Kërkoj ndërkombëtarët

Kultura

Kërkoj ndërkombëtarët

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 maj 2019 Në ora: 08:13
Fatmir Lohja

Papritmas në mëngjes, më hyri kryeredaktori në zyrë. Me urdhëroi të shkoja urgjent në Drizë, për të marrë në intervistë një kandidat për kryetar komune, që ishte futur në grevë urije. Driza është larg me redaksinë tonë. Një të mirë e pati urdhëri. Nuk me caktoi limite kohore, kur të kthehem nga sherbimi.

U vonova pak në nisje. Nuk isha në formë. Sherbimet e papritura nuk i kam deshirë. Gazetarët këtë punë kanë.Eshtë mëse e vertetë. Punoj në një reviste të përjavshme humoristike .Nuk merremi me kronikat e ditës. Për të mos u mërzitur rrugës, njoftova shokun e fëmijërisë Gimin. Ai ka ardhur nga Italia për disa ditë pushime. Me pat porositur ta merrja me vete , nëse do të shkoja ndokund me sherbime.

Me autoveturën e re të Gimit rrugën e largët nuk e ndjemë .Vetë zot,e vet shkop,u ndalëm ku patëm deshirë. Pa shkuar ora dymbëdhjetë arritëm në Drizë. Pyetëm vendasit se ku ështe ngujuar grevisti i urisë.U çuditëm, kur na thanë, se është ai që qendron te tenda e lokalit të vet, përballë zyrave të komunës

Me ndrojte u afruam te zotëria. Nuk më pëlqeu me shikimin e parë.Në asnjë muskul të fytyrës, ose veprim ,nuk pashë sadopak hije respekti, tradite, apo mirësi qytetare. Shkova në dreqollë për ta dëgjuar. Ai qendronte indiferent, duke më dhënë mesazh të qartë:” Kush je ti që më besdis?”Nuk e kuptonte se nuk prisnja të takoja epikën,apo romatikën e drizarëve, por thjeshtë për ta dëgjuar. Nuk më shkonte ndërmend t’i jepnja ndonjë këshillë sado të vockël. Ka mundësi që e gjeta krejtësisht të pa përgatitur. Nga hutimi i ranë maskat dhe u shfaq pa tualetin e politikës. Sjellja e tij nuk mund të kishte shpjegim tjetër.

I kërkova t’i bënja një intervistë. Nuk pranoi . Më kritikoi , se pse nuk jam në dijeni,se ai i ka vënë vizën e kuqe gjithë shqiptarëve. Pranonte të fliste vetëmme ndërkombëtarët.

“Më prezanto si ndërkombëtar,dhe të ikim sa më shpejt!”- më këshillon Gimi në italisht,me zë të ulët , në vesh.U dyzova për të hyrë në lojë. Kur nuk i ka dhënë asnjë gazetari vendas intervistë,do të më besonin se edhe me mua, të njëjtën gjë ka bërë. Sedra profesionale, me cyste ta dëgjoja kapadainë. Më në fund e vendosa. Gimit i ndryshova emrin në Paulo, dhe e prezantova si përfaqësues të OKB-së. Mendoi pak çaste, nëse do të më pranonte edhe mua me Paulon. Ishte Gimi që e bëri të merrte vendimin. E bindi zotërinë, se përfaqësuesit OKB-së nuk marrin intervista pa përkthyesit e tyre. Meqë ia preu shkurt, dhe tentoi të ikte, zotëria u çua në këmbë. Na shtriu dorën e bashkëpunimit. Me një shikim thërriti kamarjerin që qendronte aty pranë si hu.Porositëm kafe dhe ujë pa gaz. E pamë se nuk i pëlqeu porosija e jonë, e thjeshtë.Nuk i dhamë rëndësi. Menduam se po e kursejmë dhe ne të iknim turravrap në qejfin tonë.

Na u prezantua me emrin Sokrat. E zgjati pak, për të na mbushur mendjen se prindërit nuk ia kanë vënë emrin rastësisht. E filloi larg shumë gjenezën e fisit, për të na treguar atoktonësinë . Nuk e mbaj mend se çfarë përralliste. Në diktofon i kam të rregjistruara fjalë për fjalë bëmat e fisit tij të ndritur,si në Drize, në mëmëdhe dhe anëkënd globit .Për t’ia ndërprerë hovin nga rrefimet historike,u mundova ta orientoja, që të na tregonte shqetësimet e veta, pse po e bënte sakrificën sublime.

U çuditëm kur na tha prerë,se po nuk porositëm drekën , ai nuk do të nxirrte asnjë tingull. Na dha fjalën e burrave, se do të hante me ne, meqë pas intervistës do ta nderpriste grevën ende të panisur.I hodha një sy faturës tatimore mbi tavolinë. Vlera e dy kafeve dhe ujit të gazuar ishte ku e ku më e lartë,se ne hotelet me pesë yje. Për të shpëtuar nga rjepja për së gjalli, në mes të kazasë, ia pagova në vend paratë kamarierit. E prita kusurin me qetësi. Pasi kreva punë me të, i bëj me shej Gimit të ikim sa më shpejt ,se na përpiu!

Zoti Sokrat na afroi një kompromis tjetër të çuditshëm. Pranonte, jo më pak se një qind euro, për të na dhënë intervistën.E dinte mirë që intervistat nuk jepen pa para në asnjë cep te globit dhe e ka mësuar edhe kuptimin e fjalës lobing. U munduam t’i shpjegojmë, se meqë do të fliste për shqetësimet e veta, do të bënim ne lobing për zotërinë.U zotuam se as OKB-ja ,dhe as redaksija e gazetës, nuk do t’i kërkonim para.

Do të flas vetëm me përfaqësuesin e OKB-së.Ti vetëm do të përkthesh! Mos m’i spërdredho fjalët si e keni zakon ju gazetarët!- m’u drejtua me ashpërsi. -Unë i kam vënë vizat e kuqe. Nuk merrem vesh me shqiptarët. Bëj kompromis vetëm me ndërkombëtarët që më kuptojnë. Në të kundërt është përgjegjësia e tyre, për mosnjohjen e realitetit .

Ju nuk deshironi të jetoni më këtu?- e pyeti Pauloja në italisht.

Dua të jetoj këtu, por si të them unë! – urdhëroi me ton, pas përkthimit.

Sokrati u mobilizua fizikisht për të zbërthyer teoritë e tija politike, mbi parimin :” Kush ka qënë, duhet të jetë gjithmonë i pari.”Meqë historikisht nga fisi i tij ka dalë beu i katundit, nuk pranonte asnjë kandidat tjetër të rregjistrohej në garë për kryetarë komune. Pluralizmin e pranonte si koncept , vetëm në këshillin e komunës, me të njëjtat atribute si dikur këshilli i pleqve të katundit. Nëse ndërkombëtaret nuk i plotësonin tekat e tija, zotohej se do të shkonte deri në vetëflijim me anë të grevës së urisë.

Nuk u kuptoj,- e qesëndisi Pauloja.

Çfarë ka të pakuptueshme !?- iu drejtua Sokrati.

Ju i paragjykoni zgjedhjet pa u bërë.

Dihet që unë i fitoj, - u mburr Sokrati.

Pse nuk hyn në zgjedhje?

Se m’i vjedhin.

Perseri paragjykoni?P se nuk merr masat për t’i ruajtur?

Janë hajdutë më të mëdhej se unë.

Kërkon të jetosh me shqiptarët dhe nuk do të flasësh shqip!?Në Itali,pse fëmijët flasin italisht , luajnë me njëri –tjetrin identik si fëmijët shqiptar.

Ku kërkon të dalësh ti?

Eshtë shumë me lehtë të komunikosh pa përkthyes. Me demokracinë tënde a i ke sugjeruar ndonjë kompromis shqiptarëve?

Çfarë më sygjëron ti?

Po them një mendim të çastit.Të pranoje kandidatët e tjerë,me kushtin, që miku yt të jetë kryetari i komisionit të zgjedhjeve, - dhe Pauloja tkurri të gjithë muskujt e trupit, për të mbytur të qeshurën brënda

Nuk më ka shkuar ndërmend kjo ide. Do të mendohem. Do të pyes edhe djalin, nëse pranon të bëjë, si i them unë.Më pas do te vendos,- hapi zoti Sokrat një shteg për kompromis me shqiptarët ,por krejtësisht i dyzuar.

Sofizma e tija na mërziten. Mendoj se nuk është mëkat ,kur nuk e respekton tjetrin, që nuk të përfill.U binda se murravecit nuk mund t’i hiqja një ashkël në tru.Ta lejoja të më tërhiqte nga hunda,do të bija në mëkat. Nga përkthimi i kotë m’u tha goja. Nuk porosita ujë,se e pësova një herë.Për të ruajtur gjokftohtësinë u ngritëm me plot energji më këmbë. Ai mund të thërriste bashkëpunëtoret e tije , e ec e gjeje fundin në Drizë!? Në takimin e duarve, u munduam ta sqarojmë se do të informojmë eprorët e OKB-së.Pa hipur në atuveturë dëgjuam :

U thoni ndërkombëtareve të mos më bien më kalamaj për intervistë!- urdhëroi zoti Sokrat, i mërzitur shumë.

Na kapi një e qeshur kur u nisëm nga qendra e Drizës. Nuk udhëtuam gjatë, se u ndalëm për drake te një lokal ,që i mbeti mendja Gimit gjatë rrugës ,për arqitekturen e veçante.Ndjeheshim në formë si për të ngrënë,edhe për të pirë, edhe për të bërë lloqe me shumicë. Nuk e parashikova se do të mbaroja punë kaq shpejt në Drizë.Tavolinën e mbushëm me prodhime vendase. Nga të gjitha temat e tjera të bisedës ,në krye të vendit na qendroi eksperienca në Drizë. Gimit i mbeti në mendje zotëri Sokrati.

Nuk kam takuar ndonjëherë kapadai, e injorant si ky,- më thotë i habitur Gimi, duke spërdredhur musteqen e djathtë si zoti Sokrat.- O unë i pari, o do të prish zgjedhjet! Sipas rradakës së tij ,ndërkombëtarët do të rrinë tërë natën pa gjumë,nga kasaveti nëse bëhen zgjedhjet e ndershme në Drizë!?Ku e çon mushka mburravecin!?

Mushka e dërgon në kryeqytet,- filloi të më hapej fanazia për një shkrim humoristik. - Ai aq di, prandaj bën kërkesa të zbehta,të paveshura me dogmatizmin e politikës.Pa e pyetur,na tregoi se shkollë nuk ka,por, për hatër të ligjit të mbrapsht ,në universitetet private,i ka blerë diplomat e fakultetit ekonomik dhe të jurispondencës.Me kapërcimin e këtij kushti, nuk kërkon as më pak,e as më shumë,se kryetarë komune të jetë vetëm ai. Nuk del të bllokojë rrugë.Si i “mirëshkolluar” nuk shkon në protestë,por kërkon konsensus vetëm me të huajt.Ata që duan të vishen policë,dhe shokët e tyre që pelqejnë dy qofte e një panine, bllokojnë rrugët nacionale.Vijnë në protestat e kryeqytetit dhe hedhin napalm ,e kapsolla,me sa forcë që kanë, pa e ditur se ku i nisin.

Pse bën shaka me mua?Nuk jam as zoti Sokrat ,e as Pauloja i OKB-së,por Gimi, shoku yt i fëmijërisë.

Jo.Jo. Po rikujtoj kërkesat e zotit Sokrat. Shumë nga ato janë riprodhim i kërkesave të kryetarit të partisë në qendër.”Nuk jam për dhunë,por për luftë jetë a vdekje ,në mbrotje të votës se lirë! Ndërkombëtarët duhet të shqetësohen ekstremisht për të më dëgjuar vetem mua. Kur nuk më kuptojnë është problem mendor i tyre!? Dua votim elektronin pa energji elektrike!?” Vizat e kuqe vend e pa vend, i ka vënë kryetari i partisë në kryeqytet. Ai thjeshtë imiton, për të qënë interesant përpara bashkëvendorëve.

Edhe sikur të jenë të verteta, përrallat që na tregoi për fisin,janë aq të vjetra, sa nuk vlejmë më për kohën.E kam të veshtirë të kuptoj, se si tjetri ,me përralla kërkon të dalë në krye!?

Ke kohë që jeton në Itali.Kjo është arsyeja që u habite nga ligjerata e zotit Sokrat. Ne na janë mësur veshët me të tilla broçkulla.Kaq shumë na e kanë mjergulluar trurin, sa në vend që t’i analizojmë, grindemi me njëri - tjetrin,për pro, ose kundra,për të tilla teori idiote .Pozita edhe opozita zihen në mes tyre si djemtë e gruas mendjemadhe.

Ma kujto pak!

Një grua lavderohej te shoqet për dy djemtë e saj.” Djemtë e mi janë më të mirët në kaza.Për natë ngatërrohen në mes tyre,nëse të nesërmen bie apo nuk bie shi.Asnjëherë nuk ka bërë vaki,që njërit fjala të mos i dalë.”

Si fliste burri i botës ,në emër të popullit ,për tekat e veta?- qeshte Gimi.

Ne nuk e dimë se cili është. Vrazhdësia si në pamje,edhe në dialog, na ngriti të iknim shpejt, sa më larg tij. Me atë natyrë, që shpalosi para nesh, nuk ma do mendja se fiton me votën e lirë,prandaj kërkon ta marrë kryetarllëkun me bisedime në tavolinë, me ndërkombëtarët.Fundi i fundit, në emër të drizarëve i bënte kërkesat zoti Sokrat.Mendoj se nuk është ndonjë hata e madhe.E keqja është ,se në emër të shqiptarëve flasin kryetarët e partive në konflikt.” Në mbeshtetje të kushtetutes do të bëhen zgjedhjet ditën e caktuar! Për ruajtjen e votës së lirë nuk do të lejojmë të bëhen zgjedhjet!” A m’i çgërshetizon dot këto absurditete?

Ku ma kujtove fjalën gërshet. Kisha kohë pa e dëgjuar.Gërshetat i endin me mjeshtëri bukuroshet ruse.

Ka zëra se nga andej larg vinë financimet,për të bërë zallamahinë politike.

Na pelqyen si gatimet edhe pijet. Në çakerqejfe u nisëm për në kryeqytet, pa perënduar dielli pranveror. Arritëm shpejt se nuk ramë në trafik.

Sa mirë që nuk jam përfaqësuesi i OKB-së! Budallallëqet e zotit Sokrat do t’i harroj sa të bie në gjumë.Për qejfë erdha deri në Drizë.U çplodha në këtë udhëtim, por i mjeri atdhe, se kush e drejton. Më merr malli për njerëzit, prandaj vi për pushime në shtëpi.O vëlla!Mesa pashë ,e dëgjova këto ditë ,vonë bëhet atdheu ynë,- më thotë Gimi, kur u ndamë te shtëpia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat