Vidhet statuja e Marilyn Monroe

Kultura

Vidhet statuja e Marilyn Monroe

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:12
Statuja e Marilyn Monroe

Një statujë e Marilyn Monroe është vjedhur nga shëtitorja e famës në Hollywood, duke shkaktuar habi dhe zemërim.

Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme.

Vjedhja u raportua mbrëmjen e së hënës, kur një dëshmitar okular pa dikë të kacavirrej dhe të shkëpuste pjesën e Marilyn.

“Statuja e Marilyn Monroe e tregonte atë me fustanin e bukur të bardhë, ikonë nga “The Seven Year Itch’. Fatkeqësisht, natën e kaluar dikush vendosi se thjesht mund ta merrte, përdori një shkallë për tu ngjitur, e sharroi dhe e mori”, tha Anna Martinez, përgjegjës për Walk of Fame.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes se saj, Monroe mbetet një emër, i magjishëm për botën. Sipas guidës së kulturës popullore në SHBA, si ikonë e kësaj kulture, Monroe për nga popullariteti pati shumë pak rivale, duke përfshire këtu Elvis Presley dhe Mickey Mouse; asnjë yll tjetër nuk kishte ngjallur një gamë aq të gjerë emocionesh që nisnin nga admirimi, dëshira, lakmia apo keqardhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat