“Kush është prapa këtyre organizimeve të një krimi kaq të madh, që ka mbërthyer një shoqëri të tërë”

Kultura

“Kush është prapa këtyre organizimeve të një krimi kaq të madh, që ka mbërthyer një shoqëri të tërë”

Nga: Zef Mulaj Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:47
Zef Mulaj

Në mbrëmja para se të flinte, Gjergji bëri një analizë të rezultateve ditore, të cilat do t‘ia paraqiste komisarit nesër në ora tetë.

Raportimi bëhej përpara të gjithë grupit të antikrimit.

Pista që Gjergji kishe shtruar përpara grupit operativ, herën tjetër ishte pothuajse e kundërt me mendimin e të gjithëve. Ai e analizonte kështu me veten e tij: “Pse ishte pista ime ndryshe me te tjerët? Sepse njëri nga informatorët ishte i saktë dhe i mbuluar. “Shkëmbi” nuk bënte shaka me gjëra serioze.

Vërtetë ishte një djalë i ri , dhe i pëlqenin femrat dhe i thoshin shokët “feminist”, mirëpo kush nuk i do femrat? Rëndësia qëndron tek besueshmëria e personit me te cilin jeton dhe punon. Ai kishte mundësi të hynte ne kontakt me shumë njerëz të kategorive te ndryshme, e sidomos me ata qe kishin mundësi te merreshin me organizimin e merkates njerëzore klandestine, si prostitucionin, dhe emigracionin klandestin.

Cilat mund të ishin rrugët e largimit. Kryesore, ajo e detit, që unë e kisha provuar gjashte vjet më parë, rruga e dytë mund të jetë ajo e Greqisë. Edhe kur unë kisha kërkuar rrugën për të ikur një shoku im më thoshte:” Gjej njerëz që dëshirojnë të ikin nga deti, po edhe ne kufirin e grekut. Por ndonjë që paguan shumë mund t‘i gjej edhe vizë nga ambasadat. E nxjerrim, kemi njerëzit tanë gjithkund.” Këto viza shpesh ishin edhe false, por kishte dhe ambasada që kishin krijuar lidhjet me personat dhe jepnin ndonjë vizë nëpërmjet këtyre grupeve të organizuara. Ishte ideja për të ikur, në çfarëdo lloj mënyre e rruge. Unë kisha kuptuar se ishte një rrjet i madh e i organizuar si brenda dhe jashtë, luheshin milionat në ditë.

Ishte kthyer një treg skllevërish të kohëve moderne, dhe pikërisht këto rrjete të mirstudjuara e të organizuara, gjuanin njerëzit me halle, ata që nuk kishin bukë të hanë, se këta shiteshin lehtë në këtë treg misterioz skllevërish. Ishin lloj - lloj formash, me falsifikime dokumentesh, njerëzit arrinin të humbnin dhe identitetin e tyre duke ndryshuar emrat, familje, shtetësi. Kishte udhëtim me gomone, me kamionë të fshehur, në anije, nëpër male etj.

Tash që unë po punoj në luftë kundër këtyre krimeve, më lind pyetja: “Kush është prapa këtyreorganizimeve të një krimi kaq të madh, që ka mbërthyer si një oktopod i tmerrshëm një shoqëri të tërë?”

Kjo po e mundonte Gjergjin. Dhe iu kujtua biseda e “Shkëmbit”, kur ai i pat thënë: “ Është një funksionar i lartë i policisë, që ndihmon njerëz për të ikur jashtë shtetit. Ai ka një rrjet të madh”….

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat