Shtylla e dytë ishte NJIHE VETVETEN, apo?

Kultura

Shtylla e dytë ishte NJIHE VETVETEN, apo?

Nga: Daut Demaku Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:36
Ilustrim

Pse?

Përgjigje: Qe pse: ku shkon mendimi, atje shkon energjia. Si valët e transmetimeve (Shkenca i thotë energji, besimet fetare i thonë shpirt. Pa energji - je i vdekur, pa shpirt - je i vdekur. Është e njëjta gjë, me dy emërtime).

Dashuria ndaj vetes sate është: të jesh e/i vërtetë. E vërteta e plotë dhe gënjeshtra e plotë - nuk e dëmtojnë askënd.

Dëmet më të mëdha të individit dhe të njerëzimit i sjell GJYSMË e vërteta dhe GJYSMË gënjeshtra.

HIPOKRIZIA është rrënuesi i jetës njerëzore.

Provë shkencore:

Energjia e jetës së njeriut ecën nëpër vija të drejta: nuk ka rëndësi - për energjinë - a je qind për qind i vërtetë apo qind për qind GËNJESHTAR.

Por, kur je dyfytyrësh, hipokrit, vijat e energjisë konfliktohen dhe prite sëmu¬n¬djen, dështimin, fatkeqësinë e mjerimin.

Dashuria ndaj vetes është QETËSI E PLOTË, E VËRTETË, E PASTËR, VEN¬DO¬SMËRI DHE DASHURI PA KUSHT.

E tash, njeriu që nuk e do veten, e kultivon DËSHIRËN PËR T’U DUKUR. Me çdo kusht dëshiron të duket më i mirë, më i bukur, më i mençur, më i zoti, më i fuqishëm, dikushi me rëndësi e me vlerë të lartë.

Kjo ego e tmerrshme është VRASËSI më i rrezikshëm i njeriut, sepse, sa herë të mendosh qysh do të dukesh në sytë e të tjerëve - ti me dorën tënde - energjinë e jetës sate ia dhuron tjetërkujt. Kjo është GROPA më gllabëruese e energjisë jetësore (Edhe një herë: Ku shkon mendimi, atje shkon energjia!).

Këto janë përpjekjet e kota të njeriut që nuk ËSHTË. Njeriu që ËSHTË nuk ka asnjë nevojë të ushqejë gropat gllabëruese të energjisë, por energjinë e ruan për ecje të mëtejshme, në rrugën drejt burimit të vet, drejt natyrës së vet, drejt talentit të tij të parë.

Njeriu që e do veten e vet - nuk e GËNJEN veten e vet, por është i VËRTETË.

Njeriu që e do veten e vet, kujdeset për pastërtinë e trupit të vet, kujdeset për ushqimin e shëndetshëm, kujdeset për ambient të pastër, kujdeset për gjumë rela¬ksues, kujdeset, mbi të gjitha, për qetësinë dhe shëndetin mendor, që i prodhon të gjitha gjendjet e mrekullueshme të jetës njerëzore dhe, kështu, ua mbyll derën të gjitha gropave që ia shterojnë energjinë jetësore.

Të theksojmë (pak) shembuj qysh e vrasim, pa vetëdije, veten tonë.

P. sh.: Partnerët që ndahen, bëjnë shamatë të madhe, me fyerje e sharje reci-proke, dhe, për NJË orë sharje e fyerje të rënda - harxhojnë energjinë e gjenit të jetëgjatësisë dhe, shihi me vëmendje, sa shpejt i rrënon pleqëria...

Tjetër, kur kultivon një urrejtje, një inat apo një xhelozi dhe kur vazhdimisht me¬n¬don keq për “armikun” tënd, në çdo çast energjia e jetës sate shteron deri në shkallën e apatisë së plotë, kur njeriu mbetet vetëm një kufomë që merr frymë. Sepse: energjia shkon tek ai/ajo që ti e xhelozon apo e urren.

Vetëm njeriu që e do veten e vet, e kultivon mençurinë e kthimit të energjisë nga vetvetja dhe i sheh e i analizon punët e veta, rrugën e vet, qëllimin e vet dhe kështu - i arrin të gjitha ato pika që - të marrët - mundohen t’i arrijnë në mëny¬rën e shëmtuar e të gabueshme. Dhe, natyrisht, dështojnë dhe vuajtja vazhdon.

Pika tjetër është edhe më e bukur. Kjo pikë thotë: o njerëz, zemra e njeriut ka nevojë për dashuri!

Ata/ato që e mësojnë këtë të vërtetë, do të jenë më të suksesshmit në botë.

Po e përsëris: Kush e kupton këtë paradigmë, e ka në dorë çelësin për të gjitha dyert e jetës në tërësinë e saj të plotë.

Dimensioni i thjeshtë i mendjes njerëzore merret me jetën materiale, ekzistenciale, tradicionale, konkrete, tokësore.

Dimensioni i dashurisë është thellësi dhe lartësi e pafund.

Ata që e kanë kuptuar dhe e kanë zbatuar në praktikë dimensionin e dashurisë, sot janë shndërruar në sundimtarë të botës.

Qasja me dashuri, duke filluar nga vetvetja dhe duke vazhduar ndaj çdo gjëje që na rrethon, është parakushti themeltar që e ndërton dhe e saktëson rrugën e arritjeve më të larta të gjinisë njerëzore.

Për këtë temë duhet shkruar vëllime me libra, duhen sjellë shumë tregime e she¬mbuj nga jeta konkrete, por (teorikisht): KJO ËSHTË ESENCA.

 Shtylla e dytë ishte NJIHE VETVETEN, apo?

Përgjigje: Po. Pikërisht kjo, NJIHE VETVETEN!

A ka kush në botë që mund ta dijë dhimbjen tënde më mirë se që e di ti dhimbjen tënde personale?

Nuk tha Sokrati njihe universin, as mine¬ralet, as bimët, as kafshët, por tha shkurt e qartë: NJIHE VETEN TËNDE!

Njihi potencialet e tua, njihi mundësitë e tua, njihi dashuritë e tua, njihe vullnetin tënd, njihe punën që e do, që të kënaqë e të përmbushë - njihe dëshirën tënde.

Njihe vetveten, se do ta njohësh rrugën e jetës sate që të bëhesh NJERI.

 E treta ishte: MENAXHOJE ENERGJINË TËNDE?

Përgjigje: Pasi ta duash veten tënde, pasi ta njohësh veten tënde - atëherë MENA¬XHOJE ENERGJINË tënde për arritjen e qëllimeve tua!

Mos e humb energjinë duke menduar e duke u angazhuar për fjalët e huaja, për qëndrimet e veprimet e huaja - që nuk të takojnë ty.

Ruaje energjinë për qëllimin tënd, formatoje atë energji që të jetë e FOKUSUAR vetëm në pikën e cakut që e ke përcaktuar si qëllim jetësor.

Por, për menaxhimin e energjisë mos i dëgjoni fjalët e mia. Ju lus, nëse vërtet e doni veten tuaj, fëmijët tuaj, ardhmërinë e kombit në tërësi, lexojeni me kujdes librin e Rose Wilder Lane “Zbulimi i lirisë”, të përkthyer në shqip nga Avni Spahiu.

Në këtë libër do ta gjeni FAKTOGRA¬FINË shkencore të historisë së tmerrshme të vuajtjeve të gjinisë njerëzore - vetëm e vetëm për shkakun e thjeshtë që nuk kanë ditur ta menaxhojnë energjinë e tyre.

Është një pasqyrë e dokumentuar e të gjitha kulturave, të gjitha besimeve feta¬re, të gjitha organizimeve fisnore, klanore, partiake e të tjera me qëllimin më fisnik të mundshëm - daljen nga varfëria dhe sigurimin e bukës së gojës. Dhe këto fakte e këto të dhëna - qind për qind të vërteta shkencore - dëshmojnë sa vlerë e sa rëndësi ka njohja dhe mundësia e menaxhimit të energjisë. Sepse, të gjitha këto vuajtje e mjerime për gjashtë mijë vjet rresht i kanë ndodhur njerëzimit - vetëm e vetëm - për mungesë të njohjes së fuqisë që ofron menaxhimi i energjisë.

Në fillim të shekullit të njëzetë, nisi njohja për menaxhimin e energjisë dhe pikërisht me këtë filloi edhe periudha e daljes nga vuajtja. Shtetet që e mësuan këtë të vërtetë të madhe shkencore, ia dolën të largohen nga vuajtja dhe të hyjnë në jetën normale njerëzore.

Kthejeni shikimin pas dhe shihni sa zbulime shkencore janë bërë përgjatë gjashtë mijë vjetëve të vuajtjeve të gjinisë njerëzore, dhe, po ashtu, shihni me sy sa zbulime shkencore janë bërë vetëm brenda shekullit të njëzetë. Këto të dhëna shkencore dëshmojnë - në mënyrën më bindëse të mundshme - për vlerën e jashtëzakonshme të NJOHJES për menaxhimin e energjisë së njeriut.

 Shtylla e katërt ishte: përsëritja e synimit?

Përgjigje: Po. Por, duhet kujdes i shtuar, sepse përsëritja është ligji më delikat i jetës.

Me përsëritje plotësohen dëshirat, ndryshohen veset, ndërtohen vetitë e mira, por përsëritja e ka edhe anën tjetër - përsëritja e tepruar krijon autohipnozën, fiksimin dhe sëmundjen mendore.

Provë: shih AFIRMIMET POZITIVE që aq shumë e me aq vendosmëri i rekomandon shkenca amerikane.

Përdorimi i saktë i përsëritjes është pika më e lartë e profesionalizmit.

Krejt jeta njerëzore është vetëm një përsëritje e përhershme dhe asgjë tjetër.

Njohja e përsëritjes së duhur është çelësi themelor, bazë, për ndërtimin e jetës së shëndetshme dhe të lumtur.

Por, por - por... përdorimi i përsëritjes pa NJOHJE PORFESIONALE - shkakton dëme të mëdha dhe shumë serioze, sepse (po e përsëris) njëherë e krijon autohipnozën, pastaj fiksimin dhe në fund sëmundjen mendore.

Çdo gjë në jetën njerëzore është në harmoni. Ç’është e mangët dhe ç’është e te¬përt - është e dëmshme.

Përsëritja, prandaj, është mundësi mbi të gjitha mundësitë, por kur bëhet aq sa du¬het dhe aq sa u përgjigjet VEÇANTIVE TË INDIVIDIT. Nëse teprohet - dëmet janë të rënda.

 Sa shumë do të doja të zbërthenim konceptin themelor të LUMTURISË. Kush mund të quhet i/e lumtur dhe kur?

Përgjigje: Lumturia gjendet në mbjellje. Ai/ajo që do të bëhet mbret apo mbre¬tëreshë - duhet të shërbejë. Njerëzit më të lumtur në botë janë ata që mbjellin. Prej të mbjellave - për dikë - do të vijnë një ditë të korrat.

Profeti Muhamed tha: mbille një pemë, edhe në qoftë se je i bindur se sot është dita e kiametit - prapë MBILLE një pemë, se nuk i dihet.

Këtu MBJELLJA është edhe këshillë praktike, por edhe metaforë.

Pa fije dyshimi - pika më e lartë e lumturisë njerëzore është dhënia, mbjellja, sepse vetëm kështu - në mënyrë praktike e kon¬krete - ndihmohet LIGJI I KRIJIMIT, që do të thotë: bëhesh pjesë e hyjnores dhe i kalon caqet e jetës në dimensionin e thjeshtë të mendjes njerëzore dhe largohesh - me kilometra - nga egoizmi primitiv i zhvatjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat