Lepuri në bark!

Kultura

Lepuri në bark!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 29 qershor 2019 Në ora: 08:22
Ilustrim

N’fushatën zgjedhore

Na u sëmur Miku,

Për pak sa s’na zuri

Për bishti rreziku!

 

Dhembjet cicëruan

Përmallshëm në t’zezë,

E kishim të ziun

Si “çelësin francez”!

 

Hynte për çdo punë

E dilte me nder,

Po, ja, u sëmurë Miku

Pa faleminder!

 

Me vrap në spital

Derdhëm lot për faqe,

Për pak sa si shkulëm

Vetull e mustaqe!

 

Mjeku tha gjakftohtë

Mos keni merak,

Mikut i ka hyrë

Lepuri në bark!

 

Merreni me vete

Në shtëpi ngadalë,

S’ka nevojë Turreci

T’shrihet në spital!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat