Në kohën e Haxhi Qamilit Franca dhe Anglia çuan përfaqësues për të bërë marrëveshje me te.Kur u vu në dijeni për këtë ndërmjetësi,ai u pergjigj:”Nuk kam nevojë për Francën dhe Anglinë deri sa kam me vete Kavajen edhe Peqinin.”
Anektodën ,disa të tjerë ,e tregojnë edhe më gjatë.”Shohim entuzizëm te përkrahësit, por pse nuk çohen në këmbë nuk e kuptojmë?”Dikush këtë pyetje e vë në gojën e francezit dhe anglezit të asaj kohe ,të cilët ishin secili më i gjatë se shkoku. Disa tjerë këtë pyetje e lënë në gojën e Ahmet Zogut.Ka ,dhe bëjnë be e rrufe,se e kanë dëgjuar me veshët e tyre,kur e ka thënë Enver Hoxha. Nuk po e zgjas më se kush e tha,pse e tha ,si e tha,se me këtë punë merret historia.
Me të drejtë dikush mund të pyes:” Fatmir pse t’u kujtua kjo anektodë e vjetër?”Eshtë vetë zoti Hashim Thaçi që ma kujtoi: “ Nuk kam nevojë për Europën, sa të kem me vete Shqipërinë dhe Çamërinë.”- deklaroi para ca ditëve ,në nervozizëm e sipër,për mos heqjen e vizave për kosovarët.
Rastësia është, se Hashim Thaçi e Edi Rama janë të gjatë, ndëra Haradinaj edhe Meta të shkurtër.Të gjatët, ankohen për të shkurtalecat ,për mungesë entuziazmi, sepse nuk i shohin të ngrihen në këmbë.Dy të akuzuarit i diagnostikojnë gjatoshet të paaftë,se nuk e shohin ,që ata janë tërë kohën në këmbë, për të mirën e Kosovës dhe Shqiperisë.
Pse zoti Hashim shkon mirë zotin Edvin, besohet se e ka edhe mbështetjen e tij. Me cilin lidër të çamëve ka krushqi? Meqë kesaj pyetje, zoti Ashim nuk i jep përgjigje të saktë,na mbetet të arsyetojmë. Kryetari i partisë së çamëve,në Shqipëri ,ështe zoti Idrizi, i cili e ka prishur krushqinë me zotin Edvin. Nuk ka mundësi ta pranojë zoti Idrizi, t’i japë mbështetjen e çamëve,në një kohë kur deklaron se jam vëlla me Edvinin.
Ka edhe një shteg tjetër.Në Bruksel ,njëri deklaron, se jam kryeministri i Çamërisë. Edhe nëse i jep mbështetje zotit Hashim,nuk e njeh askush zotërinë në fjalë. Ai nuk i ka çamët për vete, prandaj nuk ka faj,nëse me urdhër të tij, ata nuk shkojnë pas zotit Ashim.
Nëse zotit Ashim, i shkon mendja ,se hap luftra në Gadishullin Ilirik,për të ruajtur karrigen e vet,e ka absolutisht gabim.Në 1999 Beogradin e bombardoi NATO . Këtë fakt, zoti Ashim, nuk ka asnjë arsye t’a neglizhojë në arsyetimet e tija.
Kur u hap tuneli i Kalimashin ,në inagurim,na u prenzantuan tre vellezër: Erdogan, Thaçi dhe Berisha.Në zallamahinë e arsytimet të tij,zoti Thaçi nuk jep asnjë shpjegim pse u prish me vëlla Salinë. Eshtë e njohur, që në Prizren, zoti Ashim prezantoi se vëlla ka Edivinin dhe Erdoganin, por nuk ka thënë asnjë fjalë që vëllanë e madh e ka bërë lanet.
Edhe nëse i ka mbetur hatri,nuk ka pse e shan vëllanë e madh ,la e pe la, në media të ndryshme. Sali Berisha i ka shumë deshirë replikat,prandaj nuk ia priton për t’u kacafytur, se ushqehet çdo sekondë më të dhënat e qyterarit dicital. Në Tiranë janë vënë bastet,një për Salën,e pesë për Ashimin,se kush do të fitojë në grindjen e tyre. Kacagjelëria ,për të mbajtur një karrige me zor,vetëm se fëlliq shqiptarë anëkënd globit, se të mira nuk ka asnjë.Ju lutëm mos u zini më! Na fëlliqët çdo ditë.