Qoftë e fundit!

Kultura

Qoftë e fundit!

Nga: Prend Gjergjaj Më: 16 korrik 2019 Në ora: 00:22
Prend Gjergjaj

Ra Gjeçovi, sot? Jo!

Por, a nuk ishte rrënimi i bustit të tij sot në Zllakuqan, veprim armiqësor mbi identitetin tonë? Po, padyshim!

Përse atëherë nuk (paska) ra, Shtjefni sot?

Sepse, mesazhi që përçojnë jeta dhe dhe vepra e tij, janë kombëtarisht fund e krye të palëkundshme.

Fjala e moçme na përkujton: Armiku s'flen kurrë.

Medet!

Po cili na qenka ky armiku ynë sot, dhe cilat janë motivet e synimet e tij? Hmm?!

Thërras, me këtë rast, arësyen e këthjelltë e mendjen e shëndoshë, që bashkë me intelektualët e mirëfilltë, të gjejnë përgjegjet në pyetjet, këtu më lart të parashtruara (po nënvizoj: mbi motivet dhe synimet armiqësore), gjithnjë mbështetur me preferimin që sipas "yrnekut" të rilindasve t'i japin kahje të drejtë e të shëndoshë edukimit, mendimit e veprimit për gjithë korpusin shqiptar, pa dallim fisi e krahine, si shtete dhe si shoqëri shqiptare, gjithandej.

Më mirë heret se vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat