Meselera si ngahera….

Kultura

Meselera si ngahera….

Nga: Sevdail Hyseni Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Sherri

Miu buburrecit

I tha në hajgare,

Pse kaq të vogël

E ke kokën, ore… ?!

 

Për mend’ o zotëri

S’kam fare shkollë,

Por, ama, belin,

Pse e ke të hollë?!

 

Belin për hijeshi

E kam torrollak,

Po, por, nga poshtë

Ma ke gjithë atë bark!

 

 

Kujdes byrazer

Ma plase vrerin,

Poshtë mos më nguc

Se ma sheh sherrin!

 

 

FAQJA ME PAMBUK

 

Berberi duke rruar

Myshteriun Faruk,

Fët e pret në faqe

Fët një copë pambuk!

 

Prerjet përsëriten

Disa herë tërkuzë,

I mërzitur myshteriu

Foli nëpër buzë...

 

Mirë këtë anë e mbolle

Me pambuk thellë:

Po faqen tjetër

Me çka po e mbjell ?!

 

ÇELËSI

 

Nga të pirët e tepërt

Një pianik fare,

Provon derën e shtëpisë

Ta çelte me cigare!

 

Mbasi nuk ia doli

Kërkoi ndihmë i gjori,

Nga një kalimtar

Që shkonte atypari.

 

Po ky nuk është çelës,

Brenda për të hyrë:

- O të keqen çelësin

Unë e paskam pirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat