Në qoshe

Kultura

Në qoshe

Nga: Ramiz Spahiu Më: 15 korrik 2019 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Në qoshe kur isha me ty

Mendueshëm t’ përcolla me sy,

I heshtur, mendueshëm t’ shikoja

E di ti se çfarë po mendoja?

S’ta thash, e di ti, s’ta them

Ka kohë që kjo zemër më dhem’

Mëdhem’ e mërrah përty

Dhe, të pyeta ca llafe aty!

Në qoshe, të pyeta tujë qeshë

A je ti tigreshë, a njerëzeshë?

Dëgjova dy - trifjalët’ mi thoshe

Tigreshë, tigreshë jam në qoshe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat