Rrëfime për Brahim Lokun e Çegranit

Kultura

Rrëfime për Brahim Lokun e Çegranit

Nga: Nafi Çegrani Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:55
Nafi Çegrani

( Nga një mori rrëfimesh dhe gojëdhënash interesante mbi disa ngjarje dhe ndodhi në Çegran që nga vitet para dhe pas 1781, në kohën e Brahim Lokut kur ishte kryeplak i kësaj ane, edhe jeta ishte si deti me valë).

…. BRAHIM LOKU të cilit nuk dihet saktësisht kur erdhën të parët e tij nga Luma përshkjaqe se kishin rënë në gjak. Por që supozohet se Brahimi kishte tre djemë: Lokun i cili si ushtar merr pjesë në Luftën e Jemenit dhe nga nuk u kthye kurrë më në vendlindje…ishte djali më i madh i Brahim Agës. Kurse dy të tjerët ishin Fetai nga barku i të cilit linden Elmazi, të cilin babë e kishin dy bineqët Beqiri dhe Shabani. Dega e tyre, pra vazhdon, nga Beqiri rrjedh krahu që për mbiemë marrin FETAI.Nga Shabani dega e Baki Lokut që marrin mbiemrin : Baftijari, kushurinjt e tyre marrin Arsllani dhe shpërngulen në fshatin Zherovjan, ku bëjnë pjesë 7. vllezërit: Mahiri, Sefa, Nesimi, Brahimi, Rexhepi ( ky jeton në Shkup), Tekiu dhe Shabani, e të cilët kanë një histori ndryshe. Njashtu edhe nga plaku Shaqiri si degë nga babai Elmazi, lindin breza të cilët poashtu mbiemrin e mbajnë: FETAHI, nga vjen edhe havz. Shaqir Fetahu. etj etj.

Brahim Loku, një ditë prej ditësh si kryeplak i fshatit që ishte thirri disa burra më pleq të fshatit, dhe mori pas vejti zyrlexhinj me tupana në krah dhe në shenjë të dashurisë së madhe për Çegranin doli për caktimin e kufijve me fshatrat të tjerë fqinjë nga ana lindore me mallet dhe fshatin Koritë, nga jugu me fshatin Forinë, nga perëndimi me fshatin e krishter Tumçevishtin dhe rrugën që lidh Tetovën dhe Gostivarin, kah veriu me fshatrat Tenovë, Stençe ghe Vollkovi. Ai duke ecur përpara, e pas tij shkonin ata të cilët u binin zurleve dhe tupaniti , ecte dhe bëntë shënimin dhe caktimin e kufijve për rreth e përqark duke ngul në tokë nga një gur të madh si shenjë kufiri.

Çegrani në kohën e Brahim Lokut

E kaluara e kaluara e lashtë e Çegranit, siç kam theksuar edhe në raste të tjera, është ngushtë e lidhur me të kaluarën e Gostivarit dhe Tetovës , por edhe më gjërë në trevat shqiptare të kësaj ane të Shqipërisë së dikurshme etnike... Mbretërinë Dardane, nga kohërat e lashtësive shekullore, ku bënte pjesë edhe rajoni I fshatrave të rrëzës së Malit të Thatë, madje edhe Podgorit rrëzë Sharrit, qysh në shekullin VI dhe VII, ishin të sulmuar nga bandat slave, pastaj vazhduan edhe luftërat me Bullgarët… edhe në kohën e Bizantit gjer në shek.XII.

Ngjarjet dhe ndodhitë historike para dhe pas vitit 1781 ku personazh është Brahim Loku, vazhdojnë…!

FISI ose mëhalla LOKE zë vend të rëndësishëm në historinë e Çegranit. Origjina e këtij fisi është hershme, por atdhedashuria dhe patriotizmi i të parëve të tyre gjer në kohën e Brahim Lokut, daton nga fundi i shekullit të XVII dhe fillimi i shekullit të XVIII. Të parët e këtij fisi kanë lënë gjurmë në historinë e Çegranit me rrethinë, duke udhëhequr Brahim Loku edhe në luftëra kundër agallarëve, pashajt të Pollogut dhe Otomanëve të kohës.

Megjithatë, këtu duhet përmendur se krahas mëhallës Muje dhe Loke në një ujdi kanë jetuar edhe fisi Like, Ballise, Karraje, Sallake, Biçake, Kome, Lange, Selishte, Bake, Lape, Zhupane etj. me përjashtim të mëhallës Çerokane të cilët ishin të bindur te Pashai i vendit.

Në lidhje me origjinën e këtij fisi nuk ka gojdhëna, çka vërtetohet se është fis autokton në këtë fshat. Edhe sot, vendi ku ka jetuar ky fis, quhet mëhalla Çerokane. Fisi Lika ka patur shumë degëzime, ku emri i personit është përdorur më pas si mbiemër, si Izet Lika, Bilall Lika etj.

Natyrshëm lind pyetja: Si është pagëzuar fisi i Brahim Lokut? Flitet për një tre vllazni të cilët supozohet se kanë ardhur nga ana e Lumës bashkë me NËNËLOKEN e tyre dhe janë vendosur me banim tek ograjet e fshatit ku sot gjenden të bijtë e Baki dhe Beqir Lokut. Kurse emrin e marin sipas thirrjeve të plakes : LOKE ! Loku…! Kjo vërteton faktin që mëhalla Loke janë një gjak, një farefis dhe kanë të njëjtën origjinë nga barku i të parëve të tyre si ata të Shaban Lokut, Beqir Lokut ose Baki Loku etj.

Historia për trimëreshën Halime!

( Pasi rrëfimi për te është i veçantë dhe ne do t’I qasemi një radhe tjetër duke shkruar më komplet mbi figurën dhe heroizmin e saj…)

***

BRAHIM LOKU lindi dhe u rrit në Çegran të Gostivarit. Ai që në rininë e tij shquhej për zgjuarsi e trimëri. Pasi mori mandatin si kryeplak I fshatit, ka përfaqësuar gjithë Çegranin dhe në të gjitha kuvendet që organizoheshin në këto anë të Gostivarit dhe Tetovës, bashkë me Aziz Bylykbashin e Mujeve, ky I fundit si officer I Mehmet Pashë Derallës, ishin të bashkuar për marrjen e vendimeve kundra reformave të perandorisë Otomane të asaj kohe..

Krahas tyre përveç forcave të armatosura vullnetare guerile shqiptare të këtyre anëve të drejtuara nga Parsia e Çegranit fillimisht në krye me Aziz Bylykbashin i cili ishte officer i Mehmet Pashë Derallës nga Gradeci dhe Brahim Lokun,si kryeplak I fshatit, e më pas , grupet guerile janë drejtuar edhe nga Rexhë Muja, Shaban Loku dhe më vonë gjer te Aga Metë Elmazi dhe Rushan Sulë Muja, të cilët vepronin si çeta territoriale të Vetëmbrojtjes… Toka shqiptare këtej dhe matanë kufirit, sidomos në trevat e Pollogut me fshatrat e thella në malësi të Sharrit dhe ato të Malit të Thatë, gjatë luftërave të ndryshme, dhe për t’u mbrojtur nga bandat plaçëkitëse sllavoserbo bullgare, ishi më shumë si ,,Vite të stuhishme” plotë rrebeshe të kohës, dhe histories kur nuk e kishte lehtë shqiptari mes tmerreve dhe sulmeve të papritura, të mbeteshin vdekur ose gjallë, jetonin mes jetës dhe vdekjes !

,, Kjo Tokë jona, ky Truall arbëror ka nxjerrë nëpër shekuj heronj e dëshmorë që nuk u dhimbsej jeta e as gjaku përpara shënjtërisë së Atdheut e kombit, për të mbrojtur me pushkë e jatagan vatanin dhe oxhakun…Edhe sot ka djem e burra, por edhe gra e vajza trimëresha siç ishte Halimja, sakrifikuan rininë në emër të lirisë dhe përjetësia do t’i shoqërojë në të gjitha kohët me refrenin e njohur: “ Halla nënat që ju lindën e rritën trima !” – do të ketë thënë Brahim Loku, kur I është kundërvë përballë tagrambledhësve të Pashait dhe Portës, të cilët pa mëshirë ua merrnin grurin dhe të bardha të tjera në zonën e Falishtit, ose ua merrnin krerët e deleve ose kafshë të trash ate Pika, ledina mbi vendin Kojri e Madhe e quajtur ,,Balta e kuqe,,!

,, Flakadani i atdhetarisë në gjithë truallin tone, të anëve të Çegranit dhe Forinës me fshatrat që gravitojnë këndej pari, ka qenë gjithmonë i ndezur dhe prushi i patriotizmit gjithmonë i nxehtë. Nuk ka dëshmi më ta madhe e më solide se gjaku për atdhe!- janë fjalët e kryeplakut të fshatit, Rexhë Mujës, si pasardhës I bashkëvendasit të tij Brahim Lokut të Çegranit.

…Kurrë shqiptari i kësaj ane nuk e ndau sofrën dhe shtëpinë me armikun e shkelësin e lirisë, por veç me mikun e miqtë me ata që ofronin dhe ofrojnë e shtrijnë dorën e miqësisë e vëllazërisë. Kështu është provuar shqiptari në luftra e beteja shekujve që nga kohërat e Portës Otomane dhe Sulltanit, dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjë prej familjeve apo banorëve të vendosur slave , ose më vonë ata të ardhur nga Shumadia dhe Banati, të jenë sulmuar. E tillë ishte sprova e madhe edhe përgjatë shekujve kur jetonin shqiptarët në trojet e tyre etnike, edhe të sunduar nga Otomani. Pluhuri i harresës nuk mund të mbulojë dhe as të fshihet nga kujtesa e kombit shqiptar, ajo lavdi që u shkrua me gjakun e dëshmorëve, ose për këthesat e reja progressive, humane e njerëzore para dhe pas Lidhjes së Prizrenit të vitete 1878, kur dolën prijsa e fatosa shqiptarë në gjithë Dardaninë dhe Kosovën, që nga Hoti e Gucia e gjer në Shkup dhe Manastir !Prandaj liria i ka rrënjët thellë në gjakun e të rënëve. Për këtë arsye gjaku i trimave të gjallë dhe atyre të rënëve në shekuj gjatë histories së bujshme nuk matet as me numra e as me kile, “as me okë e as me kokë”!- thotë gojëdhëna e çegranasve e përcjellur nga stërghyshërit brez pas bresi dhe si amanet për gjeneratat e reja që vijnë.

… Edhe trimëresha dhe guximi i saj prej heroine e vajzës e cila ecte veshur me tirqi me gajtana, opinga dhe xhemadan me sumlla ari, të qëndisur dhe plis të bardhë në kokë, vajza e re që quhej :Halime! Ajo ndiqte shembullin e Shute Galicë, dhe në brez mbante jatagan dhe një kobure. Guximi dhe trimëria e saj do të përjetësohen në një memorial lavdie nga të parët e Çegranit dhe Forinës, sepse ajo, gjersa ishte sulmuar nga disa ushtarë- tagrambledhësa hajrambasha turq që në krah mbanin nga një ,,karadake,, dhe kishin tentuar ta dhunonin sepse ajo nuk kishte dash t’ua jepte drithin që ato mblidhnin për Again, ajo nxorri koburen dhe me dy të shtëna i paloi për toke të vdekur… Heroina nisi vrap, por Brahim Loku i cili ishte kryeplak i fshatit duke dëgjuar për këtë ndodhi, i doli përpara Halimes e cila vjente nga fisi Pere, dhe pasi e bekoi me fjalë trimërie i tha se ai do të kujdesej për jetën e saj, dhe se nuk do ta dorëzonte te Turqit, duke e strehuar në hambarët e tij të mëdhenj që i kishte në kasollën e oborrit… Edhe kjo është një histori e gjatë, mjaft interesante, e hershme dhe e lavdishme, për të cilën mjerisht, gjer më sot askush nuk ka shkruar…!

Brahim Loku si një burrë trim, i guximshëm dhe fisnik, i kishte paralajmëruar edhe parësinë e fshatit Forinë, që edhe ata të delnin në mbrojtje të kësaj vajze trime, duke ju thënë se i gjithë Çegrani janë çuar në këmbë, në është nevoja, do të rrafshohen njësh me tokën e gurtë e sertë, shpirtërisht të lidhur besa-besë si një gjerdan në Kullën e Brahimit prej guri, kurrë nuk do ta dorëzonin Halimen në duarët e turkut. Ky gjest trimërie dhe human vlen si shembull edhe për memorien e brezave. Aktet e mëdha njerëzore të xha Brahim Lokut, nuk do mend se në kohë dhe hapësirë i japin kuptim historisë. Historia e shqiptarëve të kësaj ane rrëzë Malit të Thatë, ka qenë dhe mbetet histori mbijetese, përpjekje titanike për të ruajtuar dhe zhvilluar identitetin kombëtar, e sakrificave të mëdha për liri dhe mëvetësi që nga koha e turkut dhe sulltanëve, është historia e vërtetë e këtij populli varfanjak dhe të pambrojtur, është historia e dinjitetit të tyre të pathyer dhe sacrifices që rrëfejnë e flasin gojëdhënat e pleqëve dhe historia.

***

(…I nderuar z. Nafi Çegrani, publikisht ju falemenderoem që keni shpreh interesim për nji histori e vrtet e kombit ton,e sidomos Çegranit ton legjendar i begatshëm me histori të bujshme. -viti 1781 ndodhi masakra me urdhërin fam keq-Vritnja Brahem Lokun e Çegranit gjel as pulë mos i ngele gjallë… Në Çegran Brahem Loku pasanik dhe pronar i 300 qile tokë në Ograde, në fushat te ,,Livadhi i begut,, tea rat e quajtura ,,Martaniqe,, ,dhe nji hapsir shumë të madhe në fshat ku i ka pas kullat prej guri, ka pas 500 dhen-dhe ka qen krye plaku i Çegranit. Kurse në Forin ka qen Minir aga ( muhalla Sheke) pasanik dhe i vllaznum me Brahem Lokun .Minir Aga i ka hap konak pashës me zaptit dhe Pasha ka qen mik i Minir Agës. Në Çegran ka ekzistue dy pika tagrambledhësi ( porezgji) nji pikë ka qen në Falisht ku ësht grumbullue Gruri mistri dhe të mbjellat në fush,kurse pika tjetër e tagrambledhësit ka qen,për kafshët lop,kuaj,dhen,desh etj te vendi kojreja, Baltë e kuqe ose nër rrënzat e malit ku burron kroi Burrimi, uj i ftohtë që me ardhjen e sllavëve ia dhanë toponimin:”Voda”!

Halimja ka qen një vajz nga familja Pere e cila gjithmon ka qen e veshur me terq e xhamadana dhe me ksul tê bardh,në familjen e saj Nuk ka pas djal dhe Halimja e ka luajt rolin e djalit, nji ditë Halimja duke dërgue grurin të paguaj tatimin në pikën tagrambledhëse në Falisht jan tur dy asker Turk për ta dhunua,mirpo Halimja trimreshe nxjer koburen dhe i vret dy asker Turk.ajo duke hik,dhe shpėtim ka kėrkuar te krye plaku i vendit Brahem Lok, duke e dit se nuk e pret nė besë dhe se gjall nuk e dorzon Halimen te okupatorėt otoman,Askerėt e zaptit e krkojn Halimen,bastisin kullat e Brahem Lokut,po Halimja ka qen në vend tė sigurt. - kryeplaku Brahem Loku thir mbledhje në Çegran dhe u drejtohet me fjalët:,,Vllezėr kush ësht me mu nė Luft kundër Turkun let radhitet Pas meje-nga Balleset e nga Gostivari radhiten pas Brahem Lokut,kurse vetë një mëhallë Q… si dhe disa nga Tetova nuk i bashkangjiten Brahem Lokut

Por, është me rëndësi të përmendim se Brahem Loku me 80 ushtar s’pari sulmon pikėn e tagrambledhėsve nė Falisht dhe vret 3 asker,ditėt nė vijim rrethon dhe sulmon pikėn tjetër nė Kojre të Madhe ku po ashtu Pashės ja ther 300 desh dhe ja vret 5 asker,Lajmi munafikut dhe shpijunit shkon te Pasha dhe i tregon se Brahem Loku ka fillue kriengritje kundėr imperis otomane.Urdhėri i Pashës pas ditės së Xhuma që të vritej Brahem Lokun, t’ia rrafshojnë kullën dhe gjel e pulë mos i ngele gjallë… Dita e shtunë herët pa dal dita, rrethoen kullat e Brahem Lokut,nėna plak i merr dy bineq Beqirin dhe Shabanin, moshë 1 vjeçare dhe i mshef nė hambar ,tė cilat kan qenë tė ndrtuara nėn tokë, qypa tė mdhej – (edhe sojt kur gropohet doni podrum ata ekzistojn).

Me këtë rast zhvillohet një luftë e madhe me asqerët e pashait, dhe aty heroikisht vritet edhe Halimja trimėreshe, …

Më vonë Brahem Lokun e vrasin nė vendin Kastel tė fshatit Tenovë ku edhe sot gjinden eshtrat e atij atdhetari. Minir Aga, kryeplak në fshatin Forinë dhe I vëllazëruar me Brahim Lokun, duke punue ne fushë i shkon lajmi se Brahimin Pasha e ka vra me gjith çka ka, Minir aga shpejton me kal të bardh e me shal të vi te kullat e Brahem Lokut,kur shef ,tmerr nga masakrat. Ai duke shique i tmeruar dëgjon zëra fmijsh, Minir aga i ka ditur edhe hambarët,kur shkon shpejt e shpejt ,shiqon dy bineq të vegjël të uritur duke qajt,ata ishin Biqir Loku e Shaban Loku, i mbështjell me dollama të leshta dashi dhe i dërgon te shpija e vet,urdhëron Nuset të ken kujdes e ti ushqejn me tëmël ( për jet i qofshim fal Minir agës)! – thotë në fund Sami Loku , një djalosh me mëndje të ndritur, gjatë rrëfimit të tij aq sa mban mend nga ajo që kanë përsjellur pleqët brez pas brezi dhe vazhdon më tej :

,, Minir aga hip në odën ku ka qen pasha në ,,konak,, dhe kacafitet me pashën, duke I thënë se e kishte pritur me bukë e ujë dhe ky e ka tradhëtuar në besë me masakrën që kishte bërë ndaj Brahim Lokut të Çegranit…,,

Pasha I eshte kërcënuar edhe Minir Agës, dhe se do ta digjte gjithë fshatin. Miniri e ka lut që mos ndërmerrte një gjë të tillë, por edhe se duhej t’I falte dy bineqët e Brahimit të mbeteshin gjallë. Kështu Minir aga, dy voglushët, Beqirin dhe Shabanin i ka rit deri në moshën 18 vjeç.

…Për të gjitha këto ndodhi, -tregon Samoi,- Beqir Loku edhe kur ishte plak i moshuar këndonte këngë trimërie edhe për gjyshin e tij Brahim Lokun me nam… Ka kënduar këgë edhe për Halimen që Pashai ka dash ta dërgonte si robinkë në Anadoll !-, përfundon storien e tij Sami Loku, për çka edhe shkruaj).

***

… Pas turqve në këto troje vijnë sllavët / serbosllav e bullgar/, stuhitë e jetës, vrasje, djegje dhe grabitje vazhdojnë bashkarisht ku edhe tmerri vdiste para vdekjes! Por serbosllavobullgarët kishin edhe qëllimit e tyre falsifikues të historisë së lashtë, duke shkruar shpesh edhe në librat e tyre, duke i treguar gjërat sipas dëshirës dhe aspiratave primitive, bëjnë falsifikime edhe për disa gjëra për të cilat as që na shkon mendja.Emrtojnë vended he toponime, duke vë edhe themele kishash e manastiresh, me qëllim që të sllavizojnë edhe Tokën karshi Diellit… Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltet etj. gjëja iu “takon” atyre (? ) . Ky është skandal me faktet historike, kjo është marri dhe kërdi e qëllimshme, ose të them se edhe shoviniste apo antishqiptare, duke sjell në këto troje urdi sllavësh ku u jepen troje e hapsira fushash e malesh për vendbanime, sidomos pas viteve 1912/13 kur ndaj shqiptarëve vendas edhe në Çegran, Forinç, Çajlë, Llapushik etj. bëjnë masakra duke therr me hanxharr e bajoneta tabore të rinjësh e kufomat e tyre disa janë hedhur në lumin Vardar, e shumicës as sot nuk u dihen varret… Ata me vite, dekada, gati edhe shekuj kanë pas dhe akoma kanë të njëjtin qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetës sonë, pastaj ata nuk kanë certiifikatë të lindjes ( sepse as vet nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalë nga dalë dikur “bëhen autokton “ dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.Mos e dhasht zoti !Shqiptarët gjithmonë ua kanë pa sherrin edhe sulltanave edhe carave, mbretërive të cilët kanë ardhur dhe ikur. Sidomos sherr kanë pa shqiptarët që nga Mbretëria Serbe, nga Luftërat Ballkanike, nga Konferenca e Londrës dhe Marrëveshja e Shën Stefanit, nga Kralj Nikolla e Çubriloviti…Madje edhe gjatë regjimit komunist sipas planeve secrete të Rankoviqit kur qindra familje edhe nga Çegrani, si gjithkund ku jetonin shqiptarët në trojet e tyre, janë shpërngulur për në Anadoll…

Pas Kongresist të Berlinit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe pastaj sidomos pas Konferencës së Londrës kur i vulosen kufinjt e tyre të rinj- kufij, që as në ëndërr nuk i kishin pare app menduar shqiptarët, e filluan sllavizimin dhe me toponime slave gjetiu, në çdo anë dhe çdo gjëje që dem babadem ishte shqiptare… duke kërkuar ata aq shumë në dokumentet e lashtësisë dhe iu përshtasin nevojave dhe qëllimeve të tyre.,, Në thelb ato për çka shkruajnë përputhen me datat dhe vendet, por lojtarët e asaj ngjarjeje historike “ janë “ serbët . O Tempora ! O Mores “!- do të thoshte publicist Fahri Xharra, apo historian nga Tirana Hysen Bashkurti.

Por, ti këthehemi rrëfimit mbi Brahim Lokun e Çegranit :

Burri i shquar dhe komandanti trim e sypatrembur, të parët e tij me prejardhje nga Luma, nga shkaku i një hakmarrjeje, janë vendosur buzë ograjeve dhe ledinave të kuqërremta ku sot gjendet Çegrani. Aty lindi,-sipas gojëdhënës,- para viteve 1781 , dhe ku u formua mëhalla LOKE ! Ai që në moshë të re shquhej ndër shokët e tij dhe ruante karakteristikat e fisit shtatshkurtër e shpatullgjerë, siç ishte Baki Loku. Por, në fis kishin edhe burra shtathedhur, me hund e sy shqiponje siç ishte Beqir Loku. Këta dhe mocanikët e tyre nga Çegrani që kur ishin të moshës vetëm 9-16 vjeç më 1912/13 panë me sytë e tyre masakrat çnjerëzore të çetnikëve Sandres dhe Ristes nga Turçani, kur therrën me thika e bajoneta afro nga 160 burra nga Çegrani e Forina.

Kënga “Qaj moj nënë e qaj,, të cilën e këndonin Beqir e Baki Loku, mandej edhe Nakil Bakja dhe më vonë edhe Xhezmi Komja, i këndohej masakrës në Ledinat e Balindollit, ngjarrjes së vrasjes së djemve të ri nga çetnikët Sandra dhe Ristja e Turçanit gjatë viteve 1913-1914.

Brahim Loku ishte legjendë trimërie, vetmohimi e sakrifice, njashtu edhe duhet të mbetet , shembull për gjeneratat që vijnë!

(Vijon)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat