Dëshiroj

Kultura

Dëshiroj

Nga: Zymer Mehani Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:48
Zymer Mehani

Dëshiroj

Të harroj

Kujtimin e mërguar

Për një shpresë

Të pashpresë

Duke shpresuar

 

Dëshiroj

Një dashuri të brishtë

Për ta harruar

Duke dashuruar

Një zemër

Të padashuruar

 

Dëshiroj

Ta kujtoj

Një çast shumë të bukur

Kur me afsh më puthi

Buza e paputhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat