Kosovë, atdheu im

Kultura

Kosovë, atdheu im

Nga: Zymer Mehani Më: 18 korrik 2019 Në ora: 07:56
Zymer Mehani

U kruspullose,
U përdhose,
U dergje,
U dogje,
U bëre hi,
U preve,
U grive,
U shkrumbove,
Të nëpërkëmbën,
Të damkosën,
Të shtrinë,
Ttë grinë
Të njollosën,
Të gjakosën,
Të përgjakën,
Të përlloqën,
Të ranë,
Të shanë,
Por dot s’të vranë
U mbrojte
Me gjak zemrash,
Me duf çlirimtar,
Me grushta,
Me armë,
Me thikë e hanxhar
Për Ty u falën jetëra
U ujite me gjak
U ruajte me mundim
Kosovë-atdheu im
Të dua pa mbarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat