Tef Palushi më del zot

Kultura

Tef Palushi më del zot

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:26
Fatmir Lohja

Moderatori më ftoi në një kanal televiziv. Më tha përpara , se tema e debatit është për problematikat e sotme të librit. Si autor, e pranova ftesën me shumë deshirë. U përgatita për të folur sa më sakt për shqetësimet e autorëve për librin. I kam disa ide , për të shkuar më pranë lexuesve.

Me përfundimin grimit të rëndë, me futën në studion moderne . Përballë moderatorit, të ulur në karriget me sfungjer, qendronim pesë veta të moshave, gjatësive dhe peshave të ndryshme. Na prezantuan vetëm me emra, pa asnjë informacion se çfarë na lidhte me librin. Nuk njihja asnjërin E mendova të flisnja në fund, meqë nuk e dija me ke do të debatoja.Kam shumë deshirë,të dëgjoj me vemëndje intelektualë të përgatitur shkencërisht. Kur ma mbushin mendjen, e jap miratimin në vend.

Moderatori e hapi bisedën për librin, pa vënë caqe, se për çfarë problematikash konkrete do të debatonim. Edhe mua më pelqeu praktika, sepse nuk do të na kufizonte në dhënien e mendimeve. Emisioni drejtohej në gjuhën shqipe. Debati bëhej në gjuhën shqipe, por folësit shqiptarët i vinin në vetën e tretë .Kjo qe arsyeja, që nuk po merrja vesh nëse katër të ftuarit janë , apo nuk janë shqiptarë!?

Më i vjetri e nisi dhe e bitisi në këtë mënyrë:” Shqiptarët as nuk blejnë,e as nuk lexojna libra .Kjo tregon se ata janë të pakulturuar. Duhen mbi dhjetë breza intelektualësh, që të rritet kultura si në Europë.” Nuk pushonte burri i botës. Çdo fjali e ndertonte mbi racizmin ndaj shqiptarëve.

Ju sa breza intelektualë keni mbi supe?- e ndërpreu më i riu të moshuarin.

Mbi supe nuk kam asnjë, por kam ndërtuar piramidën intelektuale , se vetë, fëmijët edhe nipërit e mbesat, jemi të shkolluar të gjithë,me arsim të lartë.

Mesa di unë ,gruan e keni me arsim të mesëm,pa shkeputje nga puna ,- e thumboj e vetmia femër e ftuar.

E çfarë kërkon të thuash?- ju hakërrua të brishtës.

Në familjen tënde, e ul pak intelektualizmin prindërit tuaj analfabet,dhe gruaja me arsim të mesëm për terr,- e thumboi mjekërrarabi.

Debati u ndez keq .Dy dialoguesit nuk i linin sira shoqi -shoqit për t’u shprehur. Për turp, e faqe të zesë filluan të shahen me fjalë, që nuk i gjen në asnjë libër. Për të mbrojtur gruan ,u fut mjekërrarabi. Dy me një, përleshja nuk është asnjëherë e ndershme. Duroi sa duroi rinushi. Pasi pa orën e dorës,u fut në sulm për të ndihmuar më të moshuarin. Dy përballë dyve shkapetja u bë më e epike. Moderatori kërkonte të ndërpriste debatin e ndezur,nuk ia vinte veshin asnjëri.

Më vinte turp që isha në atë vend.Nuk e dëgjova një fjalë të mirë për ne shqiptarët. Sipas gjaknxehtëve ne jemi askushi në rruzullin tokësor. Mora flakë kur dëgjova shprehjen e lëshuar nga një debatues:”Shqiptarëve nuk u ndjen për asgjë.”

Edhe në mulli ka rrallë,- ia kujtoj moderatorit.

Në emisionet e mija debati është i lirë,- dhe për çudinë time moderatori më përgjigjet buzagaz.

Pas përgjigjës së tij e ndava mendjen. Në atë vorbull arsyetimi nuk do të zhytesha. U binda se do të mbytesha. Asnjë fjalë nuk flitej për problematikat e librit .Nga pështjellimi që më solli debati,e hoqa fishen e dëgjimit. Nuk pata më interes. Këtë eksperiencë e përdor shpesh,në ambjentet ku debati nuk më pëlqen. Më vriste pak sedra.Pas shumë kohësh dola në ekranin e vogël dhe përpara lexuesve po rrija si guak.

U djersitën debatuesit në studion me kondisioner.Pinin ujë të ftohtë ,për të marrë flakë në debat. Dukej se të katërt kishin një qëllim.Sa të hapte gojën njeri,tre të tjerët u turrnin për ta kapur në grykë.Te shikuesit nuk shkonte asnjë mendim i përfunduar me arsyetim.

Ju zoti shkrimtar nuk keni deshirë të debatoni?- më pyet moderatori, në një çast qetësie.

Nuk po më lini sira të shprehem,- i përgjigjem me ton.

Në emisionin tim ,siç e kam shprehur shpesh,debati është i lirë,- më përgjigjet moderatori më zgerdhirje të sforcuar.

Deri në këto momente vetëm debat nuk ka.Potere u bë shumë , sa po më dhemb koka vend , e pa vend. Ne shqiptarët, e kemi traditë, që në debat, kur flet njeri ,të tjerët e dëgjojnë me vemëndje .Kur nuk janë dakort me parafolësin, japin argumentet e tyre logjik,për të mbrojtur idetë e veta pa gerthitur,e pa bertitur.Deri tani ,sa hap gojën njëri, i turren për ta mbytur gjelucët. Në të tilla zallamahi,mos e paça fati të rri më!- u them duke folur me ritëm të ngadalët.

Çfarë ka për të folur zotëria? Ne nuk lamë gjë pa shkoqitur!-, u rimbush me frymë më i moshuari .

Nuk e di se për çfarë keni folur?Për problematikat e librit ende nuk e keni nxjerrë një fjalë ,- nuk m’u ndejt pa u përgjigjur.

“ Bir Selman i nënës ke të qaj më përpara!”Të katërt m’u turren për të më shqyer në katërqind copa. Çfarë nuk më dëgjuan veshët !?

Libri nuk ështe trendi i kohës, - me thumboi lozonjaria.

Ka mbetur në kohën e baba Qemos,- e mbështeti mjekërrarabi.

Mos ia vini re,se është i moshuar,- e vulosi më i riu.

Ma mbërthyen trurin kacabujt .U mobilizova, për të luftuar i vetëm kundra katërshes polemikmadhe. U mbështeta në sedilen e karriges, për t’i mbajtur përballë.

Zoti moderator! Të ftuarit tuaj, cilin komb përfaqësojnë në këtë të ashtuquajtur debat?- e nisa sulmin frontal.

Sa mbarova unë, të pestët gati sa nuk e bënë në brekë,nga e qeshura në oktavët lart. Moderatori kërkonte të më mbushte mendjen se stacioni televiziv është shqiptar. Të ftuarit janë miqtë e tij shiptar.Se po flitej vetëm në shqip, dhe po u drejtohet teleshikuesve shqiptar,sepse kanali televiziv është lokal.

Ju,- i drejtohem më të moshuarit.- u shprehët:” Shqiptarëve nuk ua ndjen”. Pra , shqiptarët i vendosni në vetë të tretë,për t’u distancuar nga ne.

Plasën të qeshurat pështirosëse. Autori , atë frazë, e mbante lapidare të veten. Siaps tyre ,u konstatua katërcipërisht se; gjëndesha prapa botës; nuk ndiqja , me siguri matematike, kanalet televizive shqiptare; katërshja përballë, debatojnë çdo natë, në kanale të ndryshëme televizive; janë analistët e shquar të kombi shqiptarë. Autolevdata të shumta , për të më bërë rezil.

Nga pasioni, kacagjelucëve u qe përskuqur çdo ind në trup.Më kapi një gaz i brëndshëm. Me qetësi po rregjitroja në tru theniet e tyre të vyera në adresë të personalitetit tim ,se librat u bënë lanet me kohë. Duro,e duro e humba qetësinë. Ndryshova taktike.”Sheh rrushi rrushin e piqet”- e thotë bukur populli ynë .Edhe unë, si ata, u nisa turravrap për të shprehur mendimet e mia. Ata më ndërprisnin, por nuk e ndala turrin, me idenë, të komunikoja me dashamirësit e librave të mi:

“ Ne shqiptarët jemi mesdhetar.Si gjithë komshijtë tanë jemi gjaknxehtë .Nuk jemi si nordikët e qetë. Janë përralla me mbret,thëniet, se nuk ndjejmë për asgjë. Të marrim gjak në vetull, po na ranë në qafë. Mos i degjoni rracistët antishqiptar, se nuk u vjen asnjë e mira nga ata!” E nxorra të keqen jashtë, me shumë fraza tjera, për të mbrojtur rracën tonë të pastërt Ilire,pa e krahasuar me komshijtë tanë. Nuk e dija se sa më la regjija të komunikoja me teleshikuesit. Më pas, më thanë,se vetëm fillimet e frazave te mia ,kanë shkuar në vesh te teleshikuesve. Barbarisht ,gjatë kohës që kam folur , paskan futur publicitet.

U lirova në gjoks .Si e themi ne shqiptarët:” I zbraza të gjitha.” Në atë entuziazëm ,m’u kujtua karikaturisti , replisti ,Mjeshti i Madh, Tef Palushi.” O shoku X, unë kujtova se me ke thirrur , me të tregu barcoleta unë ty, e jo të më tregosh ti mua”.Kjo replikë e Tefës,ndonëse ma pruri humorin, është pak e gjatë, me emra të mëdhejsh shumë lartë në Parti .Mund të më akuzonin për komunist,apo antikomunist E mendova se nuk qe vendi për ta treguar, por pa u ndarë nga humori i Tef Palushit, u tregova,ndonëse pak në dëmin tim, replikë tjetër të tij :

“Një ditë, në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, Tefa, me kallama në dorë , doli të gjuaj peshk në lulishten, në mes të qytetit të Shkodrës. Dashamirësit, menduan për një çast ,se i paskan ikur mend Tefës se shkretë. Me qetësi e dashuri,e merrnin me vete, për t’i dhënë një krikëll birrë, me bërxollë, te Turizmi i Vjetër.

Ku zihet peshk në lulishte,- i drejtohet njëri , që e mbante veten për të mençur shumë.

Për njat zot, n’ma dhansh nji birrë, je i treti që ma han karremin!- ia ktheu Tefa me seriozitet maksimal.”

Sa bukur e paska thënë!- u shpreh me habi moderatori.- Po ju pse ju kujtua në këtë momonte?

Se edhe unë jam viktima e jote,- e thumboj moderatorin.

Nuk u kutpoj?- më pyet i habitur.

Nuk të mjaftonin katër peshq!? Pse më thirre mua të pestin?- dhe e shoh në dritë të syrit.

Moderatori , me shikim habitor, kërkoi ndihmë nga paneli.

I kam lexuar librat e Tef Palushit,- e nisi më i riu, për të ndihmuar moderatorin, të delte nga mpirja.

Mendoj se me të mirin ka librin “Kështu foli Zarathustra’- hodha grepat e Tefës në studio.

Ja! Ramë në konsensus! Edhe unë jam dakort,me titullin e librit që cituat ju. Shumë e vertetë. Atë ka më të mirën.

Më veshtirësi e mbaja të qeshuren brënda.E ndjeja,se nga varri Tefa më qortonte.” O shkrimtar! Mos më ngatërro me Niçen,se mjaft ngatërresa kam pas, kur jetoja mbi tokë!

Ka qënë artist i madh i estradës së Shkodrës. I kam ndjekur më shumë me vëmendje rrolet e tija brilante, - sqaroi me kompetencë mjekërrarabi.

Tefa ,nga varri me fliste:” Tregoju se nuk ka interpretuar asnjë rrol në skenë , se ka ndenjur në karrocë invalidi tërë jetën.”

I pastë dritë shpirti atje ku është!- e nisi dama.- Sa mashkull i bukur ka qënë. Eleganca në trup, në gjatësi, në shikim, kanë qenë karakteristikat tipike te tij.

Tefa më rekomandonI:” Thuai bukuroshes se mendjen e kam pasur të bukur, se për trupin po ia fut tana rrena.Sa keq që kam ndërruar jetë!Po të isha atje lart,do t’u bëja debetauesve nga një karikatur për qejfë,për fjalët mira që thanë në adresën time.”

“Faleminderi Tefë,që me dole zot nga bota tjetër!I madh ke qënë e do të mbesësh!´ Pas këtyre urimeve fytyra më ndriti.

-Pse po qeshni ?- më drejtohet papritmas moderatori, para se mbyllte programit.

- Tef Palushi më tha ca fjalë në adresën tuaj:”Aq sa realisht debatuat për librin , aq realisht më përshkruat . Me deshirën më të madhe ,kërkon t’u dhurojë nga një karikaturë ,me ngjyra shumë, për të pestët padallim, - u përgjigjem me mend e Tefës.

- Ai ka ndërruar jetë. Si mund bëj karikatura një i vdekur? -më pyetën të pestët me tmerr habitor.

- Ka lënë shokë , e miq në Shkodër, që e vazhdojne punën e tij.-u them ,pa futur regjija publicitetin e mbylljes së emisonit:” Karikaturë pa finesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat