Për ty

Kultura

Për ty

Nga: Ramiz Spahiu Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:50
Ramiz Spahiu

Për ty i lutem Zotit çdo ditë

Edhe në mbrëmje pa i mbyllë sytë.

 

Fill sapo zgjohem, sytë sa i hap

Lutjen për ty e filloi prap.

 

Lutem për ty ditën nën hije

Lutem për ty edhe natën me yje.

 

Në të gjitha festat lutem për ty

Edhe në festën e Vitit të Ri.

 

U luta per ty edhe herë tjera

Sa ishte dimër, kur erdh’ pranëvera.

 

Për sukses n’jetë, për shpirtbutësi

Mendoj dhe lutem vetëm për ty.

 

Për ty i lutem Zotit me shpresë

Për ty do t’lutem deri sa t’vdesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat