Ἀτρείδης – Atreides është dhënë saktë “the son of Atreus”= “biri i Atreut”, -pjesëza “τε” –është përkthyer gabim “and”, në vend të përemrit “ti”, -fjala “ἄναξ” – anash është përkthyer “ruler” = sundimtar, në vend të fjalës “anash, ndryshe”,-fjala “ἀνδρῶν” – është përkthyer gabim “of men” = “e burrave”, në vend të pranohet fjala e Omerit “andron”, -fjala “καὶ” – është përkthyer gabim “and”= “edhe”, në vend të fjalës “kai, qaj”, -emri “δῖος” – është përkthyer gabim “noble” = “fisnik”, në vend të lihej emri Dios, që është Hera dhe Zeusi ose Zeusi.

Nga kjo paraqitje vërtetohet se të gjitha fjalët e tekstit të Omerit nga Lehnmann dhe Slocim janë përkthyer gabim dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me tekstin e dhënë në Iliasin e Omerit.

Në fund W. P. Lehmann dhe J. Slocum, pasi i kanë përkthyer gabim të gjitha fjalët e 7 rrjeshtave të parë të këngës së pare të Iliasit, japin përkthimin e gabuar të kësaj pjese të Iliasit, si më poshtë vijon:

“Sing, oh goddess, of the wrath of Achilles, son of Peleus, the baneful wrath, which brought countless woes on the Achaeans and sent many valiant souls of heroes to Hades; But it made them themselves spoils for dogs and all kinds of birds, while the wish of the god was fulfilled. (Sing) from the time when, quarreling with one another, they first separated, the son of Atreus, ruler of men, and noble Achilles”. /Këndo, o perëndeshë, zemërimin e Akilit, birit të Peleut, zemërim i zjarrtë, që solli vuajtje të panumërta tek Akejt dhe dërgoi shumë shpirtra të guximshëm të heronjve tek Hadi; Por kjo u bëri atyre vetë pre e qenve dhe të gjitha llojet e shpendëve, ndërsa dëshira e zotit u përmbush. (Këndo) nga koha kur, duke u grindur me njëri-tjetrin, ata së pari u ndanë, biri i Atreut, sundimtar i njerëzve, dhe Akili fisnik.“/.

Përkthimi i mësipër përputhet plotësisht me përkthimet e tjera angleze, por nuk ka asnjë afërsi me tekstin origjinal të Iliasit të Omerit.

Në tekstin e Omerit nuk ndodhen shprehje të tilla si: “kendo”, “oh perëndi”, “që kanë hedhur shumë vuajtje për akejt”, “dhe dërgoi shumë shpirtra të guximshëm të heronjve tek Hadi”, “por kjo u bëri atyre vetë pre e qenve dhe të gjitha llojet e zogjve”, “dëshira e zotit u përmbush”, “(Këndo) nga koha kur, duke u grindur me njëri-tjetrin, ata së pari u ndanë”, nuk përmenden as fjalët “sundimtar i njerëzve” dhe as “fisnik”.

Nga ana tjetër në përkthimin e Lehmanit dhe Slocumit nuk përmenden çeshtjet, që ndodhen në tekstin e Iliasit të Omerit:”Menin a e i dhe”, “the a”, “ulo menin, i miri akaje a[12] ke e thoke”, “e ron”, “Eloria ti ike ku ndezin”, “i pëllas Ifthimit pse zi ka, a i di psenë”, “ai është në zi, pasi Dios të leje ty boll”, “Esht Odeta, priti Dios-in në shtrat, e ri sonte”, Atreid, ti anash[13]andron, qan Dios Akileun”.

Në këtë mënyrëtë shtrembët, pa e njohur gjuhën e Omerit, por duke përshtatur përkthime të autorëve të tjerë, që nuk kanë asnjë lidhje me vargjet e Iliasit të Omerit, kanë vepruar edhe B.B.Powell, 2014 dhe P.M.Green, 2015, në librat e tyre të trashë të përkthimit të Iliasit.

Të gjitha këto tregojnë për punën jo të mjaftueshme dhe larg të vërtetës të autorëve Lehnman, Slocum, Powell dhe Green, të cilët në vend që ti japin lexuesve përmbajtjen e vërtete të Iliasit të Omerit, i kanë dhënë një tekst jo të vërtetë, por të paraqitur sikur është përkthim iIliasit të Omerit. Për ta plotësuar këtë listë studiuam përkthimet e 15 autorëve të ndryshëm të Iliasit të Omerit dhe gjendja është po kjo.

Kur pamë, që fjalët e epikave të Omerit në përkthimet në gjuhën shqipe dhe anglisht, nuk përputheshim me tekstin e Omerit, krijuam dyshimet tona për përkthimet e Iliasit në gjuhët e tjera europiane, prandaj filluan procesin e studimit të plotë të këtij problemi edhe në tekste të tjera të kësaj vepre në anglisht si dhe në disa gjuhëtë tjera europiane. Për këtë studiuam tekstin e Omerit në latinisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, rusisht, çekisht dhe polonisht. Në të gjitha këto gjuhë të huaja ndeshëm të njejtën fenomen: përkthimete Iliasit nuk përputhet me tekstin e Omerit, përmbajtja e tyre është krejtësisht ndryshe nga ajo, që është në tekstin e Omerit. Por në të njejtën kohë të gjitha përkthimet në këto gjuhë ngjajnë shumë njeri me tjetrin. Për të përkthyer vargjet e Omerit nga disa gjuhë europiane na ndihmuan miqtë tanë: Prof. Dr. Arkile Teta për përkthimin polonisht, kolegu Kujtim Mateli për përkthimin frengjisht, kolegu Kol Marku për përkthimin italisht, miku ynë nga Estonia Rudali Kikas na dërgoi tekstin rusisht dhe nipi ynë Kristofer Peza për përkthimin spanjisht. Të gjithë i falenderojmë përzemërsisht për ndihmën e madhe.

Vemendje të veçantë i kushtruam përkthimeve të Iliasit të Omerit në gjuhën greke, sepse përgjithësisht mendohet, që Iliasi i Omerit është vepër e shkruar në gjuhën greke dhe për këtë arsye përkthyesit grekë do ta kuptojnë gjuhën e Omerit. Kontrolluam tre përkthime greke të Iliasit, përfshirë edhe përkthimin grek të Iliasit shumë të vlerësuar në Greqi, të përkthyesve N.Kazantzakis dhe I. Kakridis, botim i vitit 2015. Librin e Iliadës të këtyre autorëve e porositëm në Angli.

Pasi e studiuam tekstin e Iliasit në greqisht me vemendjen më të madhe, mbetëmtë zhgënjyer. Edhe përkthimet greke të Iliasit nuk dallohen fare nga përkthimet e tjera europiane, që kontrolluam. Ato nuk përputhen me tekstin e Omerit, por përputhen plotësisht me përkthimet e tjera europiane, që kontrolluam. Edhe përkthimet greke nuk ishin bërë direkt nga eposi i Omerit, por nga përkthimet e tjera në gjuhë të huaj. Me sa duket,as përkthyesit grekë nuk e kuptojnë gjuhën e Homerit.

Nga analiza e bërë më sipër vërtetohet se Iliasi i Omerit është vepër letrare shkruar në gjuhën e lashtë pellazge, gjuha më e vjetër e vërtetuar në botë, që njëkohësisht përbën formën më tëvjetër të gjuhës shqipe. Vërtetohet njëkohësisht, se përkthimet e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe në gjuhët angleze, gjermane, frenge, latinisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, çekisht dhe polonisht nuk përbëjnë përkthime të Iliasit të Omerit. Në të gjitha këto përkthime të Iliasit të Omerit ndeshëm të njejtën gjë: të gjitha këto të quajtura “përkthimet” të Iliasit janë shumë të afërt në përmbajtje njeri me tjetrin, por nuk kanë asgjë të përbashkët me përmbajtjen e Iliasit të Omerit. Të gjitha këto përfaqësojnë përkthime nga përkthimet e tjera të Iliasit, por asnjëri prej tyre nuk ka në mbrendësi përmbajtjen e shprehur në vargjet përkatëse të Iliasit të Omerit.

Nga kjo analizë e hollësishme arritëm në përfundimin shumë të rëndësishem, se të gjitha përkthimet e Iliasit të Omerit në botë janë të gabuara, sepse nuk përfaqësojnë përkthimin e vargjeve të kësaj vepre. Ato janë përkthimetë një teksti tjetër, që nuk ka asnjë afërsi me vargjet e Omerit.Këto tekste, gjoja “përkthime të Iliasit” janë krijime njerzish të pa aftë, që kanë kaluar nga një gjuhë në tjetrën.

ALFABETI I ILIASIT

Alfabeti i përdorur për të shkruar Iliasin, Odisenë, Theogoninë dhe vepra të tjera letrare para erës sonë është alfabeti i vetëm i njohur në atë kohë, Alfabeti Pellazg dhe forma të ndryshme të tij. Ky alfabet ka qenë i vetmi në përdorim gjatë kohës antike, për të cilin kemi shkruar disa vite më parë dhe studimi gjindet në internet (L.&L.Peza. 2011. Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë..The first conference on pelasgean civilization, 21-22 Octobre 2011).Shpesh nga autorë të ndryshëm shkruhet për një alfabet grek, por grekët për të shkruar gjuhën e tyre kanë kopjuar alfabetin pellazg.

Alfabeti Pellazg për herë të parë është ndeshur në Kulturën Pellazge të Ballkanit Qendror (Vinkë-Turdas), gjatë kohës së grurit të vonë, 6 mijë vjet p.e.s.dhe përfaqësohet nga këto germa:

b, D, E, H, F, I, J, Λ, M, m, N, O, P, q, R, ʘ, Ш,T,Y, Z, V, W, U, Ψ, X Z.

Përveç këtyre germave të njohura, ndër objektet e kulturës Vinkë-Turdas ndeshen edhe disa germa jo të zakonta, që nuk i kemi sot në përdorim. Tilla janë:

Nga ana tjetër nga kultura pellazge Vinkë-Turdas ruhen edhe numrat e parë në historinë e njeriut. Ato janë:Numurorët themelorë: 1 dhe numurorët rreshtor: I, II, III, IIII (4), IIIII (5), IIIIII (6) etj.

Në këtë mënyrë vërtetohet se kanë qenë pellazgët ata, që shpikën dhe përdorën për herë të parë në histori alfabetin si dhe numurat, që kemi edhe sot, që ruhen në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas.

Siç shihet, germat janë shumë të qarta, si ato që kemi sot në përdorim. Por që germat të arrinin në këtë formë të përsosur është dashur të kalojë shumë kohë. Prandaj mendojmë se alfabeti pellazg duhet të jetë shpikur dhe përdorur shumë kohë para germave të paraqitura më sipër nga kultura e Vinkës.

Diodori i Sicilisë historian, që ka jetuar në vitet 60-30 p.e.s. në librin e tij, në paragrafët 3,67 dhe 5.74.1 njofton se alfabeti është shpikur nga pellazgët dhe Zeusi Pellazg.

Ky alfabet është përdorur më pas edhe në rajone të tjera. Në shkrimin Linear B, që është përdorur në

Mikenë, Pylos dhe vende të tjera gjatë kohës së bronzit të vonë, në rrasën e Lemnit e shekujve 9-8 p.e.s., në Iliasi, mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Kretës etj. apo edhe në mbishkrimin e mëvonshme ilire, maqedone, epirote etj.

PËRFUNDIME

1-Iliasi i Omerit është vepër letrare e shkruar në gjuhën pellazge, gjuha e vetme e njohur në të gjithë rajonin e Mesdheut gjatë kohës gurit të vonë, bronzit dhe fillimin e kohës së hekurit, Kjo gjuhë është vërtetuar në shumë mbishkrime të lashta. Me qenë se gjuha pellazge mbijeton në gjuhën shqipe, është e saktë,që Iliasi i Omerit të vlerësohet si vepra e parë letrare e gjuhës shqipe.

2-Përkthimet e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe në gjuhët angleze, gjermane, frenge, latinisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, çekisht dhe polonisht nuk përbëjnë përkthime të Iliasit të Omerit. Përmbajtja e këtyre “përkthimeve” nuk shpreh përmbajtjen e vargjeve të Iliasit të Omerit, Këto përkthime janë përshtatje të përkthimeve të tjera tëIliasit, por që nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjen e Iliasint të Omerit.

3-Alfabeti i përdorur në shkrimin e Iliasit të Omerit është alfabeti pellazg, forma të ndryshme të të cilit kanë qenë përdorur në Ballkan dhe Anadoll nga popuj të ndryshëm gjatë kohës së gurit, bronzit, mijëvjeçarit të fundit p.e.s. dhe Perandorisë Bizantine. Një formë të këtij alfabet (alfabeti etrusk) u adaptua nga latinët për gjuhë latine, që përdoret edhe sot. Alfabeti i Jonisë u kopjua më vonë nga grekët për të shkruar gjuhën e tyre. Edhe alfabeti cirilik origjinën e ka nga alfabeti pellazg.

4-Iliasi i Omerit është e domosdoshme, që të përshtatet në gjuhën shqipe, që të përkthehet më pas në gjuhët e tjera. Për këtë Qeveria Shqiptare është e nevojshme të themelojë Institutin e gjuhëve të lashta të Balkanit, Anadollit dhe Mesdheut në Fakultetin Histori-Filologji, ku të organizohet kjo punë. Më pas Iliasi të përkthehet në anglisht dhe gjuhët e tjera të botës.

 

[1]Ne përdorim fjalën Ilias, ashtu siç është në origjinal dhe Omer, sepse emri tek ne përdoret Omer, Ymer, Imer, germa H përpara emrit na duket shtesë e panevojshme

[2]Thea, janë bashkuar dy fjalë të gjuhës pellazge/shqipe = the a, që the, që fole. Shprehja “the a = që the” është marrë nga përkthyesit për fjalën greke “theos”, perëndi, por që nuk ka asnjë lidhje me Iliasin e Omerit

[3]Akili, princ thesalas, bir i mbretit Pele të Fthisë pellazgjike në Thesali, komandant i mirmidonëve dhe heroi kryesor në Luftën e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) nga radhët e ushtrisë sulmuese të akejve

[4] Akaja ka qenë quajtur Peloponezi në kohrat e lashta pellazgjike të bronzit, banorët quheshin akej. Këtu ndodheshin mbretëritë e qytet-shteteve të Mikenës, me mbret Agamemnonin, Spartës, me mbret vëllanë e tij Menelaun (sot emri Minella), Olimpia, faltorja më e madhe e Zeusit Pellazg. Akej quheshin edhe e gjithë ushtria, me komandant Agamemnonin, që sulmoi dhe shatërroi Trojën

[5]Ifthim, emër mashkullorë, sot ndër shqiptarët përdore emri Efthim

[6]Eloria dhe Odeta janë emra grash

[7] Dios është Zeusi bashkë me Herën ose vetëm Zeusi

[8]Në origjinal është Atreid, Atreu, i jati i Agamemnonit

[9]Akejt në Luftën e Trojës, komanduar nga mbreti Agamemno luftuan kundra trojanëve

[10]Dios, Dias është Zeusi dhe Hera ose vetëm Zeusi

[11]Emër njeriu, sot përdoret Efthim

[12]Asht

[13]Ndryshe, tjetër mendon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat