Ky qenka njeriu!

Kultura

Ky qenka njeriu!

Nga: Zymer Mehani Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:15
Zymer Mehani

Ende thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj
Rruga jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër
E shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur

Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer
E në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer
Maskë syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri
Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi

Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej fjlëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin

Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar
Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e pranojmë
Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jem tjetër soj
Ky qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat