Rrëfime nga fshati

Kultura

Rrëfime nga fshati

Nga: Nafi Çegrani Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:37
Nafi Çegrani

 

Ky është një rrëfim i shkurtë, rrënqehtës dhe  mjaft prekëse, storie  e mahnitshme e  njerëzve të mërguar që nuk pajtohen me humbjen, harresën, asimilimin. Por, jeta ka kahjet dhe rrugët e veta me baticat dhe zbaticat e saja. Personazhi ynë quhet Kreshnik Kalaja, ka lindur në  Çegran të Gostivarit, në Maqedoninë Veriore. Ose të shkruaj mbi rrëfimet e  burrit me mustaqe të zeza nga fshati Kranj i Prespes i cili sot jeton në Melbourne të Australisë. Ose të shkruaj për  jetën dhe brengën, mallin dhe adhurimin e mësuesit të dikurshëm nga Struga , Nazmi Demishahut i cili ka vite dhe dekada që jeton dhe vepron në Paterson të Njuxhersit në SHBA.

I pari kishte vite e vite që vuajti dënime burgu me një proces të inskenuar që nga viti 1981. I dënuar me vdekje pushkatim, por falë Zotit mbeti gjallë dhe sot jeton në vendlindjen e tij në Çegran.

I dyti jeton i mallëngjyer dhe me adhurimin e frikshëm të sistemit  të shkuar komunist kur ishte i pëndjekur, dhe sot mban kujtime  si një ëndërr e haruar !

Një tjetër tregon  rrefejzën tek profili në fb,  për historinë dhe jetën e fshatit të tij, Ostrecin. Në afërsi me  qytetin e Alfabetit të Manastirit , të cilin  nuk e ka vizituar nga mosha 12 vjecare, pra, gati qe 44 vjet!

Askush nuk pret që shumëçka të ketë ndryshuar, fshati është i harruar nga të gjithë! Ose, tanimë duket i sprazur fare, ashtu siç duket edhe Çegrani, Forina, Çajla, Debreshi, Toplica, Negotina e Pollogut, Gradeci, Bogovina, e të mos përmend fshatrat e rrethinave të tjera të Zajazit, Veleshtës, të rrethianve të Tetovës, Kumanovës etj. të gjithë të rinjët janë larguar nëpër meridianet e botës për kafshatën e gojës dhe egzistencë. Në fshat kanë mbet vetëm pleq e njerëz të lodhur nga hallet dhe dertet e jetës, nga skamjet që ua kanë bërë shteti dhe partitë në pushtet...

I desertuar nga një numër i madh i njerzëve që i lindi dhe i rriti, gjeneratë pas gjenerate, brez pas brezi, koha dhe ëndërra  i ushqeu, i mësoi por edhe u zhgënjyen... Këtë  kurrë nuk  mund ta  harroj as unë Kreshnik Kalaja!

Tanimë, në Çegran  rrugët duken të zbrazura, të gjithë ikën, siç thotë populli,  kah sytë këmbët,,! Të gjithë  morën rrugët e botës , never to Return Again !

Hhhhmmm....sa e tmerrshme dhe e çuditshme është jeta dhe fatumi tragjik i shqiptarit !
... E të mos përmendim ata të cilët u shpërgulen me qindra mijëra shqiptar dhe familje të tyre në Turqi sipas planit ogursi dhe famkeq të Çubriloviqit apo të Rankoviqit, duke lënë vartrat dhe vendlindjen  shkretë, arat djerrinë! Dhe,  numër i pa besushëm në Turqi që nuk dihen as edhe sot e sot, se shumica prej tyre janë deklaruar si ,,turq,,  e disave nuk u duhet nami nëpër botë...! Disa  qindra Familje në Amerikë, Kanada dhe  Australi, dhe pothuajse, e njejta masë shqiptarësh sot  gjenden nër shtetet e Europës perëndimore, sidomos në Zvicër e Gjermani, në Franë, Belgjikë, Holandë, Shtetet Skanidinave dhe  Austri.

Natyrisht, ata që u larguan i ka kapur Asimilimi i pa shmangshëm, dhe historinë e tyre shumë të dhimshme nuk e dokumetoj askush deri më sot, nuk shkruajtën për këtë fenomen as shkrimtarët, apo gazetarët e ndonjë publicist që mund të merret me këtë çështje të dhimbëshme!

Në fund, edhe  Asip Demiri e poston një poezi nostalgjike të Andon Zako Çajupit, ku poeti i mallit për At-Mëmëdhe flet për dashurinë dhe mallëngjimin që njerëzit e kanë për  Vatanin dhe Tokën e tyre ku u ka rënë koka....

***

Anton Zako Çajupi

Mëmëdheu !

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

( Vijon )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat