Vëllezër shqiptarë, ja ku i kemi temat, për të cilat duhet të shkruajmë!...

Kultura

Vëllezër shqiptarë, ja ku i kemi temat, për të cilat duhet të shkruajmë!...

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:23
Zymer Mehani

Vëllezër e miq të penës,

Ja, po jua rikujtoj disa tema, për të cilat kurrë s’do të shteren faktet për të shkruajtur:

• Krimet gjenocidale serbe, që i ka mësuar tërë bota e civilizuar.

Masakrat nga më të tmerrshmet, siç ishte ajo e Reçakut dhe shumë të tjera anekënd Kosovës;

• Bartja e kufomave shqiptare për t` i deponuar nëpër Serbi, me kamionë për t` i humbë gjurmët, që nuk e ka bërë as nacizmi;

• Dhunimi i 20 000 femrave shqiptare, që janë një njollë e zezë mbi civilizimin evropian, në përgjithësi;

• Vrasja e fëmijëve shqiptarë para prindërve që pastaj ose dhunohen ose digjen në zjarr, janë një njollë infektive,

• Në Kosovë janë rrënuar 125000 shtëpi shqiptare,

• Janë deportuar mbi një milion shqiptarë jashtë Kosovës,

• Sa shqiptarë janë hudhë nëpër puse, sa fëmijë janë masakruar?.

• Çdo familje shqiptare ka qenë e detyruar një deri në tri herë ta ndryshojë vendbanimin, e detyruar nga paramilitarët dhe ushtarët serbë.

Ja, o vëllezër shqiptarë, ku i kemi temat, për të cilat duhet të shkruajmë……Mos t'i trazojmë plagët ende të pashëruara të kombit shqiptar, se për së kthjellëti do t’na vras rrufeja…po ta dimë se atëherë do të jetë vonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat