Sikur ëndërr

Kultura

Sikur ëndërr

Nga: Ramiz Spahiu Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:57
Ramiz Spahiu

Sikur ëndërr erdhe, sikur ëndërr shkove

Sapo më ngazlleve, fill pas më lëndove.

Ike sapo erdhe, zemrën më plagose

Ike fill pas çastit, shpresën më fundose.

Ike, shkove, mbeta pa ty, unë fatziu

buzëqeshja më treti, loti n’sy më ngriu.

Ike, shkove, humbe, plagë më lë në zemër

Ike, s’dita ç’ishe, engjëll, djall a femër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat