“Gjergji im” e Beqirajt, poezia më e bukur në “Netët Korçare të Poezisë”

Kultura

“Gjergji im” e Beqirajt, poezia më e bukur në “Netët Korçare të Poezisë”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:50
Naime Beqiraj në “Netët Korçare të Poezisë”

Me ndarjen e çmimeve për krijimet më të arrira, në qytetin e Korçës kanë përfunduar “Netët Korçare të Poezisë” të cilat nga ky vit e mbajnë emrin e lirikut të njohur korçar Skënder Rusi.

Në qytetin e serenatave, në Korçën e tradites dhe kulturës sivjet u zhvillua edicioni i njezet e katert i Netëve Korçare të Poezisë ‘Skënder Rusi’, aktivitet ky i organizuar nga Biblioteka Publike ‘Thimi Mitko’ në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve ‘Bota e Re’ dhe me mbështetjen e Qendrës së Artit dhe Kulturës e Bashkisë  Korçë. Kjo ngjarje e riktheu qytetin në pikë reference për poetët e përzgjedhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Zvicra, Greqia, Hollanda, Vjena, Turqia dhe SHBA, si: Flutura Açka, Petrit Ruka, Agron Tufa, Entela Kasi,Sadik Bejko, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj, Lucilla Trapazo, Iskra Peneva, Sema Guller, George Wallace, Craig Cyurz etj.

Nata e parë u zhvillua në formë spektakli në hollin e Teatrit ‘’Çajupi’’, ku poezitë përshëndetëse të poeteve pjesëmarrës u interpretuan nga aktorët e mirëjohur: Zamira Kita, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Ilda Pepi, Paola Kodra e Lola Meta.

Gjatë tri ditëve sa u zhvillua ky aktivitet, ndër më prestigjiozët në botën letrare shqiptare, u mbajtën edhe shumë ngjarje duke e kthyer Korçën në qendër të artit dhe të kulturës. Edhe këtë vit u zhvillua mbjellja e një peme me ç’rast ishte zgjedhur shkrimtrja dhe botuesja Flutura Açka si e ftuar nderi me mbjelljen e pemës simbolike me emrin e saj në: “Lëndinën e Poeteve”.

Gjithashtu, poetët u njohën me magjinë e arkitekturore  të qytetit, vizituan muze të shumta të qytetit, bënë shëtitje në rrugicat me kalldrëm dhe në Pazarin e Vjetër, ndërkaq mbrëmjet ishin të rezervuara për muzikë serenatash korçare.

Çasti kulmor i festivalit ishte parakalimi i poezisë botërore dhe shqiptare në në Galerinë Permanente të bibliotekës së qytetit. Poetët pjesmarës në përcollën si një fllad lirikash poezitë e tyre para jurisë të drejtuar nga Flutura Açka, Petrit Ruka,  Skënder Rusi, Dhimitraq Orgocka e Blerta Belliu e cilai ndau këto çmime: Çmimin Poezia me e bukur e fitoi poetesha Naime Beqiraj nga Kosova; Çmimin Kurora e poezise e fitoi poeti George Wallace nga SHBA, Çmimin " Dritero Agolli" iu nda poeteshës Sema Guler nga Turqia; Çmimin “Asdreni" i takoi përkthyesit dhe shkrimtarit Agron Tufa, ndërsa Çmimi Special e fitoi poeti i ri Albi Lushi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat