Ëndrra e një fëmije

Kultura

Ëndrra e një fëmije

Nga: Marsela Koci Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Pa kufi. Ndergjegje, barazi, Liri

E pashe kete nate , te bukur, tek buzeqeshte, te ndriçuar siç kish qene gjithmone ai. Me buzeqeshte tek me ofronte nje cigare.

Trasmetonte nje Drite ne atë shikim paqesor dhe te sinqerte qe me çoi te udhetoj ne vende te largeta nga Bota e jashtme.

Me tregonte jeten te perbere nga dashuria dhe gezimi, nga nje liri dhe ndergjegje e mendimit personal

Nje jete ndryshe nga ajo qe me rrethon

Pashe njerez qe jetonin te lumtur duke punuar token dhe prodhuar me bollek Kishte shume ushqim per ti ngopur te gjithe dhe nuk kishte lypesa apo femije qe kerkojne leke rruges.

Shtepite i ndertonin ata duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe s’kishte padrone qe t’ju paguaje qerane

Kishte gra dhe burra qe drejtonin punet, te gjithe politiken e benin bashke dhe merrnin vendime

Kishte kodra te mbushur me ullinj, agrume, rrush dhe peme dhe njerez te lumtur qe kendonin ne lendina te gjelberta

Gjyshet rrinin me femijet dhe kujdeseshin per niperit, nuk kishte badante dhe kolf te paguar per t’ju bere ysmet.

Kishte kuaj qe terhiqnin karroca perplot ushqim e material

Kishte diga lumi qe prodhonin energji pa pasur nevoje per nuklear qe ne njerez shkaktojne fatkeqesi

Ne kete vend ishte ndryshe jeta punohej per te jetuar dhe nuk jetohej per te punuar pa mbarim

Nuk ekzistonte konkurrenca sepse te gjithe merrnin te njejtin shpejt

Kim dhe kishte polica sepse nuk ndodhte asnjehere asnje problem

Menyra e jeteses ishte shume ndryshe nga Bota ku jetoj, ajo jashte qe me pret “Mos më ler te shkoj nga Kjo mrekulli, te lutem shok, compagno mos me lere te ik”.

Ai m’u pergjigj: “Prandaj te solla ketu se Ti duhet ti tregosh Botes atë çka pe dhe ti besh te ndergjegjshem qe nje Alternativ ekziston gjithmone ndaj asaj ku ata jetojne”. U zgjova e lumtur dhe do te vazhdoj te jem sepse mbreme u njoha me çka eshte Jeta, ajo e vertete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat