Botën e shpëton dashuria

Kultura

Botën e shpëton dashuria

Nga: Jan Kosova Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:04
Jan Kosova

 

Se nëse për shkak të padrejtësisë je i mërzitur
Dhe nëse mëndon se në jetë shumë ke vuajtur
Shpreso në të ardhmën, mund të jetë e ndritur
Se jeta është dhuratë me të nuk duhet luajtur

Edhe nëse të është mërzitur jeta nga injoranca
Edhe nëse ke menduar se më tej nuk shkohet
Rruga vazhdon edhe nëse të mbyt arroganca
Se jeta është një dhuratë, jeta duhet të jetohet

Edhe nëse të është mërzitur kjo jetë nga malli
Ti mos e keqpërdor këtë dhuratë të bukur, jeto
Kurrë mos u dorëzo, as kur të ka mbytur halli
As kur nuk sheh më rrugëdalje mos u dorëzo

E edhe unë e di se kjo botë është plot mjerim
E di se botën nuk e ndryshojnë vargjet e mia
Por në dashuri gjithmonë kam gjetur shpëtim
Sepse botën mund ta shpëtoj vëtëm dashuria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat