I dashuri atdhe!

Kultura

I dashuri atdhe!

Nga: Zymer Mehani Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:55
Zymer Mehani

Zëri i zemrës sate si zilet e bardha
N'ato bjeshkë t' Rugovës e n'brigje t'Valbonës
Bebëzat e syve tu si ujërat e kaltra të liqejve n'Lurë
Gishtërinjtë e duarve tuaja si shqiponjë me flatra në t'fushës Flamur...
Dje, atdhe për ty, ishte ditë e zezë, mynxyrë e skëterrë
Kur robëruesi na përzuri, na dogji e na poqi, na bëri të mjerë
Flakën e përgjakshme ndezi i ziu gjakatar
Flakën e armiqësisë përhapi s'deshi t'njohë shqiptarë
Por bijtë dhe bijat tua si u dha kushtrimi
Para Flamurit u betuan siç betohet trimi
Në UÇK u rreshtuan trima e trimëresha
Para gjaksorit s'u nënshtruan dhe fituan qe besa
Trimat që villnin zjarr, për ty, i dashur atdhe
U ngritën porsi det me valë se t'patën besë dhe fe
U ngritën si vullkan i zjarrtë, si një mal i lartë
Të etshëm për liri dhe dritë,për një jetë të re
Fluturojnë Yje të zjarrtë n' të qiellit tënd, atdhe
U lartësuan lart e më lart përmbi ato re
Në atë qiell të paprekshëm të atdheut të artë
Për nderin shqiptar,për të gjithë shqiptar't
Mjaft të ndarë në pesë-gjashtë pjesë
Evropë, si s'ke turp, s'ke as faqe
Shqiptarët do të ribashkohen, përndryshe s'do t'ketë paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat