Në vargjet e librit me poezi, “Ti je dora e zotit”, gjeta frymën time

Kultura

Në vargjet e librit me poezi, “Ti je dora e zotit”, gjeta frymën time

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:26
Maxhun Smajli

Malli për atdhe dhe mosndjenja e rehatis shpirtërore në dheun e huaj, lindi poetin tonë, Bahri Shytin. Ai, në përkulje të atdheut, shoqëruar me lotë e këngë mergimtari, përcepton poetikisht dhimbjen dhe krenarinë për popullin shqiptarë. Për të qenë gjithmonë pranë atdheut të vet, duke shprehur fuqishëm kultin për vendlindje, lëshon shkrimin në thellësitë e vargut poetik.

Pas “Kosovë ty të përkulëm” përcjellë me “Lotë e këngë të mergimtarit” dhe “Dhimbje e krenari”, që janë pikënisja, bazamenti drejt horizontëve të krijimtarisë së Bahri Shytit, vjen, përmbledhja me poezi “Ti je dora e Zotit”. Për të realizuar 237 poezi, 10 këngë dhe 11 biografi dëshmorësh, ushtarë të UÇK-s, autorit iu deshtën katër vite punë krijuese.

Duke e pasur objekt trajtimi atdheun e duke përjetësuar poetikisht dashurinë ndaj tij, si shperblim po merr çmimin e krenarisë së atdheut dhe këngëtarit të madh, ku gati të gjithë i dinë vargjet e tij, që përsosmërisht i ka skalitur e ngulitur aq thellë në zemrat e mendjet e mergimtarëve.

Çelësin për të spjeguar Bahriun dhe veprat e tij e gjeta tek vuajtjet e popullit shqiptarë nga i cili rrodhi, bashkëshortja e tij, Miradija dhe tek rrethi ku jeton.

Përmbledhja me poezi “Ti je dora e Zotit”

Në një dhomë të vogël që për qeli e kam zgjedhur, rrethuar me libra e gazeta të shumta, si amnestimi për të burgosurin, më erdhi përmbledhja me poezi, “Ti je dora e Zotit”, e autori, Bahri Shyti. Përcjellë nga një mosdurim intelektual për të përfunduar së lexuari njëqind poezitë e kësaj përmbledhje, shkrova në letër, si më besnikja e autorit, këta pak rreshta për librin dhe autorin, Bahri Shytin.

Duke lexuar rresht për rresht e fjalë për fjalë, mbërrita në thellësitë e shpirtit të autorit, atje ku vrullon nga një pikë në tjetrën me hovje antologjike. Atje, ku këto vargje kaq madheshtore ngjizen njësh me mendjën, zemrën dhe shpirtin e Bahriut, ashtu si shkëmbi, fshatit të tij të lindjës, Ashlanit.

Këto poezi dhe këngë, si drita të shpirtit të mergimtarit, e vën lexuesin në kontakt me tdheun. Thjeshtë, duke hapur kopertinat e librit që e keni në dorë, ju do të hyni në kontakt me popullin shqiptar në trojet etnike dhe gjithandej nëpër botë. Thënë shkurt, unë gjeta frymën time dhe brenda krahërorit ndjejë një energji të pa përjetuar më parë.

Bahri Shyti përmes vargjeve të poezisë “Deputeti”, që i kushtohet deputetit të Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Deli Balidemajt, na qelë horizonte të veçanta, ku natyra e karakterit të Balidemajt i largohet, sa qielli me tokën, karaktereve të deputetve të Parlamentit të Kosovës;

“Ne, që të gjithë

Iu gëzuam fitores.

Kurrë mos u bafsh

si deputetët e Kosovës.”

Duke shfaqur marrëdhenie mjaft intime me magjinë, autori i ngrit monument të përjetshëm intelektualit me vlera njerërëzore, Deli Balidemajt;

“Virtytet që ke,

Ne, çdo herë t'i çmojmë.

Ju, jeni shembull,

për mërgatën tonë.”

Me përsosmëri vargu, derdhur rreze drite shumë ngjyrëshe, Bahri Shyti, ngritë lartë tempullin e dashurisë, mirënjohjes dhe respektit për Dr. Ibrahim Latifin, i cili me dorë në punë e zemër tek Zoti, po sheron të sëmurët dhe po ndihmon ata që vuajnë.

Në vargjet e poezisë “Ti je dora e Zotit”, takoj doktorin, që në “Dhimbje e krenari” e kemi si diellin. Derisa, në dorë mbaj gotën prej kristali mbushur me lotë nderimi e respektit për doktor Ibrahimin, kujtoj momentin kur më largoi nga vdekja e sigurt;

“Ti je dora e Zotit

Tek ti gjejmë shërim

Ty të paqim për jetë

O, doktor, Ibrahim”

Fjala poetike po ndikon në pasurimin shpirtëror e mendor të mergatës, ku krijuesit shumë shpejt po e gjejnë njëri-tjetrin. Si simbol që i jepin gjak veprës për ta mbajtur në këmbë të freskët është poezia “Thesar”, që autori ia kushton Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI-të, Albani” në Suedi. Shoqatë kjo që po kultivon kulturën dhe artin, si argumenti më i mirë për gjeneratat e mëpastajme, se gjuhën tonë nuk e lën të vyshkët as edhe në mergim. Vargjet e kësaj poezie m'i ngrehin mishërat pesh, kur i lexoj;

“Thesar me ngjyrë gjaku

E me plisa të bardhë

Edhe në botën e artit

Prap mbetëm shqiptarë”

Gjatë leximit të vargjeve të kësaj përmbledhje me poezi, takoj mbesën time, Leodritën. Në Prekaz, atje ku bashkë me diellin që ecte lodhur ulem për të pushuar, shoh mbesën time duke vënë lule shpirt te koka e çdo varri. Moment ky, që autori i jep jetë, kur thotë:

“Këtu u takuan

gjyshi me mbesë

Takimi i tyre

Për jetë në kujtesë

Mbesa solli lule

Te koka e çdo varri

Mbesa ime e dashur

Kjo është tokë shqiptari”

Shpirtin e tij të qetë si mali në mëngjes e trazon bujaria satanike e politikanëve botërore, të cilët si demona po përpinë atdheun e poetit tonë. Si thikë e mprehur po shpojnë tej e mbanë trupin e tokave shqiptare – trupin e Kosovës. Shperthimet e brendëshme të shpirtit të trazuar të autorit lëxuesi i vërenë tek poezia “Moj Evropë”, kur thotë:

“Moj Evropë të daltë tymi

Në ballë të tradhëtisë, Mogherini

I ka ra në qafë Prishtinës

Sikur të ishte e bija e shkinës”

Dhe, për fund; Në këtë pjesë të botës takojmë krijues shqiptarë që përpiqen ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

Andaj, lexuesit e mi të dashur, kjo përmbledhje me poezi ia vlenë të lexohet dhe të ruhet si thesar në mesin librave të tjerë që keni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat