Ku ka kësisoj “shtetarësh”?

Kultura

Ku ka kësisoj “shtetarësh”?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:23
Skënder Kapiti

Ka jo pak kësisoj “shtetarësh” sot,

të tillë si ata:

që me pushtetin korruptojnë,

me pushtetin blejnë e shesin

E që pasurohen

duke shkatërruar, rrënuar e vjedhur

Dhe me pushtetin, të kësisojit:

këta “shtetarë” zullumqarë

sundojnë mbi ligjin e kapin shtetin.

Dhe ky soj “shtetarësh” në Shqipëri e Kosovë janë:

politika e politikanët,

pushtetarët e qeveritarët,

kryekuvendarët e komunarët,

prokurorët e gjyqtarët,

sekserët e avokatët,

mashtruesit e matrapazët,

policët e taksidarët.

Por edhe shërbetorët e kësisoji “shtetarësh”:

Letraxhinjtë, “profesorët” e “doktorët”

Dhe mdiatikët mercenarë,

Gazetarët , shkrimtarët e opinionistët

rrogëtarë të shitur “mënçuranë”

Ka kësisoj shtetarësh “patriotë”

që bëjnë tradhëtinë,

Që premtojnë mashtrime për të gënjyer,

Që synojnë vetëm

pushtet,para e plaçkë për të rrëmbyer.

“Shtetarë” vallë janë këta injorantë e të paturp

Të pashpirt e të pa moralë?!

Që për paranë,

dhe me ligjin, postin e pushtetin

tradhtojnë e vjedhin popullin, dhe e rrënojnë shtetin?!

Mjerë ai vënd,

ai shtet dhe ai popull që ka shumë

kësisoj “shtetarësh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat