Koha nuk ka varre

Kultura

Koha nuk ka varre

Nga: Atdhe Geci Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:11
Atdhe Geci

Ulqin e Tivar e Kotorr jemi tërësi e jona

Ulqin e Tivar e Kotorr  e kemi  një emër

Tallazet e detit tonë nuk i prishin brigjet

Jemi  gjaku e zemra dhe shpirti  i arbërit

Jemi deti dhe kujtesa e të gjithë lumnjve…

Jemi të natyrshëm në qytete  dhe fshatra

 

Hijet e mollës  sot  ndjehet  të  vetmuara

Shumë valë të detit llapuqitin tek brigjet

Ulqini  ndihmon   vëllain  e  vet  Tivarin

Teutë e Kotorrit në Kotorr ka ca shkrime

Në faqe gurësh të  të  folmes  së  shqipes

 

Zemërim-miri  Ulqin, e  nderuara   kohë

Ky qytet me det dhe  me  flatra  epokash

Do të duhej të ishte qytet  i  të  lumturve

Do  të  duhej  të  ishte  qytet  më  krijues

Do  të  duhej  të  ishte  qytet  i dashurisë

Do të duhej të ishte  më Ulqin  s’e është!...

 

Dielli,  koha  dhe  ajri  nuk   kanë  varre

Flet Teutë e Kotorrit, i  shtrin dorën e tij

Qytetit t’Ulqinit! Teutë Kotorrit ligjëron

Luftat e Romës i kam parë se  si  vdiqën

Para  paqes  dhe  para çmendurisë së saj!

 

Koha deri tek  unë  dhe  deri  tek  ti, dhe

deri tek  e  nesërmja, është  një  përudhë,

një hapësirë dhe një gjerësi e gjerë,

është një thëllimë  e  zbrazëti  e  pafund

që s’matet me vogëlima të  së voglës

dhe as me madhësi  të  së  madhes  botë.

 

 

Të panumrueshëm në dëshirat tona

në dashuri  të ditës, të natës, yejtes

por, të rrallë  dhe  shumë  të  rrallë

në çështje të humbur  me  vetveten…

Mikja e ime e  zemëruar  më  thotë:

lavdi  askushëve   dhe  kurkushëve,

lavdi gjithëkushëve  e mjerkushëve,

lavdi zbrazkushëve e asgjëkushëve

do ishte  loti im që mua më dhemb!

 

Unë e Ajo  u  njohëm  në Ulqin, në

një pasdite të qershorit me  vetima

ne i morëm  çastit  ç’ jep  dashuria

i dhamë njëri- tjetrit puthje,qafime

fjalët i shndërruam  në ëndërra, në

tregime, në  shpresërima  kohërash

Por, ndodhi  e  kundërta, e  vërteta,

në Ulqin, Tivar, Kotorr  e n’Malësi

koha s’ ka varre në asnjë  shkronjë

konfirmoi deti  dhe Qyteti i Ulqinit!...

 

Atdhe Geci – Prishtinë, 15. 06. 2019  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat