Promovohet vepra e Ernesto Kahan në Gjakovë

Kultura

Promovohet vepra e Ernesto Kahan në Gjakovë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:08
Promovohet vepra e Ernesto Kahan në Gjakovë

Ernesto Kahan promovoi sot në Gjakovë veprën e tij me poezi “Pakti im testament”.

Kahan është poet me renome ndërkombëtare, mjek i mirënjohur në botë, shkencëtar dhe profesor në disa universitete botërore dhe predikues i paqes.

Ai gjithashtu ka shërbyer si zëvendëspresident i shoqatës “Mjekët Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Bërthamore” në 1985, vit kur kjo shoqatë është vlerësuar me Çimin Nobel për Paqe.

Në promovim të kësaj vepre ka marrë pjesë vet autori Kahan, i cili e ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën që po e bën në Gjakovë dhe Kosovë.

Duke bashkëbiseduar me të pranishmit, ai ka thënë se shqiptarët kanë shumë të përbashkëta me popullin e tij, hebrenjtë, pasi të dy popujt kanë qenë ndër popujt më të persekutuar dhe më të keqtrajtuar gjatë historisë, prandaj edhe poezitë e tij, kushtuar gjenocidit, holokaustit, dhunës dhe keqtrajtimit, përkojnë shumë edhe me të kaluarën e popullit shqiptar.

Në promovimin e librit të përkthyer në gjuhën shqipe nga poeti Jeton Kelmendi, kanë folur edhe poetë të ndryshëm gjakovarë, ndërsa në emër të komunës ka folur kryesuesi i Kuvendit Komunal Anton Shala, i cili gjithashtu ka ndarë një mirënjohje për Kahan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat