Festivali folklorik "N'odën e Malësisë së Gjakovës"

Kultura

Festivali folklorik "N'odën e Malësisë së Gjakovës"

Nga: Aziz Bytyqi Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:09
Festivali folklorik "N'odën e Malësisë së Gjakovës"

Ky festival madhështor po sa u bë i hapur ishte vertet një momenti siq e bëjnë intelektualet gjakovar dhe i përzgjedhin figurat e ndritura të kombit, kur kryetari i komunës, z. Ardian Gjini, nderoi me  titullin “President Nderi” i Festivalit "N’Odën e Malësisë së Gjakovës", dr.z. Ali Mulaj, 94 vjeqar,në moshë të madhe por edhe me dëshirë të madhe erdhi në këtë Festival Madhështor, ku edhe  tha vet para një numri të madh  pjesmarrës , nga të katër anët e trojeve shqiptare ”unë këtu nuk jam musafir, sepse jam nga këto male nga Malsia e Madhe e Gjakov ës” “Mjeshtër i Madh”, i skenës,aktorë me namë në botën shqiptare i cili u shpreh se folklori është shpirti i kombit dhe se manifestime të tilla nxjerrin pasurinë e madhe që ka folklori shqiptar.Pas këtyre fjalëve edhe njëher në sken kryetari gjini e përqafoi, pastaj organizatoret e nderuan duke i uruar titullin deri sa shkoi në tavolinen e jurisë i cili ishte edhe pjesë kryesore e jurisë që e zgjodhën stafi udhëheqës i Festivalit.

Në qytetin e lashtësisë , në qytetin e kultures bëhen organizime madheshtore si  çdo herë ku marrin pjesë jo vetem nga trojet shqiptare por gjithë andej botës së civilizuar deri në Ameriken dhe Australin e largët .  Më datë  1 dhe 2 korrik 2019 , në Gjakovë u mbush qyteti i lashtësisë me vëllezrit e tyre të një gjuhe dhe gjaku , nga t ë gjitha trojet shqiptare , ku marshuan grupe, grupe me veshë kombetare të rretheve të Shqipërisë etnike , në rrug ët qendrore t ë Gjakovës deri  në sheshin e Pallatit të Kultures , ku aty , për dy netë më radhë u mbajt ky manifestim madhështor , pra Festivali Folklorik Mbarëkombëtar "N'odën e Malësisë së Gjakovës", edicioni i dytë. Organizatore ishte Shoqëria Kulturore-Artistike “Ardhmëria” nga Gjakova. Morën pjesë ansamble e grupe folklorike, solistë dhe krijues të tjerë nga treva të ndryshme shqiptare, ku u shpalosën vlerat e folklorit shqiptar të ruajtur ndër breza. Pas konkurimit juria profesionale, anëtar i së cilës ishte dhe kryetari i Grupit Folklorik “Petralba” z. Ikli Punavija , ndau çmime për ansamblet më të mira, për valltarin, instrumentistin, për kostumografi, çmimin e publikut dhe të tjera. Fitues i festivalit u shpall SHKA “Liria Milesh” nga qyteti i Tuzit. Vendi i dytë u takoi SHKA "Malësia e Gollakut” dhe SHKA “Kurbini”, ndërsa në vend të tretë u renditën “Minatori i Ri” nga Mitrovica dhe “Tingujt e Vendlindjes” Stagovë. Çmimi i karrierës në këtë festival iu dha Rrahman Pagarushës së grupit “Zëri i Llapushës” nga Malisheva, instrumentisti më i mirë SHKA “Ramaja” Has, rapsodi më i mirë Jasmi Dika i Tuzit, dyshja më e mirë e festivalit Marsela Kërtoçi e Sabjan Camaj, valltarja më e mirë u shpall nga “Minatori i Ri” i Mitrovicës, valltari më i mirë ishte Shpresart Memia nga “Dardania” Tropojë, grupi më i kompletuar u vlerësua “Jeta e Re” Sllupçan, kostumi më autokton ishte i SHKA “Zenel Ymëri”, çmimin e publikut e meritoi SHKA Klina, ndërsa zëri më i mirë u vlerësua kënga “Albulena” e SHKA

Kurbin.

I paharruar për dy mbrëmjet festive ishte ky festival madh ështor , po sa u bë i hapur ishte vertet një momenti siq e b ëjnë intelektualet gjakovar dhe i përzgjedhin figurat e ndritura të kombit, kur kryetari i komunës, z. Ardian Gjini, nderoi me  titullin “President Nderi” i Festivalit "N’Odën e Malësisë së Gjakovës", dr.z. Ali Mulaj, 94 vjeqar, në moshë të shtyer por edhe me dëshirë të madhe erdhi në këtë Festival Madhështor, ku edhe  tha vet , para një numri të madhë pjesmarrës nga të katër anët e trojeve shqiptare ”unë këtu nuk jam musafir, sepse jam nga këto male , nga Malsia e Madhe e Gjakovës” “Mjeshtër i Madh”, i skenës , aktorë me namë në botën shqiptare i cili u shpreh se folklori është shpirti i kombit dhe se manifestime të tilla nxjerrin pasurinë e madhe që ka folklori shqiptar.Pas këtyre fjalëve edhe njëher në sken kryetari Gjini e përqafoi, pastaj organizatoret e nderuan duke i uruar titullin deri sa shkoi në tavolinen e jurisë i cili ishte edhe pjesë kryesore e jurisë që e zgjodhën stafi udhëheqës  i Festivalit.

Në vazhdim përgëzoi ansamblet folklorike që me përkushtim po e kultivojnë atë në ditët e sotme. Duke falenderuar komunën dhe gjithë ata që kontribuan për organizimin e festivalit, për organizatorin Ilir Sylmetaj, festivali ishte një ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat