Porosi mikut

Kultura

Porosi mikut

Nga: Dibran Demaku Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:48
Dibran Demaku

Mos u mat kurrë
me hijen e mëngjesit
se nuk bëhesh dot burrë
veç të ngrohen ndjenjat
e vesit!

Mos u mat asnjëherë 
as me hijen e mesditës
se të merr koka erë
e të thahen milimetrat 
e rritës!

Mos u mat asesi
as me hijen e mbrëmjes
se vetën e lë veresi
e të shuhen damarët
e ëndjes!

Mos më harro 

Mos më harro edhe nëse dielli ngryset
mos më harro edhe nëse qielli përmbyset
mos më harro edhe nëse toka të dridhet nën këmbë 
mos më harro edhe nëse nëse ndjenjë e ikjes dhemb!

Dhe vjen një çast 

Dhe vjen një çast kur asgjë s‘thuhet
dhe vjen një çast kur gjithçka heshtet
dhe vjen një çast kur ëndrra shuhet
dhe vjen një çast kur buza s‘qeshet...

Ti

Ti mund të thuash se nuk ishte ashtu
ti mund të thuash se nuk ishte kështu
ti mund të thuash se në çdo agim
i bën hije syrit tënd i bën hije syrit tim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat