Çaste që s`harrohen

Kultura

Çaste që s`harrohen

Nga: Dea Halimi Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:01
Dea Halimi

Viti rrjedh, koha ikën. Tashmë veç kemi arritur gati në fund të vitit shkollor. Me notat e arritura gjatë muajsh të ikur i kujtojmë dhe pesë vitet e kaluar me mësuesen, me të cilën do të bëhemi tepër të afërta/ E ja, prapë mësimi, prapë mësuesja. Dy gjëra të paharruara për nxënësit.

Shikoj nga dritarja bie shi me furi.           

Tërë ditën bie shi e - Koha rrjedh vetëtimthi, ndërsa ti sa herë e kujtojmë mësuesen na zgjohen çastet, datat, ngjarjet. Na zgjohen emocionet. Lidhemi me kujtime. E kujtime  të bukura ka shumë. Ndoshta pse koha me mësuesen po ikën. Veç kujtimet mbesin. Veçanërisht më kujtohet çasti e fjalët e këputura nga mësuesja, ndërsa ecja e emocionuar, në mendime çfarë të thosha për librin tim të parë  “Yjet farfuritës”, ku kisha bërë përpjekje të prek shumë inserte nga jeta e mësimi i shkronjave shqipe. Në emisionin e RTK-së isha e ftuar të flisja për këtë libër. Ecja e flisja me vete, e hutuar. Mësuesja do të ketë hetuar shqetësimin tim. M`u afrua. I shpjegova për çfarë bëhej fjalë dhe pse duhej të shkoja më herët  nga shëtitja në lulishten e qytetit, ku loznim të hareshëm e gjithë klasa. Ajo më shikoi në sy dhe me një buzëqeshje të lehtë më tha: “Mos të kesh shqetësim. Ti ia ke dalë të shkruash një libër e të brengos një fjali në një emision. Unë dhe e gjithë klasa do të të mbështesim! “ Më përqafoi, e unë ika. Mendimi tashmë, vite më vonë, më jep forcë, atë forcë të cilën, te ne e ka mbjellë mësuesja. Tashmë, ndërsa e kujtoj këtë çast, më rrjedhin lot, të cilët zgjohen fshehur në brendi. Shihen e fshihen, pikërisht siç shfaqen e ikin yjtë Farfuritës, siç zgjohen kujtimet në librin tim të shkruar për secilën shkronjë nga një ngjarje, nga një insert për t`u mbajtur mend, për të jetuar gjithnjë me të dhe për të zgjuar hapësirën e përhershme të kombit dhe trokitjen e zemrës.

Kujtime ka shumë kaq sa ka dashuri, për  të dashurit që i duam e na duan. E ndonjëra nga këto dashuri e djeg letrën e vjen e prapë na futet në pikën e gjakut prej së cilës del, të kthehet prapë në zemër.

Këtë gjë e kam gjithnjë në vete. E kam fletë ditari që shkruhet e jeton e zgjohet sa herë ta lexosh ti e të të pikin lotët mbi të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat