Skeçi “Fushata” sarkazëm e rëndë për “bamirësit” e kamerave

Kultura

Skeçi “Fushata” sarkazëm e rëndë për “bamirësit” e kamerave

Nga: Adis Krasniqi Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:43
Skeçi “Fushata”

Akti i bujarisë është akt i shenjtë. Ideja që t'i bësh mirë dikujt pa pasur interes të veçantë  ose benefite prej tij, është me të vërtetë e lartësuar nga shoqëria. Mirëpo, për fat të keq, ka njerëz në shoqërinë tonë, të cilët fshehin mizoritë e tyre të brendshme përmes maskës së "bujarisë".

Grupi humoristik i mirënjohur si Stupcat kanë marrë përsipër që të shoshisin këtë temë, dhe këtë me anë të skeçit të tyre të fundit me titull "Fushata". 

Rreth skeçit

Skeçi në fjalë bën fjalë për një burrë që është figurë politike e publike, dhe i cili ka gjetur një mënyrë shumë të 'qëlluar' t'i bëjë fushatë vetes. Ai ka vendosur t'i dhurojë ndihma një familjeje në nevojë, dhe poashtu ta inqizojë këtë akt që të tregojë zemrën e tij të 'madhe' para popullit.

Personi në fjalë, pra "bamirësi" në mënyrë shumë sarkastike nga aktorët, paraqitet në formën më mediokër të mundshme pra, si një person egocentrik, hipokrit dhe, jo-human.

Pjesë në skenë bën edhe këshilltari i tij, i cili portretizohet si marioneta e personit të lartëpërmendur, duke rrokur kështu edhe temën e servilizmit për ngritje në detyrë që e bëjnë rëndom njerëzit pa karakter.

Ngjarja fillon të marrë kahje interesante kur ai takohet me familjen në nevojë. Derisa "bamirësi" në fjalë, përfundon dërdëllitjet e tij propaganduese, kryefamiljari i familjes në nevojë e merrë fjalën.

Ai refuzon ndihmën, refuzon të bëhet objekt talljeje nga një njeri hipokrit si "bamirësi" në fjalë. Ai shton poashtu se, kur dikush dëshiron të tregojë zemërgjerësi me dikë në nevojë, nuk e tregon duke u'a thyer krenarinë atij me anë të kamerave. Kështu, ai mbron nderin, dinjiitetin dhe fytyrën e familjes duke refuzuar "ndihmat" plot hipokrizi të "bamirësit".

Përfundim:

Nuk është hera e parë që grupi i mirënjohur humoristik Stupcat, rrokin tema të tilla me karakter të thellë social. Ata kësaj rradhe trajtojnë dukurinë e iluzionit të bujarisë në shoqëri. Aktin kur dikush bën 'mirë' u 'ndihmon' familjeve të varfëra për shkaqe promocioni qoftë politik apo çfarëdolloj interesi tjetër personal. E gjatë promocionit të individëve "bamirës", kur familjet bëhen objekte kamerash e televizionesh, fëmijëve të këtyre familjeve ju thehet rrënjësisht krenaria e tyre. Madje, ka raste edhe mund të bëhen objekt talljeje nga fëmijët e tjerë në shkollë, siç përmendet edhe në skeç.

Me fjalë të tjera, ky skeç, përtej humorit, është një projekt sensibilizues e tejet sarkastik që thumbon sheshazi gjithë "bamirësit" e televizioneve në trojet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat