Në Zllakuqan të Klinës, u promovua vëllimi poetik "Në Mbretërinë e Stinës" nga nxënësja Brenda A. Gojani - Bota Sot
Në Zllakuqan të Klinës, u promovua vëllimi poetik "Në Mbretërinë e Stinës" nga nxënësja Brenda A. Gojani

Kultura

Në Zllakuqan të Klinës, u promovua vëllimi poetik "Në Mbretërinë e Stinës" nga nxënësja Brenda A. Gojani

Nga: Lekë Mrijaj Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:56
Pamje nga promovimi i librit

Sot, në Shkollën Fillore "At' Shtjefën Gjeçovi" në Zllakuqan të Klinës, u promovua vëllimi i parë poetik "Në Mbretërin e Stinës", nga nxënësja Brenda (Albert) Gojani, e që është moderuar nga nxënësja e Shkollës Fillore "At' Shtjefën Gjeçovi", Ornela Ndrecaj.

Me fjalë rasti përshëndetëse u paraqitën, z. Marqe Tanushi-Selmani, drejtoreshë e shkollës, Marije Heqimi-Selmani, mësuese e autorës së librit, Ismet Krasniqi-Lala, panelist i këtij promovimi e aktor i mirënjohur i vëndit, si dhe z. Ndrecë Kolaj, ish/drejtor i shkollës "At' Shtjefën Gjeçovi" në Zllakuqan.

Njëkohësisht në promovimin e sotëm të këtij libri, rreth librit të autorës, Brenda Gojani, folën, z. Vilson Culaj, redaktor, e z. Valdon Maloku, recensent i librit.

Gjatë kohës së promovimit u deklamuan edhe disa poezi të autorës së librit: 

- Ismet Krasniqi-Lala, aktor,

-Mëhill Tanushi, nxënës, 

-Lorena Tanushi, nxënëse,

-Alba Tanushi, nxënës,

-Tereza Maloku, nxënëse

-Aurela Kolaj, nxënëse,

-Rajmonda Kolaj, nxënëse,

-Medlina Markaj, nxënëse,

-Vera Duraku, nxënëse.

Pak para përfundimit të promovomit të pranishmëve me një falenderim të posaçem të pranishmëve ju drejtua edhe autorja e librit-nxënësja e shkollës fillore "At' Shtjefën Gjeçovi", Brenda (Albert) Gojani, e cila u premtoj të pranishmëve dhe artdashësve të saj se nuk do ti zhgenjej si dhe do të jap kontributin e saj maksimal në lëmin e krijimtarisë.

Ndërsa në fund të promovimit në hollin e shkollës fillore, për të pranishmit u shtrua një koktel rasti, si dhe autorja Brenda A. Gojani, u ka dhuruar të pranishmëve librin e saj të parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...