Agim Desku: Dhimbja nga dashuria është një dhimbje e bukur dhe e nevojshme

Kultura

Agim Desku: Dhimbja nga dashuria është një dhimbje e bukur dhe e nevojshme

Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:31
Agim Desku

Emërtimi dhimbje si nocion i përgjithshëm duhet shikuar në shumë rrafshe, apo marrë në tërësi ka vlerën e një dashurie të paarritur e herë si plagë e pashërueshme, kjo nënkupton edhe rëndësinë që duhet zberthyer, sikur edhe të marrim si çeshtje që duhet të shikojmë me cilin prizëm.

Dhimbja daton nga legjendat, kemi në shumë shkrime, si tregime, shkrime tjera, këngë të kreshnikëve, ku dhmbja përmes figurave të ndryshme paraqitet dhe kemi edhe të plagët e Gejrgj Elez Alisë e shumë shkrime të kësaj natyre ku pasqyrohet si e diçka shumë emocionale dhe shi për këtë edhe kemi lotin që e shquan edhe më shumë nocionin dhimbje, apo edhe plagët shpirtërore japin edhe dashuritë e parealizuara, që shoqërohen me këtë rrafsh.

Krijimtaria e poetit Agim Desku, është sa e lexueshme, po aq magjepse, herë te ne dilem me vete veten, valle po lexoje poezi te një krijuesi Kosovar?, vargje qe flasin me lexuesin, i bëjnë apele realitetit që po përjetojmë… Poeti Agim kalon kufijtë e poezisë, po sa i vlerësuar do thotë dikush është ky poet brilant? Vlerësimet nga pushtete e sotme janë tw rëndomta, qofte një sponsorizim për tw mundësuar botimin e librave. Poet si Agim Desku janë tw çmuar sot, po ma te çmuar do jene për brezat qw do vine.

Biografia

Agim Desku u lind më 25. gusht 1957 në Siqevë KK. Klinë, shkollimin fillor e kreu në Ticë, KK, Skënderaj, (klasën e parë fillore), pastaj në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë. Ka botuar deri tani këto vëllime poetike -Pëshperitje drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë. (Kënga e Pranverës, Bota me rrotë.Poezi për fëmijë), Drini graf-Klinë,1996). Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë, 2007.

Dua të pi verë Çamërie 2011, Vllamasi –Tiranë, 2011, që është promovue në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin Shi dhe lot nga Pegasi në Tiranë, Promove nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 Nëtor 2012 në Vlorë dhe në Pejë, në kuadër të kulturës Pejane, Vargje që sjellin lot Çamërie është vëllimi i pestë që i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame, që pritet të shoh dritën në Tiranënga miqt çamë.

Këngë Ilirshte-2015

Monografi për mësuesin Tahir Abazin Berisha, 2015

Rrefej diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke

Çmimet letrare

2011 Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë”

Viti 2012 çmimi i parë prap në poezi nga “Të Rinjtë e Çamërisë”

Viti 2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan

Viti 2012 Personalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare

Viti 2014, çmimi i parë në Flakën e janarit Gjilan në poezi

Viti 2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopoli, Milano Itali.

 

Viti 2016 POET NDERI,nga Abeceja poetike,Sfilare,Shkup

Viti 2017 çmimi i parë, Bardi I, Esat Mekuli.

Viti 2017 çmimi i parë në poezi nga Konkursi i Bibliotekës se qytetit në Ferizaj

Viti 2017 çmimi i parë –Sofra poetike,,Ymer Elshani’’Drenas.

 

Viti 2017 - Ambasadori i poezisë në botë-Dante Maffia

Zotit. AGIM DESKU

Jemi të nderuar t`ju komunikojmë se:

VELIERO Organizata Letërsi dhe Kinema, ka zgjedhur në mesin e veprave të tjera, veprën tuaj poetike "SONTE JAM EMRI YT"

Do të ishim të nderuar që t`ju kemi në mesin tonë më, 7 maj 2017 në Grand'Hotel BALESRIERI (Torre Melissa), në mënyrë që të prezantoni veprën tuaj dhe t`ju dorëzojmë çmimin e merituar.

Jemi mirënjohës nëse do të na nderonit me prezencën tuaj në event.

Përshëndetjet tona më të përzemërta.

Presidenti

Francesca Gallello

Nga Agim Desku

 

Tangara

 

(80 km afër Athinës ka jetuar Tanagra,

Hyria më e bukur Pellazge)

 

Mbi flokët bishtaleca

Të hedhur mbi kokë

Gërsheta më ngjanë

Në ma të bukurën

Hyjni.

 

Në Arkide e shndërruar

E vetmja HYRI

Në dheun dardan

Shqip më foli me shekuj

Para Krishti.

 

Vetëm unë nuk e di

Cili jam

Në cilën tokë zbrita

Mbi cilin yll Davidi

U rrita.

 

Në djep e varr

Cili jemi më shqiptar

Kur e rujta cilin kryqin

Unë Rugovasi me shallë

Të bardhë.

 

Shih nën dhe varri

E gjej edhe nga një emër

Si plagë shpirti e zemre

Mu në ballë si yll lirie

Të kësaj toke dardanie.

 

Rrënjë Pellazgësh

Ilirishte

TANAGRA një HYRI

Hyjnish para zotit

E para e botës.

 

Gjashtëmbëdhjetë shekuj

Para KRISHTI

Foli shqip

Në Arkide.

 

Shkodër, 13.4.2013

 

Flokët e mbretëreshës

 

(TANAGRES, hyrisë pellazge, që ka folë

Shqip 16 shekuj para Krishti 80 km, afër Athinës)

 

Mbi sy lidhë

Supët e jetës

Botën ngrit ozonit

Më flet vargut tim.

 

Tanagra kthen historinë

Butrintit pellazg

Gjashtëmbëdhjetë shekuj

I vënë pas Krishti.

 

Kujtime falë

Bishtalecave të shkruar

Legjendave.

 

Hëna ruajt i ka buzëqeshjen

Dielli i fali dritën

Ngado që fluturojnë shqipet

Eh,ç ̒më kujtove emrin tim.

 

Pas teje Tanagra

Bota u hodhë në djall të vet.

 

Vetëm engjëjt shëruan plagë

Dhimbjen ma moren kujtim.

 

Nuk e merituam ndarjen në dysh

Në asnjë shpirt atdheu.

 

O zot sa të fala

Për vargun e Tanagres.

 

Më, 10.03.2-15

 

Bota lindi nga ti Tanagra

 

Kur engjëjt zgjojnë heshtjen

Ëndrrat kthejnë në buzëqeshje fëmijërore

Në lumë loti të hedhë vet zë yjesh.

 

Krejt zë zane u bë shushurima e pyllit

Dëgjoj kah këndon këngë lumturish

Se si bashkojnë zërat me vargje poeti.

 

Me cilat ngjyra të pikturoj sytë e tu

Tanagra.

 

Për emrin tim shqip që ma fale

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti.

Ah,dhe lutjet

Lutjet e zotit për brezat e fisit tim

Pellazg.

 

Mos më ikën më nga fuçitë e vargut tim

Janë dëshmi e diellit kur shndërritë lirinë.

Kthehu e fundose fatin tim të shejtë

Më bashko në një trup të vetëm Shqipërie.

 

Krijo luftëtarë lirie e atdheu të shqipeve

 

Bekoj në princa dashurish së zanave.

Le të mbjellin farën e hyjnive

Kujtim për botën e njeriut të ri.

 

Sot zgjodha më të bukurën e detit

Të ëndrroj se si marrin frymë trëndafilat e saj.

 

Vallë a ka kuptim jeta pa flokët ngjyrë gështenje

Që ḿ i mbulon ëndrrat e jetës sime.

 

Sonte u ktheva në pasqyrë me ty Tanagra

Jam zëri yt mijëvjeqar, pellazg të thonë

Ke shpirt e zemër, je vet Shqiponjë.

 

Mos më humb në asnjë kohë të shpirtit tim

Tani je koha ime, relikti im.

 

Jemi amfitatri i Butrintit

Aty kemi rrënjët pellazge.

 

Bota lindi nga ti Tanagra

Dhe nga vargu im hyjnor.

Më,19.03.2015

 

Mbi lotin tënd e shkruaj vargun tim

 

Mbi lotin tënd e lexova emrin tim

Si varg i tretur na vjen sonte

E shkruar vargut tim.

 

Vetëm kujtimi yt mbetet

Tek emri TANAGRA.

 

Sa herë u bëra kërkimi yt

Kur shekujt i luftoja.

 

Eh, sa herë edhe u talla

Me vetë djallet që ishin

Fytyra gjithfarë bishash

Sonte sa u skuqa.

 

U bëra vetëm kockë

Ëndrre.

 

Baltë hëngra për ta rujtur

Fjalën shqipe.

 

Mbi fatin tim të shndërruar

Në engjëj të fisit tim

Pellazg.

 

Të shkruar në djep e varr

Të rujtur si margaritar

Të emrit të falur

Nga zotnat

E nga Pellazgët.

 

Si agim të lirisë.

 

Sonte për pak e takova lotin tënd

Rrugëve të Athinës

Shqip

Ku ma qajti fjalën

Mikja ime prej ylli.

 

E falur nga zotnat

Eh,uratë u bëra vetë

Unë biri i TANAGRES.

 

Shekujt i numërova

Me dheun e kësaj toke

Mbi dritën e gjakut tim

Sikur të isha vetëm përrallë.

 

Fatin nuk do ta nënshkruaj kurrë

Pa ty TANAGRA

Vetëm me ty jam dheu i kësaj toke

Dnebabaden si flori.

 

Më engjëjt të shkruar vargjeve

Pasqyrë e e saj

Mretëreshë bukurie.

 

Vetëm emrin Hyri e mbanë

Më e bukura prej më të bukurave

Detit si përrallë.

14.4.2013

 

Si të lundroj

(Mikes se shndërruar në TANAGRA)

 

Si të lundroj mbi këtë emër

Që kam si zemër

E kam si lot.

 

Dje e sot

Në çdo mot

Këmbas eca

Detit kryeneq

Të dhimbjes e krenarisë

Të mallit e të magjisë.

Se sonte u ngrita

Mbi secilin djall

Fytas edhe me Bajloz deti

Mbi cilat valë u bëra

Vullkan zemre

E lopatë barkash.

 

Vetëm sonte nuk e dua mbytjen

Më shpeto vetëm ti

Dora jote të më mbaj

Se vetëm sonte e dua jetën

Për pak mila jam, Ti

Tangara

 

Eh, sa më dhëmb ky det

Kjo natë

Ky engjëll

Fluturim më rri

Përqafimit tim.

 

Vargun ma shkruan

Në shpirt

O zot si të dëgjoj

Në cilën valë deti

Ma trete kujtimin.

 

Në cilën pulëbardhë

U shndërrove

Ma thuaj se sonte

Do je mike shpirti

Ose shndërrohu

Në fluturë pranvere

Ta vëj emrin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat