Ngjyrat e karnavalit, ngjyra këto të respektit

Kultura

Ngjyrat e karnavalit, ngjyra këto të respektit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:36
Karnavali

Karnavali Golden Eagle është festë unike në Kosovë që po organizohet për të dytën herë, por që origjinën e ka te karnavalet e organizuara në kohën e ilirëve, të cilët këto festa i organizonin në fillim të pranverës.

Njeriu që së paku në regjionin e Suharekës e zbuti papunësin, I cili tani ka me qindar punëtorë të punësuar në fabriken gjigante që e ndertyoi , pronari I Golden Eagle ,z.Shaqir Palushi e bëri të mundur që dy vite me radhë në ditët pranverore në muajin kur neve shqipëtaret e Kosovës e shijuam lirinë na erdhi liria, organizoi Karnavalin Golden Eagle , I cili manifestim vertet ishte madhështor ku nga I gjithë globi I botës moren pjesë, pos trojeve etnike shqiptare.Ky karnaval u mbeshte edhe nga kryetari I KK të Suharekes z.Bali Muharremi. Ne mësuam nga organizatoret për këtë festë madhështore që po mbahet për të dytin vit radhazi rredhe këtij organizimi shumë madhështor me permasa botërore.Karnavali Golden Eagle është festë unike në Kosovë që po organizohet për të dytën herë, por që origjinën e ka te karnavalet e organizuara në kohën e ilirëve, të cilët këto festa i organizonin në fillim të pranverës.
Ne sot po e organizojmë në muajin qershor, sepse qershori për ne është muaji i lirisë dhe nuk ka më mirë sesa festës së lirisë t’ia shtojmë ngjyrat e karnavalit, ngjyrat këto që paraqesin respektin dhe dashurinë për njëri- tjetrin

Në këtë festival një pritje  madhështore në Suharekë i ftuar nga zoti Shaqir Palushi, kryetari i Grupit Folklorik"Petralba" Bashkia Klos, zoti Ikli Punavija pritet në qytetin e Suharekës me një pajton ku ka levizur rreth Suharekës deri në momentin ku artistët pjesmarrës ju ngjitën skenës duke ju përmbajtur programit artistik-kulturorë. Këto ditë në Suharekë të Kosovës u zhvillua edicioni i dytë i karnavalit "Golden Eagle". Sipas organizatorëve, muajit qershor, festës së lirisë, iu shtuan dhe ngjyrat e karnavalit, me qëllim që këtë festë ta kthejnë në një ngjarje tradicionale. Karnavali nisi me parakalimin spektakolarë nëpër qendër të Suharekës, me pjesëmarrjen e mbi njëzet grupeve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Meksika, Kili dhe Spanja. E veçanta e kësaj veprimtarie ishte se "Golden Eagle", përveç shijes së mirë që ka dhënë gjithë këto vite përmes produkteve të shumta energjitike, ka filluar të sjellë para artdashësve të shumtë dhe ngjarje kulturore të mira dhe interesante. Mes parakaluesve të ndryshëm, hipur mbi një pajton karakteristik, ishte dhe instrumentisti ynë i mirënjohur në laurì, Ikli Punavija , kryetar i Grupit Folklorik "Petralba". Pas parakalimit për gjatë rrugës kryesore të qytetit, artistët u zhvendosën në skenën kryesore të komunës, ku interpretuan pjesë të zgjedhura nga repertorët e tyre. Artisti Punavija shkëlqen në Suharekë të Kosovës me interpretimin e tij në instrumentin tradicional matjan që quhet Lauria.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat