Aleksandri në Shkup të quhet Leka i Madh, shqiptarët nuk ndërhyjnë për ndërrimin emrave të shtatoreve dhe Maqedonisë?

Kultura

Aleksandri në Shkup të quhet Leka i Madh, shqiptarët nuk ndërhyjnë për ndërrimin emrave të shtatoreve dhe Maqedonisë?

Nga: Ilir Muharremi Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:01
Shtatorja e Aleksandrit të Madh duhet të jetë në Kosovë

Shkupi po vuan nga ngarkesa dhe patetika e skulpturave të heronjëve me të cilat krenohen “Maqedonasit e sotëm.” Shkupi ngjanë si një tabelë shahu me figura. Duket si qëllim i ringjalljes së antikës e dihen saktë rrënjët e antikitetit. U diskutua emërtimi i shtatores të ndryshohet të quhet “Ushtari në kalë”. Ai qëndron në kalë manovron me shpatën e fuqishme nga lartësia e madhe e një fontane që dëgjohet muzika klasike dhe është i rrethuar me ndërtesa banimi në një stil socialist dhe afër ka mbeturina. Duket mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu Leka i Madh që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri- Leka i Madh ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Në shtatore është pak muskuloz dhe i fuqishëm. Kjo përmendore është e gjatë 23 metra.

Shtatoret në Shkup janë qesharake në sy të botës dhe çuditem si pati guxim Maqedonia ta vendos shtatoren e Aleksandrit të Madh duke ditur se duhet të ketë ndërgjegjshe , por u tregua e papërgjegjshme edhe për emërtimin e tij dhe prejardhjen e tij të saktë. Sikur ta linte pa emër ose ta quante vetëm kalorës, prapë biografia e tij do të zbulohej. Shihet që ky qytet ka mentalitet të vogël dhe ëndër të kot.

Çfarë do të ndodh me emrat shtatoreve si Filipi II ose Olimpia a do të ndryshohen këta emra? Pse të jetë kjo zgjidhje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë derisa dihet për emertimin e sotëm të "Maqedonisë". Në fund dihet sakt prejardhja e këtyre figurave skulpturave helene. A do të pyeten edhe shqiptarët për ndryshim të emrave apo do të heshtin sepse këto skulptura janë në tokat shqiptare. Kjo i bie për shtëpinë tënde të vendos mysafiri e jo ti.

A ishte shqiptar Alensandri i Madh? Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por, historianët e lashtë kanë lënë shënime që rrëfejnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I. Shumë shkrues të historisë Antike, ndër ta babai i historisë, Herodoti, por edhe Tukidi na lajmërojnë se pellazgët (të parët e ilirëve dhe shqiptarëve) janë popull para grekëve “proelinioi”. Kjo i bie që shtatorja e Aleksandri në qendër të shkupit është e Lekës së Madh, si në Kosovë, Shqipëri ku do që ka shqiptar duhet të involvohen edhe shqiptarët për ndryshimin e emrit të shtetit të tyre dhe skulpturave shqiptare që janë aty. A në të kundërtën shqiptarët as që kanë ndërhyrë për ndryshimin e emrave të skulpturave dhe shtetit të tyre. Ata janë të parët që duhet pyetur e jo mysafirët.

Historianët dhe kritikët paralajmërojnë mos të ju hedhet hi syve sepse ende janë të vërbuar qytetarët e Maqedonisë dhe jo komuniteti ndërkombëtar “Kjo është lojë e kurdisur nga ana e Qeverisë së Maqedonisë që nga viti ‘91, me pavarësimin e shtetit, por në konjuktura të ndryshme ka pasur objektiva të ndryshme. Në periudhën e parë, Maqedonia ka pasur për objektiv që përmes kontestit të mbetet në boshtin Beograd-Athinë. Tani, Maqedonia pasi konsumoi këtë adut përmes çështjes së emrit, tenton të shtiret si viktimë dhe t’i marrë koncesionet që duhet t'i marrë përballë Evropës, pa i plotësuar standardet demokratike, por duke e konsoliduar Maqedoninë si shtet ekskluziv i maqedonasve dhe jo si shtet multi-etnik”, shkruan Nijazi Muhamedi.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat