Këto ditë e pa dritën e botimit revista “Shqiptari” me poeteshën e talentuar rumune Mariana Grigore, si dhe antologjia “Dhurata Hyjnore” me tetë poetesha rumune, njëra ndër to duke qenë edhe M. Grigore. Revista “Shqiptari” me një traditë 131 vjeçare të botimit me ndërprerje (1888-2019), del me 50 faqe në kolor, me poezi, kopertina librash dhe fotografi. Mariana Grigore përshkruan me pak fjalë vetëveten si një njeri kompleks në thjeshtësinë e ndjeshmërisë dhe në kompleksitetin e përvojave. Ako thekson ndër të tjera:
“Shkrimi është oaza ime, nga e cila pij flatra fluturash dhe pastaj fluturoj nga përditshmëria e mbingarkuar nga mosëndërrimi i përjetshëm në botën e paasflatuar të Universit. Kjo jam unë, përballë do burimeve biografike që thonë për mua se: U linda në Tërgovishte, Dambovita, më 7 Shtator 1969. Kam absolvente e Gjimnazit Ekonomik në Tërgovishte dhe e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Bukureshtit. Punoj në Bankën Tregtare Rumune - Drejtimi Juridik, Departamenti i Gjyqësisë, në pozitën e këshilltarit ligjor. Viti i debutimit letrar ishte 2017, kur kam botuar librin me ese/poezi në prozë "Tabelat per shpirtin e ngrohtë", me ilustrime të bukura nga piktori dhe grafijabti bukureshtar Mihai Catruna.
Paraqitjet tjera: Revista "Eminesciana", Antologjia letrare e revistës "Eminesciana", Antologjia me shënime, reçensione, kronika dhe komentare kritike "Dogana e Ëndrrave", Anthologjia “Vatra e fjalëve” dhe "Vjeshta e fjalëve”, botuar nën patronazhin e eCreator, Antologjia kolektive e kritikës letrare, Letërsia e Kalimarës”, dhe Revista e poezisë Parnas XXI - vargjet e djeshme dhe të sotme. Nga shtypi doli kohët e fundit vëllimi i poezive ,,Dashuri në udhëkryq të përvojave", të cilin, me një përkulje shpirtërore, ia kam dedikuar nënës sime.”
Nuk kam fjalë!
Ajo që është përtej rrokjes,
Është bërë një dukuri e thjeshtë e qenies sime
Po shikoj përmes tingujve
Dhe me mahnitje zbuloj në mua lëngun
Gishtat ,ë rrjedhin në modele të nyancuara pa formë
Dëgjoj largësinë dhe ia ndjej pulsin e ndezur
Në pșrpjekjen që ma shqetëson, paqen
Shikoj me kujdes natën rreth orëve
Ai qëndron në orën ku kam fshehur çastet e magjepsura
E ndjej fajin e gremiës së rënë në ,ospërfillje të shkretë por,
Nuk më ha palla për frikën e saj të shpuar me dritë
Po dridhem.
Pranë tëmthit më kullon fërgëllimi
Spazma ëndrrash më vlojnë imaterialisht në mendime
Një uri e brendshme gëlltit kofshët e harkuara në braktisje
Po qaj... apo i tund leshrat e zeza në ajrin e egër?
Nuk kam një fjalë...
Vetëm një çift tingujsh nga një botë tjetër.
Ri (ndërtim)
Po shkojmë në harresë dhe mendojmë se kjo është një ëndërr
Një kujtesë e shkurtër fluturimi rrahë krahët
Si në leksionin e parë fluturues të mendimit,
pa na paralajmëruar se yjet nuk rreshin gjithmonë me qiell
Unë kurrë nuk kisha durim
për ta rradhitur me kujdes mendjen
për t’ afruar me vetëbeten
dhe kur prekim përshkrimin tonë
për të pranuar mangësitë tona ajrore të tërësisë
Bëjmë pyetje të shkruara nga të tjerët
kënaqemi me përgjigjet që na kënaqin vetëbesimin,
rendim pas ikjes së dukshme
dhe nuk përparojmë veçse nga një distancë,
në një tjetër pamje
Kur zgjohemi në terrin e hijes
Përpiqemi të trembur të mbledhim germa,
për të rindërtuar kështjella prej rëre
për kohën e shndërruar në klepsidër
Dhe sërish kthehemi...
Nga vendi ku kam harruar të shkojml,
edhe pse një presje humbur, ende pyet veten
nëse ia kam gjetur çelësin e fjalës
Ma huazoni një zemër?...
sot, unë dua të ndërtojë një piramidë të jetës
Dilemë
Për një kohë të gjatë,
ndjej se të gjitha gjërat janë distanca të pasakta
Kur u afrohem atyre, ata rriten me dy koka si hijet e pemëve
derisa edhe gurët shumëzohen me hapat që shkelin
nga një fund prej strralli deri në fund të klepsidrës
Nëse unë pengohem prej rrënojave të ditëve
bien në kohën e brendshme të të çarave
që ma vidhosin transparencën e netëve
me një hënë të shtrënguar
Preferoj të shkoj në një rezonancë të shurdhër
të një të djeshme pa të nesërme
mbushur me ujë në fillim të mbarimit të lotit
Për një kohë të gjatë,
e ndiej shpirtin tim të harruar në rrugën e madhe
Shtigjet malore nuk e shohin më pyllin e një vlastari të tillë
me gjemba të lulëzuar
më gulçohet zemra ime nga përplotnia e ajrit të mbytur në burime të thata
dhe trupi merr formën jomateriale të zemrës së gjallë
Për një kohë të gjatë,
e kërkoj veten në konfuzionin midis meje dhe retorikës agonizuese
,,To be, or not to be – that is the question"
Mos të jetë vallë kjo pyetja?
Mërgim
Sa mirë është të të pëshpëris e dashuruar
Tani, kur u ktheva nga shtegtimet e zeza të natës,
të të ndjej si një puhi me flatrën e vesës së mëngjesit,
e shpëtuar nga kthetrat e eklipseve klandestine
të të prek me vesën që ka rënë nga syri i dritës,
e zhveshur nga ndjenja e të ftohtit
trupin të ta përfshij në një çast heshtjeje
shumëzuar me urinë e gishtërinjve që gatiajnë një braktisje
Çfarë ndjesie pa kohë ka hapësirën që ma ndërton murin
ndërmjet pulsit të përpëlitjes dhe gëlqeres së bardhë
të dridhjeve të kofshëve nën të cilat zoiejnë thellësitë
e harkuara në krahëror
Dua të them se koha ka durim të presë në një skak, por,
nuk e di se si drita do të rrjedhë nëpër anijet e fshehura prej nesh
ose, nëse Ariadna e la fillën e fijeve në rrugën e gurëve
Unë e di vetëm atë që nuk e di...
se vetëm në këtë tokë
do të strehojmë pritjen në një shpellë të mbushur me lule drite
që mugullojnë në zemër,
një livadh i lëmuar nga amnezis e së kaluarës
Mund të shpërngulesh në mua...
kanë lulëziar shtojzavallet në natën e engjëjve!
Drejtim unik!
Ne jemi hijet e tokës
të projektuara në plagët që na dhembin në diell
Ne nuk e njohim stigmën
nga trupi i kalimit pa gjurmë përmes hapit të qiellit të varrosur
Ne shikojmë përmes pasqyrave të pasme,
të zeza brenda imazhit të fshirë nga njollat e bardha
Nuk kemi arritur në vendin ku të shkojmë
dhe ende duke i përshtatur nga pas hapat
jemi kthyer në të njëjtën pikë me shumë kujtesë
Të fluturojmë, nuk mësova mësimet e ecjes nëpër çarje
Qielli nuk është thjesht njolla e kaltërt që na shikon nga lart poshtë
dhe na pyet ndonjëherë për shiun e realitetit prapa shpirtit
Nuk ka dritë me hije
as hije në kalimin e krahëve nëpër portat e doganave
Çdo gjë është vetëm një lot në lumin e ankesës
që na thërret për të tharë mosmiratimin tonë
në shkëlqimin e shpërndarë të çlirimit
në një tjetër rilindje..
Sigurisht, ne do të duhet të mësohemi
me dritën në atmosferën që dhemb!
Vendi im i fshehtë!
U tërhoqa nga pakujdesia e pamatur e mendimit të pashprehur
i cili më pyet me obsesivitet nëse simetria është një masë,
ose një ndjenjë që era e vendos në antitezën time
mes ngjyrës dhe dritës
I mbyll sytë e mendjes sime në vetë-harresë,
shkel me gjurmët e hapave të varur në kyçin e këmbës të kohës
nga e cila ata pijnë sutat hyjnizimin e të kuqës më feta të papastra
dhe prekin errësirën që mbetet në hijen e kujtimeve
me vijën e horizontit midis infinitit dhe thelbit të distancës
Unë jam i uritur nga ky shkëlqim i përhapur
të cilën unë e prek me heshtjen
midis mishërimit dhe rimarrjes së ylberit
Jam duke prekur gishtat e imazhit të rilindur,
Përmbylljen e një derë që më thërret nga jashtë
Shkëputem nga ndjenja tokësore se kam qenë glonë
dhe mbaj sekretin e lindjes në zjarrin që më djeg në zurrë...
Duke parë flakën,
vetëm zi do të kuptosh pse po të thërras
kur shakmisja e shpirtit e kërkon ngjyrën e fundit.
Alfabeti pa numra!
Gjithmonë ka një fjalë që po bredh
e merr fluturimin në jëmbë dhe si një anahoret i shkatërruar nga bota
e thyen heshtjen nga zanorja vokale e zhurmës
Ajo vrapon sipas hapit të britmës,
me shpejtësinë e dritës gjithmonë të ndezur,
duke goditur timpanin e çarë në majnitjen e çekanit
që troket me fuqi hekurin e nxehtë mbi kudhrën e shenjave
që kërkojnë me obsesion,
pastaj ankohet për pamundësinë për të pikturuar presje në caqet e fluturimit.
Gjithmonë pyes veten se pse pikat e finishit janë ndalesa tjetër
Ndjej se në një stacion me trena të thyer në peronin vijues
të cilët i humbën biletat e blera në kioskin me përgjigje.
Uluem në një cep që nuk din të lexojë orkolin nga Delfi
për të pikturuar thënien, "Njohe vetëveten!"
në hieroglifet e orientuar nga e majta e rrahjeve të zemrës,
drejt kolonës së pafund
Vetëm kështu do të mësoj alfabetin pa shifra...
Një e djeshme pa të nesërme!
Këtë mëngjes
u lind për të satën herë,
një hije e lagësht e dritës
Ajo qau nën çatitë e pemëve
bosh nga qyqet që kërkonin strehim ose,
nga shiu në shpirtrat e degëve
i cili fryn në zjarrin e shuar të strrallit
E shoh mykun në një cep të trotuarit
të lulëzuar në buzën e një grope me qoshe
Është i pambrojtur nga britma e spërkatjeve
që bien në shndritjen e baltës së shadeve të ndezura
thuajse vajton kujtimin që ende dhemb në surdinën e pritjes
Ta dëgjoj buzëqeshjen e lulëzuar në dritën e përkëdheljes,
kërkoj në krisalidën e shuplakave që nuk mbledhi flutura,
atë vjeshtë me vorbulla të braktisura nga momenti i ngrirë
në mallin që donte të më thotë përmes rrokjeve: "Kam ardhur"
Do të doja t’ia lulëzoja gurin dhe vdekjen
për ta kthyer në një ditë të paprekshme të festës
me lule në fierishten e kohës që u largua.
Gjithçka është prapa, por,
ende shpërndahen në vendin e rilindjes,
fletët e kalendarit të dashurisë ...
Dhe dita qan
zjarri i mbërthyer në "përgjithmonë".
Kujtesa e jetës!
Asnjëherë nuk dija asgjë për vdekjen
veç se diku shembet një fushë mbi malet me kokën poshtë
Kur ai prek hapin e çmendur,
pas shputave rriten therra që shpojnë në shpirt, dielli
Nuk e dimë nëse kalimi në të bardhë
është pastrimi i zi në të cilin kemi shtypur kërmijtë,
as rritja e barit nuk e dimë nëse rritet në të gjelbër
kur parajsa numëron ditët me stepa të lëna n’kujdesin e zjarrit
Nuk e dimë as se kush jemi, ku apo pse
dhe në qoftë glina që na rrjedh në trup
ishte uji i gjallë nga lumi pa breg.
Nuk kujtojmë asgjë përveç harresës
dhe mollën e mosmarrëveshjes së kafshuar nga mëkati
Në kujtesën e farës së pabanuar
vetëm kaltërsia e thurur nga fijet e lindjes do të mbetet
dhe se pylli me lëndinën e kthyer në pëllëmbën e gjethit
pa të cilën trungu do të ishte vetëm një dru... dhe aq
Edhe me një jetë po bëhet pranvera!
Uji dhe zjarri!
Digjen,
qirinj të përshkruar nga ëndrrat blu në zjarret pëlcitëse
Në turrën e heshtjes,
drurët përgjojnë me strrallin në mitër
dhe numërojnë shkëndijat nga prrushi që përvëlon solarisht
Ndjej ethet e ekuacioneve me barazi të panjohur
në shushuritje të gjallërisë që prekin ekstazën e hënës,
kthimi në kuptimin parësor
Në trupin e dritës,
ndjej rrëshqitjen
e falangave të shkarkuara të netëve pa gjumë
Pagjumësia po vlonte në pritje
çdo sekondë e dytë e orës që dëshiron t’jetë e përplotë
Ndjej trupin e dematerializuar pas shpinës së thirrjes
Bërtet senzacioni i dritareve në hijen e jehonës së flladit
me një britmë të kuqe duke përgjakur zambakun e luleve të acarit
Digjen,
brigjet e lumenjve që kalojnë zanafilla të kthyera nga rruga
në urën aktinike të një aksiome me një ndjenjë të jetesës
Digjen,
Shekuj mëkatesh në qiejt me numër të padrejtë
dhe shikojnë pragjet si rrëshqasin mbi bërthama shegash
në tokë të dendur
Digjen,
në avatarin e rilindjes,
e diela e lojës me dy hemisfera priftërore
që ndan përjetësinë me emëruesin e përbashkët me shpirtin
Digjen... po ato ndezje të ndarjes në iluzionin se haraçi është zjarr ...
Digjen... mes jush dhe mes nesh, pa shenjën e ujit!
AUTOBIBLIOGRAFIE
Despre mine?! M-aş descrie în puţine cuvinte, ca fiind un om complex în simplitatea sensibilului şi simplu în complexitatea trăirilor. Scrisul este oaza mea de frumos, din care beau aripi de fluturi şi apoi zbor din cotidianul supraaglomerat de terna nevisare, în lumea neasfaltată a Universului. Aceasta sunt eu, în faţa unor date biografice care spun despre mine că: M-am născut în Târgovişte, Dâmboviţa, pe data de 7 septembrie 1969. Sunt absolventă a Liceului Economic din Târgovişte şi a Facultăţii de Drept din cadrul Universităţii din Bucureşti. Lucrez în cadrul Băncii Comerciale Române - Direcţia Juridică, Biroul Litigii, în funcţia de consilier juridic. Anul de debut literar a fost 2017, când am publicat volumul de eseuri/poeme în proză “Tablete pentru suflet cald”, superb ilustrat de pictorul şi graficianul bucureştean, Mihai Cătrună. Alte apariţii: Revista “Eminesciana”, Antologia literară a revistei „Eminesciana”, Antologia de note, recenzii, cronici şi comentarii critice “Vama Viselor”, Antologiile “Vara cuvintelor” şi ,,Toamna cuvintelor” publicată sub egida eCreator, Antologia colectivă de creaţie literară ,,Literatura din Călimară," şi Revista de poezie Parnas XXI- versuri de ieri şi de azi. De la tipar, a ieşit de curând volumul de poezii ,,Iubire la răscruce de trăiri”, pe care, cu o înclinare a sufletului, l-am dedicat mamei mele.