Besnik Mustafaj – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë, do të jetë folësi kryesor në promovimin e veprës të ambasadorit Lauka

Kultura

Besnik Mustafaj – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë, do të jetë folësi kryesor në promovimin e veprës të ambasadorit Lauka

Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:12
Koperina e librit

Vepra ma e re e ambasadorit, dr. Islam Lauka: “Kosova e kërcenuar nga gjarpri i shtëpisë”, me 31 maj 2019, ditën e premte, ora 12.30, do të promovohet në Tiranë, në sallën “Classic” (250 vendshe) të Hotel Tirana International.

Folës kryesor do të jetë z. Besnik Mustafaj-ish ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2005-’07), Presidenti aktual i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ambasador i Shqipërisë në Francë e UNESCO (1992-’97), botues, analist, pas Kadaresë është shkrimtari shqiptar ma i përkthyer e botuar dhe vlerësuar në botë nga kritika e publiku (i botuar në disa gjuhë, shtete, kontinente), me disa çmime (ndër)kombëtare për veprat e tij, deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë.

Folës të tjerë do të jenë dhe ambasadorët Marko Bello e Leonidha Mërtiri, botuesi Nazmi Rrahmani – drejtor i ShB “Konica” në Prishtinë dhe autori ambasador dr. Lauka.

Pjesë e programit të promovimit të kësaj vepre është dhe interpretimi aktorial me tematikë për Trojet Etnike Shqiptare i artistit të skenës e ekranit, Çun Lajçi – Mjeshtër i Madh.

Moderimi i kësaj veprimtarie do të jetë nga aktorja e njohur Arjola Demiri.

Në fund të kësaj veprimtarie promovimi do të ketë dhe një Koktej për të pranishmit.
Botuesi i veprës, ShB “Konica”, do të ofrojë një numër kopjesh për shitje dhe kush dëshiron të ketë në libër firmën e autorit, autograf të tij, ai do të jetë në dispozicion të lexuesve.

Në promovimin e veprës të ambasador dr. Islam Lauka “Kosova e kërcenuar nga gjarpri i shtëpisë” do të marrin pjesë personalitete të larta të politikës aktuale, të botës akademike e diplomatike, të Letrave Shqipe, të Shoqërisë Civile, të Masmediave Shqiptare e të Huaja, etj. nga Shqipëria, Koosva, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga Diaspora në Europë e Amerikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat