Të pagëzohet ndonjëra nga bibliotekat me emrin e shkrimtarit për fëmijë Rexhep Hoxha

Kultura

Të pagëzohet ndonjëra nga bibliotekat me emrin e shkrimtarit për fëmijë Rexhep Hoxha

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:55
Skënder Karaçica

Po shkojnë në amshim krijuesit letrarë për fëmijë në Kosovë.Po na varfërohet udha krijuese e këtij krahu të leterësisë,që ndër vite për lexuesit e vegjël dhuruan libra me poezi,tregime,drama me mesazhin për rritën dhe edukimin e mbarë të tyre.

Këto ditë na dha lamtumirën e fundit,klasiku i letërsisë dhe mësuesi si shkollë për krijuesit për fëmijë në Kosovë,shkrimtari Rexhep Hoxha.

Ne që u rritëm me krijimtarinë e tij,vepra e tij na mësoi sesi bëhet Atdheu...!

Në këtë nismë letrare,propozoj që Drejtoritë për Arsim dhe Kulturë të komunave në Kosovë të shqyrtojnë mundësitë që ndonjëra nga bibliotekat e qyteteve tona të marrë emrin e shkrimtarit të dashur për fëmijë Rexhep Hoxha!

Kjo nismë letrare mos të mbetët vetëm në letër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat