Arbora

Kultura

Arbora

Nga: Zymer Mehani Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:34
Zymer Mehani

Arbora

T’kam heshtje

Fjalë të kam

Arbora

Të kam dhe buzëqeshje

Zemërbardhë si bora

 

Arbora

E fortë-gur

Hënë në natë të kam

Të kam dhe Flamur

Me Ty unë mbret jam

 

Arbora

T’kam lumë

Me valë të shkumbëzuar

Të kam rreze-drite

Zemër t’dashuruar

 

Arbora

T’kam lule

Me fletë ngjyra-shumë

Të kam dhe Princeshë

Arborë, lumë si unë!

 

Arborë

T’kam vetëtimë

Që qiellin e ndrin

Arbora - qe dora!

Ta fal dashurinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat