E. Çabej, I. Ajeti, Sh. Demiraj, M. Domi, J. Thomai etj., profesorit Adem Hajdaraj i mundësuan formim të gjerë pragmatik, linguistik dhe kombëtar

Kultura

E. Çabej, I. Ajeti, Sh. Demiraj, M. Domi, J. Thomai etj., profesorit Adem Hajdaraj i mundësuan formim të gjerë pragmatik, linguistik dhe kombëtar

Valdet Hysenaj Nga Valdet Hysenaj Më 26 maj 2019 Në ora: 09:39
Adem Hajdaraj

Mësues, shkencëtar, hulumtues, qëmtues, politikolog, atdhetar, kombëtar, humanitar, njeri i urtë, prind i mirë, mik i çmuar, fisnik, i dashur, njeri i fjalës dhe punës, veprimtar i ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës, traditës, kulturës, personalitet me virtyte të larta njerëzore, një gur i çmuar në familje dhe shoqëri, të tillë e njohëm dhe do ta kujtojmë prore …

Në vend të letërnjoftimit

Ishte: Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, profesor i Universitetit të Prishtinës, pedagog, drejtor shkolle, mësimdhënës karriere, aktivist politik, personalitet me vlera pozitive, rrugëtar i demokracisë, zë i arsyes, kreator paqeje dhe bashkimi, figurë emblematike që hapëroi guximshëm nëpër kohë me forcën e dijes dhe me atdhedashurinë që e shndërroi në simbole të kombit...

Nderim përjetësie për prof. dr. Adem Hajdaraj dhe për të gjitha ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë, për gjuhën dhe shtetin, për shkencën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Nderim: Për fjalën e bukur, edukimin, arsimimin, motivimin, forcën, miqësinë, këshillën ... që ëmbëlsisht një jetë të tërë me buzëqeshje në fytyrë gjeneratave u mësoi se si të rriteshin dhe të edukoheshin, në kohë lufte e paqeje, bujarisht... kombëtarisht... duke ravijëzuar në vazhdimësi horizonte të intencave të reja, të imponuara nga imperativi i kohës dhe i ndryshimeve të proceseve në përgjithësi, duke iu kundërvenë kështu pafundësisht projekteve të dëmshme për gjeneratat e reja, si kreator për organizimin e mësimit në vijë shtetërore dhe kombëtare.

Lindjen, rriten, fëmijërinë dhe rininë djemtë e Arif Rekut nga Dugajeva e Rugovës (Ademi, Smajli, Fazliu) e patën më të vështirë, sepse babai i tyre, Arifi, nga dashuria për flamurin kombëtar dhe shiponjën dykrenare në mes, nga dashuria për gjuhën, kulturën dhe traditën, kishte përfunduar në burgun famëkeq të Pejës, Prishtinës, Nishit e Goli Otokut.

me mërzi. Në skamje. Në shënjestër të pushtetarëve. Zaten, kjo rritje i kaliti, i edukoi dhe i forcoi për t’i mbetur besnik çështjes kombëtare gjithë jetën, pa u lëkundur as edhe njëherë. Besimi i tyre u forcua edhe më ... me respektin dhe përkrahjen që e gëzonin nga sovrani.

Prof. dr. Adem Hajdaraj mësimdhënies ia kushtoi gjithë jetën.

E nisi në shkrepat e Rugovës, afër vendlindjes - Dugajevës, në Haxhaj, në sh.f., madje edhe e udhëhoqi.

e vazhdoi me përkushtim në Gjimnazin e Pejës, duke qenë shembull i mirë i pedagogut, kurdoherë i respektuar nga kolegët, nxënësit dhe prindërit.

Vullneti, dija dhe përkushtimi i Tij në shërbim të qytetarit, kontributi në artikulimin intelektual e të vendosur të qëndrimeve në institucion, paraqesin vlerat më të larta në procesin demokratik si një model shembull që do ndjekur!

vitet më të rënda për arsimin shqip në Kosovë (1990), në kohën kur pushteti okupues i klikës serbe me dhunë të paparë kishte rrëmbyer çdo gjë që ishte shqiptare, prof. Ademi me guxim e maturi u vu në ballë të arsimit shqip për komunën e Pejës, kryetar i LASH-it, duke e udhëhequr me profesionalizëm dhe dinjitet, anipse në akcilin moment jetën e kishte në rrezik. Nuk u zmbraps. Nuk u dorëzua. Nuk u lig. Eci përpara. Ballëlartë. Krenar. Dinjitetshëm...

Për këtë, mundësimi i shpërndarjes së dritëditurisë shtegtimeve të paepura, në shtëpitë shkolla, i dhanë identitetin e profesorit shembull, duke e bërë pjesë të çmuar të arsimimit dhe të gurëthemelit të shtetit tonë për kontribut në edukimin e gjeneratave, të lartë si simbiozë për rikujtim të veprës jetësore.

Doktori i Shkencave Filologjike Adem Hajdaraj gjatë studimeve të magjistraturës pati fatin që të ndiqte ligjëratat nga profesorët më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare si: E. Çabej, Sh. Demiraj, M. Domi, J. Thomai etj., ligjërata që i mundësuan formim të gjerë intelektual e linguistik. Duke ndjekur shembullin e tyre, ai me kompetencë e begatoi linguistikën shqiptare, me qindra artikuj, simpoziume e kumtesa, të botuara dhe të pabotuara,

Vepra e tij: “E folmja e Rugovës”, që njëherësh ishte edhe tema e doktoratës së tij, ngërthen në vete studime dhe hulumtime me kompetencë të lartë shkencore dhe si e tillë mbetet,tempull gjuhësie jo vetëm për krahinën e Rugovës.

qe përkrahës i njësimit të gjuhës standarde shqipe, me të drejtë atë e shihte si një nga arritjet më të mëdha të kulturës e të historisë kombëtare shqiptare.

Gjatë etapave të caktuara kohore, të cilat i përjetoi dhe i jetoi, ishte prore racional dhe i matur në venerimin e të gjitha situatave të cilat në vazhdimësi i shpuri përpara si një domosdoshmëri të pashmangshme kohe, e në puthitje me realitetin.

E dëshmoi këtë gjatë kohërave më të vështira për etninë tonë... Nuk e lëkundën presionet nga rruga e shpërndarjes së dijes, por përkundrazi, nuk hezitoi të kontribuojë në të gjitha kahet, deri në shpalljen e Kosovës – Shtet të Pavarur dhe Sovran, në cilësinë e Deputetit të Parlamentit të Kosovës. Gëzohemi, mburremi, ndjejmë mall por edhe krenohemi kur në Deklaratën e Pavarësisë lexojmë nënshkrimin e dytë me radhë ...

Jeta e përplasi me dallgët e saja. Edhe pas goditjes jetësore që i bënë, pas vrasjes së të vëllait, Smajl Hajdaraj, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rugovë, deputetit të Parlamenentit të parë të Republikës së Kosovës, ai gjeti forcën të vazhdojë aty ku e la i vëllai, ngushëlloi familjarët në ato kobditë për ta, e mori veten, hyri në garë për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, doli faqebardhë duke fituar ulësen e deputetit, me të vetmin qëllim: për të çuar në vend amanetin e komandant Smajlit – Kosova Shtet i Pavarur.

Fitimbesimi i sovranit mbeti shembulli më i mirë se si nëpërmjet punës së përkushtar atdhetare dhe përparimtare, me motivimin, forcën, qëndrimin dhe kurajon e duhur secili qëllimmirë do të ketë sukses.

Po kujtoj një thënie: ashtu siç është arti i vërtetë gjithmonë i ri, ashtu mbetet i ri edhe njeriu që bartë kurdoherë mendime dhe ide të reja ...

Shtoj se prof. dr. Adem Hajdaraj idetë dhe mendimet i pati përherë të reja dhe të freskëta, të thukëta dhe domethënëse, hulumtuese dhe shkencore, reale dhe njerëzore, gjë përjetësisht e bënë të veçantë.

Shpirti i tij, deri në ikje qe i trazuar, për të vëllanë, me brengën se kriminelët vrastarë, qyqarë e tradhtarë, nuk u vunë para organeve të drejtësisë, madje ish ankthit të tij i është zgjatur jeta edhe sot e kësaj dite...

Ironike: Harbutët vrastarë majmen e trashen !!! Drejtësia hesht !!!

Me prof. Adem u lidh e bukura në jetë, arti i diturisë, i shkencës dhe përparimit, me me të u lidh dashuria për atdheun dhe Kosovën. Ai na mësoi se si ta duam Shqipërinë dhe Kosovën, Ai na mësoi se plagët e atdheut kurrë të mos jenë dhimbje për ne, por shërim shpirtëror.

ballëhapur e faqebardhë, se gjeneratave u fali rreze diturie e mirësie, drite e rrite.

Sot prehet në një kryqëzim zulmëmadh mes admirimesh që do të oshëtijnë nëpër mendjet dhe zemrat e familjarëve, shokëve, nxënësve, deputetëve, profesorëve, akademikëve … falë shkronjave shqipe, andaj e kujtojmë me shprehje mirënjohjeje, respekti, mirëkuptimi ...

Kujtojmë me mburrje e krenari sot fjalët e tij mbresuese e yjëzuese për arsimin.

Falënderimi nuk mjafton, ngase nuk na mësoi vetëm njohuri e vizavi jete, por diçka më tepër, të duam veten dhe të tjerët, të duam atdheun dhe veten ...

Iku në kohë kryqëzimesh jetësore ... shpejt ... befasisht ... hedhje lotësh të përziera shtigjeve jetësore, që duken si një tërheqje zinxhiri ... idealizm sfidash e betejash njerëzore.

Jo vetëm për Pejën dhe Rugovën, por në përgjithësi për etninë tonë, prof. dr. Adem Hajdaraj ishte, është dhe do të mbetet në mesin e personaliteteve më me peshë kombëtare që i dhuruan gjithë mundin, dijen dhe qenien e tyre edukimit të brezave dhe pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat