Politika uzurpuese e Metropolitanës ortodokse serbe ndaj objekteve fetare katolike autoktone shqiptare në trevën e Anamalit, është e papranueshme për shqiptarët në Mal të Zi..!?

Kultura

Politika uzurpuese e Metropolitanës ortodokse serbe ndaj objekteve fetare katolike autoktone shqiptare në trevën e Anamalit, është e papranueshme për shqiptarët në Mal të Zi..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:02
Nikollë Shabani

Mohimi i kishave dhe monumenteve arkeologjike shqiptare në qytetin antik tëShasit në afërsi të Ulqinit, imponon domosdoshmërinë e rikthimit të Ulqinit dhe Tivarit nën autoktoninë e shtetit amë, Shqipërisë, tha në fillim të bisedës tonë, Mr.asc. Nikollë Shabani, intelektual dhe aktivist i shquar në mërgatën shqiptare në Gjermani.

Siç është i njoftuar opinioni, të dielën me 7 korrik 2019, Shasin antik e mbulojë petku i zi i meshtarëve serbë që kishin ardhur për ta uzurpuar kishën e Shasit, të cilët qe dy vite me radhë po tentojnë ta bëjnë ritin e dëshmisë ortodokse në themelet e kishës tonë, se gjoja serbët ishin dhe janë vendas të kësaj ane, ku përmes liturgjisë të mbajtur në hyrje të oborrittë kishës në qytetin antik shqiptar të Shasit, gjë që është një gënjeshtër e madhe historike. Vitin e kaluar shovinistët ortodoks serbë u penguan nga shqiptarët vendas që të hyjnë në objektin e kishës tonë në Shas, derisa këtë vit angazhua policia vendore.

Për opinionin shqiptar lidhur me këtë shqetësim ne e bëmë një bisedë me z. Nikollë Shabanin, magjistër i shkencave juridike si dhe udhëheqës i Asociacionit të intelektualëve shqiptar në mërgim (BISHM), që tash e shumë kohë njihet si njohës dhe analist i veçuar për çështjet kombëtare si dhe historinë e shqiptarëve në trevën tonë autoktone në Mal tëZi.

Bota sot: Kjo mollë sherri e sivjetme e ka zanafillën në një varg elementesh historike nga e kaluara dhe e sotshmja, çfarë mund të na veçonit sot për këtë tentim të radhës të kishë ortodokse serbe që t’i uzurpojë kishat tona në këtë trevë shqiptare..?

Mr. Nikollë Shabani: Sot shteti malazez është në vrullin e nismës për t’i rikthyer kishat ortodokse nën autoqefalin malazeze, ku ditë më parë përmes  qeverisë i bëri të ditura qëndrimet e saj lidhur me këtë aksion. Gjatë këtij njoftimi nuk është cekur asnjë fjalë, se qeveria e Malit të Zi do t’i rikthej edhe kishat e uzurpuara shqiptare në brigjet e Liqenit të Krajës, Tivarit, Ratacit, etj.

Më poshtë po iu paraqes hartën e kishave ortodokse në Mal të Zi gjatë shekullit 19-të dhe 20-të, derisa më herët kishte edhe më pak seç i shikoni në këtë hartë të punuar nga vet serbët dhe malazezët:

Siç shihet në territoret shqiptare në Ulqin, Tivar, në brigjet e Krajës, Malësisë së madhe, në breg të Bunës dhe Shasit me rrethinë, nuk është i sinjatuar asnjë ekzistim i kishës ortodokse të asnjërës autoqefali.

Mali i Zi po tenton t’i rikthej kishat e veta të uzurpuara nga Serbia, që nga koha e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, kur Mali i Zi do e humbë mbretërinë, gjegjësisht shtetësinë e tij, të cilën pas gati 100 viteve me vota të shqiptarëve do e rikthej në vitin 2006, por që kishat i mbetën nën autoqefalin e kishës ortodokse serbe.

Një ndalim i mbajtjes së liturgjisë nuk sjellë favore për shqiptarët, gjithnjë sipas  policisë malazez, e cila gjoja e mbron edhe interesin e shqiptarëve, që thjeshtë është një manovër e radhës e saj..!

Po ashtu, pas tentimit të metropolisë serbe në vitin 2018 që ta uzurpojë kishën tonë në Shas, neve na u ndalua që të hyjmë në këtë qytet antik shqiptar sikur më para, mbasi që ky vend u shpall zonë nën kërkim arkeologjik, për ruajtjen, gjoja, të mirave shtetërore malazeze, edhe pse këtu nuk ka asnjë element të trashëgimisë kulturore malazeze. Këtu ka vetëm elemente të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Bota Sot: Pse bëhet e gjithë kjo rrëmujë në emër të fesë nga ana e kishës ortodokse serbe kundër objekteve fetare të shqiptarëve, madje tash edhe nga vetë shteti malazez, kur dihet se ato toka dhe kisha kurrë nuk kanë qenë pronë e tyre..?!

Mrc. Nikollë Shabani: Tentimi që e bëri edhe sivjet kisha serbe për ta uzurpuar kishën tonë në Shas, ka për qëllim thelbësor që ta forcojnë idenë, se këtu dikur sundonte Shën Vlladimiri, i cili në historinë e shtetësisë malazeze figuron si themeluesi i qeverisjes së shtetit malazez. Në tërë territorin e Malit të Zi asnjë vend nuk e mban emrin e Vlladimirit, përveç kryeqendra e Anës Malit, të cilën e mori nën sundim shteti malazez nga koha Kongresit te Berlinit dhe emërtimin “Vlladimir” ia ngjiti gjatë komunizmit Jugosllav, që sot ky “fakt” po i kryen madje punë të madhe në mbajtjen nën sundim të trevave shqiptare. Kjo trevë dikur e kishte si kryeqendër të veten Shasin antik dhe Sumen, e cila sot në një toponim gjeografik sipas kadastrës turke, e titulluar, Ana e Malit, ishte në fakt vendi i Katër Kullave (Kaderkollë) që u shndërrua në Vlladimir. Këtë ngatërresë emrash e bërë me qëllim nga kisha ortodokse dhe sunduesit sllavë për t’i humbur gjurmët shqiptare nga kjo trevë, asnjëherë deri më sot nuk u kërkua nga politikanët shqiptar që ky gabim historik të korrigjohet..!?

Kam frikë se në të ardhmen e afërt do forcohet tendenca e shtetit malazez që të gjitha monumentet kishtare shqiptare, të kontestuara nga historianët serb dhe malazez, do ngelin si pasuri e të mirave kulturore të këtij shteti, ashtu siç e kemi rastin me kishën tonë në kështjellën e Ulqinit, të shndërruar në muze, dhe po ashtu nesër edhe kishat e Shasit do shndërrohen në muze. Një gjë të tillë subjektet politike shqiptare në Ulqin dhe Mal të Zi nuk duhet ta lejojnë kurrsesi që të ndodhë para syve të tyre..!?

Bota Sot: A munden që këto tendenca të kishës serbe dhe shtetit malazez për uzurpimin e objekteve tona fetare, të bëhen shkaktare për rikthimin e Ulqinit dhe Tivarit nën autoktoninë e shtetit amë, Shqipërisë ?

Mrc. Nikollë Shabani: Kishat shqiptare në qytetin antik të Shasit/Ulqinit, po bëhen shkaktare që ne shqiptarët t’i shpalosim faktet tona për nevojën e rikthimit të Ulqinit dhe Tivarit nën autoktoninë e shtetit amë. Mbase, ne një grup i intelektualëve në vitin 2011/12 e hapëm këtë temë për shqyrtim, por politikanët tanë nga kjo trevë nuk dëshiruan të përplasen me peshën dhe faktet për ta çuar këtë nismë deri në fund. Ne e kemi theksuar shpeshherë se kjo kërkesë e jona mund të jetë zgjidhja e vërtetë, pra marrja e statusit special për shqiptarët në trevat e tyre autoktone të mbetura nën shtetin malazez. Pra, një kërkesë kjo legjitime që Ulqini dhe Tivari të hyjnë, nëse jo nën autoktoninë e shtetit shqiptar, atëherë t’iu jepet statusi ndërkombëtar si qytete nën administrimin dhe monitorimin e Bashkimit Evropian, siç ishte “Albania-Veneta”.

Lufta jonë kundër tjetërsimit të vazhdueshëm të emrave dhe emërtimeve shqiptare në trevat tona autoktone në Mal të Zi, duhet të intensifikohet, sidomos nga ana e intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë, ngase këto shtrembërime gjuhësore shqiptarët e kësaj ane i përjetojnë si humbje të identitetit kombëtar të tyre, si p.sh. Plazhit vogël në Ulqin në gjuhën shqipe i thuhet në Ranë, Plazhit të Madh në shqip i thuhet, Shtoji i naltë, apo Shtoji poshtë (Shtoj, dmth. kur deti është tërheq vite me radhë dhe bregu i detit është shtuar, andaj ky vendbanim edhe quhet Shtoj), Sollana, emërtim në gjuhën serbe, dmth. Kriporja, që në shqip ka toponimin e kamotshëm, Laguna e zogjve, ku ne e kemi vendbanimin që nga koha e zbulimeve të gurit, me emërtimin, Zogajt, ndërsa Port Milena është emërtim i dhënë nga Krajl Nikolla, kurse vetë Ulqini sipas emërtimit të vjetër është quajtur, Porta e luginës së zogjve, pastaj Shtegu i vashës i cili është në maje të malit të Krajës, nga ku shihet Liqeni i Shkodrës, këtë emërtim malazezet u përpoqën ta sllavizojnë, por nuk gjeten term adekuat, andaj e quajtën; ”Skoçi Djevojka”(Kërceu vasha), etj., etj.

Politikanët shqiptarë nga kjo trevë e Ilirisë, u treguan shumë tolerantë ndaj malazezëve për ta ruajtur simpatinë e tyre, por në këtë mënyrë lëshuan shumë pe në dëm të vlerave tona kombëtare, saqë sot përballemi me problematika dhe çështje kruciale për ne shqiptarët, të cilat nuk zgjidhen dot vetëm përmes simpatisë, por duke e ruajtur me çdo kusht identitetin tonë kombëtar shqiptar në këto treva.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat