Ramë Lahaj perfomon në koncertin për nder të 20-vjetorit të çlirimit në SHBA

Kultura

Ramë Lahaj perfomon në koncertin për nder të 20-vjetorit të çlirimit në SHBA

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:16
Ramë Lahaj

Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, mbrëmë ka magjepsur audiencën në Uashington ku performoi në koncertin për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ky koncert ishte organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA së bashku me Washington Performing Arts.

Ambasadorja Vlora Çitaku deklaroi se Lahaj me zërin e tij fantastik i dëshmoi audiencës së së zgjedhur në Uashington se talenti nuk njeh kufij.

Po ashtu, pati edhe një pikë të veçantë në këtë koncert ku u paraqit Vasel Shkreli i cili solli tingujt autokton të lahutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat