Kthimi

Kultura

Kthimi

Nga: Nexhat Halimi Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:08
Nexhat Halimi

Megjithatë do të zgjohet rrënja prej gjaku

e aty do të dalin gemat e degët të ikin qiellit

do të ketë shpirtra të paepur do të ketë liri

e toka e djegur do të kujtojë me pietet të rënët

në eshtrat e tyre të djegur do të rriten kalli`

është kthyer rrusta të frymojë në dumnicë

dhembja e plaga ende i rrjedh gjak në cicë

ja dhe biçaku sypatrembur te pusi fishkëllen

i ka nxjerr qentë ujqër brezit mitik kufitar

 

me dridhje shpirti shkrova ditarin e lufëtarit

në pritë te ura e cen korjelit në maj `99-ës

veç s`e futa në këtë hark në këtë libër të ri

rri më mirë mbase te “Vrasja e thëllëzës”

ja dhe gjergj elez alia në shesh të kosovës

banorët luajnë gurapesh e maten dhe me litar

e nga shkëmbi me borë zgjon sy i rugovës

 

Gjak në bar të dumnicës

Gjarpri vrasës derdhej dumnicës në gjak e helm  

E Noli në gji të nënës i stepur pa ndjenjë i ngrirë

I vogël copëzuar nga ujqërit ndiqte yllin e mirë

Natyra e fjetur në zemër e lëviz vdekjen shqelm               

Pik erë e egër në trëndafilat e lidhur me të zezë        

E presin me kamë shpirtin dhe koka bie mbi hije 

Klithja qiellit copëton gjithësinë besimin mitik

Zot a ka zot Imzot ja sesi e presin gjithçka thikë

Ujit të mos i thonë ujë bukës të mos i thonë bukë

Delet përgjakur e shqerrat shpërndarë në arë

E s`ka kush e mbush shtambën e kush e pi ujin

Oh kush e ka vrarë halilin e bukur kush mujin

Digjen shtëpitë pemët  toka të vdekurit në hunj

Veç pse secili qe duarthatë pse secili qe shqiptar

Malet e vjetra të ashtit të çarë për brez kufitar

E Noli ngrirë e lëshon qengjin ndër gjak në bar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat