Dhjetë protesta anarshiste regresive dhe mëkatarët e përplasjes civile

Kultura

Dhjetë protesta anarshiste regresive dhe mëkatarët e përplasjes civile

Nga: Sali Leka Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:07
Sali Leka

30 qershor 2019 socialistët dhe demokratët e vërtetë nacionalistë u ndanë përgjithmonë me komunizmin dhe marksizmin anarkist.

Sali Leka

Falenderoj ish të burgosurit e vërtetë politik të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht me vite dhe dekada nga ingranazhet e diktaturës mizoriste që në 30 qershor 2019 u bashkuan me Edi Ramën dhe qeverinë socialiste dhe u ndanë përfundimisht nga ideologjia revulocionare dhe doktrina marksiste dy mënxyra antihumaniste.

E kam obligim me i përshëndet me këngë dhe poezi lirike erotike dhe eposike për ditën triumfatore historike e demokracisë shembullore e hapur publike.

30 qershor 2019 filloi epoka e shkëlqyer moderniste progresive me Edi Ramën kryeministri shembull dhe model solid sublim i admiruar antimizorist dhe antimarksist i betuar.

Edi Rama iniciatori dhe novatori i reformave kombëtare madhështore të dobishme njerzore pozitive jetësore paqësore.

Përpara se të filloj të tregoj fakte konkrete për skëterrinin e 10 protestave anarshiste regresive dhe për mëkatarët dhe zuzarët e përplasjes civile e kam obligim të falenderoj stafin a gazetarëve me etikë të kulturuar dhe me kontribut të çmuar për demokracinë njerzore shembullore që muajin qershor 2019 botuan 12 poezi lirike erotike eposike dhe 6 tregime të vërteta faktike të dobishme jetike.

Poezitë janë nga dy libra “Blerina Sydelina dhe Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona“.

Librat nuk i botuan në vitin 1979 dhe 1987, koha e skëterrit mizorist monstruozist. Nuk i botuan ata zvarranikë zgërdhecë që sot ulurasin nëpër studio televizive dhe i kanë mbushur me shpifje dhe trillime kundër Edi Ramës duke sajuar video dhe montazhe fallco me procka spekullime e mashtrime.

Falenderoj me iradin ilmin stafin e gzaetarëve kreshnikë viganikë që shpërthyen bodrumin e ndryshkur të censurës mizore dhe pulikuan me shkëlqimin e rrezeve të diellit poezitë e mia brilante të dobishme për jetën njërzore.

U premtoj me vullnet dhe vitalitet kam akoma poezi dhe tregime të vërteta faktike të mbyllura dhe të fshehura 40 vjet në bodrume e diktaturës makabre antimoderniste, antidemokratike.

Këto gjashtë tregime jetësore janë mbi gjashtëqind tregime me gënjeshtra brockulla, spekullime e mashtrime të rëmdomëta antinjerzore që janë botuar në faqet e gjashtë gazetave në muajin qershor 2019.

Qershori muaji i fushatës zgjedhore me vepra madhështore.

Edhe gjatë fushatës u organizuan dy protesta për të frikësuar popullin që mos të shkojë për të votuar.

Mëkatarët dhe zuzarët të strehuar nëpër studiot televizive çdo ditë lëshuan ultimatume: “ Më 30 qershor do të ketë përplasje civile, përleshje, kacafytje dhe luftë për demokracinë që  e ka bllokuar Edi Rama”. Me këto fjalë rrënqethëse u mbushën dhe faqet e gazetave 30 ditë rresht.

Kurse unë kam shkruar, shkruaj dhe do të shkruaj: Me protesta , përleshje kacafytje të egra dhe luftime të ashpra nuk mbrohen liria as demokracia, as e mira, as e drejta, as e vërteta, as jeta njerzore, por mbrohen komunizmi antihumanist, antimodernist dhe neomarksizmi anarshist kaotist, monstruozist.

Madje me luftë nuk mbrohen as pasuria, as familje, as shtëpia.

Në vitin 1997 dyzet mijë familje u ngritën në protestë për të mbrojtur pasurinë që grabitën firmat kusare piramidale dhe fondet monetare të vjedhura nuk i morën por u vranë katër mijë njerëz.

Mëkatarët dhe zuzarët, mizorët dhe fallsifikatorët, spekullantët, mashtruesit, gënjeshtarët dhe shtrembalarët ishin dhe janë inspiruesit dhe strehuesit e kriminelëve dhe kusarëve.

Që nga viti 1996 kriminelë dhe kusarë ishin vetë prokurorët dhe gjygjtarët e korruptuar dhe vetingu me reformën në drejtësi po i largon dhe do ti largojë.

Largimi nuk mjafton. Ata duhen të gjykohen, duhet të ndëshkohen!

Unë kam shkruar dhe do të shkruaj për reformën në drejtësi si reforma më kryesore jetike për të mirën e mbarë popullit shqiptar.

Ata që nuk e duan reformën në drejtësi ,duan dhe kërkojnë medoemos përplasje civile midis shqiptarëve, por nuk do të ketë asnjë lloj përplasje civile, as luftë guerrile, as përleshje regressive ashtu si urdhërojnë me thirrje, ulurima e ultimatum anarshistët e studiove televizive në Tiranë.

Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi: E pse dhe me kë do të përleshemi? Duhet të përgjigjen analistët  dhe skenaristët  e protestave kundër socialistëve dhe demokratëve të vërtetë nacionalistë liberalistë modernist për zhvillim dhe progress.

Nuk bëhet zhvillimi as progresi as modernizimi me protesta duke thyer dyert e institucioneve, kryeministria, parlamenti dhe presidenca.

Nuk eleminohet krimi, korrupsioni, padrejtësia, pandëshkueshmëria me demostrata duke bllokuar udhëtarët dhe kalimtarët nëpër rrugët e qytetëve.

Torollakët, injorantët,zgërdhecët, idhnakët, alabakët dhe urithkit që cënojnë me kapsolla dhe molotova të ndryshkur duart dhe gishtat e vajzave shqiptare, mendimtare vizionare, guximtare krenare si gjeraqina dhe skifterina viganike, nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste jetike as në vitin 2049.

Kurse unë me shokët e mi nuk shkojmë në asnjë protestë por kemi punuar dhe do të punojmë me këngë dhe poezi.

Sot do të këndojmë nga libri “ Blerina Sydelina“ poezinë e titulluar:

“ PADASHJE I PUTHA PAK VETULLAT”.

Dielli u afrua me detin, uli rrezet e perëndimit.

Unë u ula afër blinit, frashinit dhe burinit.

Asnjeri nuk shikova me mu afrua.

Dy duar mbuluan sytë e mi.

Unë fola me këngë dhe poezi.

Të njoha je Blerina sydelina .

Po bën ojna e humor me mua.

Po po Blerina sydelina jam dhe do të jem.

Ty poet me vullnet të kam dhe do të kem.

E di je betuar edhe dy vjet mos më u dashurua.

Mbaje betimin tënd,unë mbaj betimin tim.

Betim për dashuri me gëzim dhe admirim.

Ti shkruaj poezi unë dashuri shumë dashuri.

Blerina hoqi trikon nga gjoksi i saj asrafilin.

Liroji këmishën nga gjoksi im mikailin.

Nisi puthjet me lezet afsh e kimet.

Kështu o poet do të puthemi dyqind vjet.

Foli e qeshi Blerina me ilmin e guxim.

Puth e puth gushën e faqet e mia me iradin.

Cdo sekond e minut pandalim e veratisim.

Padashje i putha pak vetullat.

Me dashje shume fort i putha sqetullat.

 

E këndova poezinë dhe ngrita dollinë me shokët e mi dhe lexuesit e nderuar të apasionuar të kulturuar.

 E nisim me poezinë e dytë:

FJALËT E TUA JANË MUZIKË E MELODI E VËRTETË
Dielli u ngjit lart në kupolën e qiellit.
Unë ec e ec nëpër pllaja, shpate e lugina.
Eca me këmbë edhe në livadhet e barit e tërfilit.
Mendja ishte tek Bedillana buzqumshtore.
E aftë vigane e shkathët si drenusha e skifterina.
22 orë u rehatua, u dashurua mbi gjoksin tim.
Shumë e gëzuar me harmoni paqsore jetsore.
E qeshur, e çiltër, e hapur me admirim.
Ka po shkon e ku je nis o qelibar fildish?
Me mua sot nuk po fol, nuk do vish?
Foli e më doli përballë Blerina Sydelina.
Unë u habita dhe i tregova përpara syve.
Na paske parë mua e Bedillanën të dyve?
Na ke shikuar duke u dashuruar njëzet e dy orë pa ndalim.
Po po, foli e qeshi Blerina Sydelina.
Jam mbi dyzet Bedillana e dyqind zana.
44 orë do të jehojnë mbi gjoksin tënd blin frashin.
Sa dyfishi e Bedillanës buzqumshtore.
Ta dijë Durrësi, Kavaja, Kruja, Thumana, Tirana.
Bashkë të dy edhe dyqind e dyzet vjet.
Në sekond me vrull e hov Blerina mbi gjoksin tim.
Në çast e minut me shkëlqim e përmallim.
Valë valë e me fjalë, pëlqim e vullnet.
Unë i fola me këngë e poezi.
Fol Bleirna si të dish e të duash vetë.
Fjalët e tua janë muzikë e melodi e vërtetë.
Janë si pjalmi i lezetit dhe kimetit.
Pikoji si mjalti në gojën e poetit.
Me fjalët e tua unë shumëfishoj shtatë million poezi.
Fjalët e tua janë energji, aftësi e harmoni pa mbarim.
Janë ajrim, gjallëri e frymëzim, sublime pa ndalim.
Fjalët e tua ëmbëlsi e kënaqësi me iradin, ilmin e vasinasim.
Fjalët e tua rehati e lumturi e marrëzia nuk i arrin.
Fjalët e tua jetëgjatësi dhe egërsia as i tret as i shkrin.

 

Poezi brilante jetike e dobishme për mua, për shokët dhe shoqet e mia mendimtare vizionare guximtare krenare, kreshnike viganike dhe besnike aderike teuratike.

Mua më kanë mbrojtur në çdo situatë kritike në kohën e skëterrit mizorist antihumanist shekulli XX.

Bashkë me shokët dhe shoqet e mia iradinike ilminike eposike me vullnet guxim e vitalitet solid jetik, përballuam dhe sfiduam çdo ingranazh enigmatik, sofistik fantazmorik të çdo zuzari dhe hipokriti zvarranik i infektuar i qelbëzuar i tëri.

Libri Blerina Sydelina u shkrua midis kujtimeve të paharrueshme dhe tregimeve të mrekullueshmë.Vitet largohen, kujtimet sa më shumë afrohen, tregimet shtohen, poezitë admirohen nga ata njerëz që nuk janë dembel as gazhel zgërdhec, as merhum tutkun, as kutrrum frikacak, as maskara alabak, as hipokrit hutist zuzarist, as mizorist cubist monstruozist që duan të shtohen.

Del pyetja pse duan të shtohen? Përgjigja: Duan të shtohen se nëpër gazeta botohen gënjeshtra, sajime, shtrembërime, trillime, spekullime me shpifje të rëmdomëta skandaloze dhe nuk demaskohen.

Stafetën e demaskimit e kanë marrë në duar maskarenjtë dhe alabakë, por ata bëjnë sikur kritikojnë por në fakt kanë shtuar dhe shtojnë akoma më shumë trillime gënjeshtra shpifje galopante monstruoze. Po po monstruoze .

Shumë të nderuar gazetarë kreshinikë të admiruar që keni botuar tregime të shkrimtarit Sali Leka.

Shumë të lartësuar gazetarë vital viganikë të betuar për të mirën të bukurën shembullore  që keni botuar poezitë e poetit Sali Leka.

Nuk jam dëshpëruar për mosbotimin e 85 librave shumë të dobishme por isha dhe jam i betuar për të shkruar 155 libra dhe do ti shkruaj.

Pasuria dhe vilat e mia personale dhe familjare ishin  dhe janë fushat, malet, lumenjt dhe liqejt e atdheut shënkonstandin bizantin bosforik adrio-adriatik, dhe të kombit kastriot kreshnik eposik viganik shembull e model në gadishullin ballkanik.

Janë dhe do të jenë tregimet e mia njerëzore atdhetare kombëtare historike, por nuk i kanë botuar ata dembelistë, hutistë, zuzaristë që tokën atdhetare shqiptare arbo-dardo të Skëndërbeut e kanë dashur dhe e duan për ta grabitur dhe shkretuar dhe jo për ta zbukuruar dhe modernizuar. Tokën e ka krijuar zoti por e zbukurojnë e mrekullojnë  njerëzit.

 

SHËNIM EKSKLUZIV 1

Poezitë e librit “ Blerina Sydelina nuk i botuan censuristët, abuzivistët, anarshistët, kaotistët të strehuar në ish shtëpinë botuese Naim Frashëri dhe në redaksinë e gazetave “Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” sharlatanistët dhe zuzaristët e zgerdhecur kërkuan burgosjen dhe persekutimin e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka, të shokëve të mi dhe shoqeve të mia Dhimitri Fullani, Sejdin Kondi,Shaqir Palamani, Aleksandër Xhorxhi, Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni redaktore letrare artistike shembullore eposike jetike, por edhe kreshnike viganike.

Jolanda Gjoni nuk iu dridh qerpiku nga rreziku i kanosur nga survejuckit e sigurimit dhe reziluckit e diskriminimit.

Kurse sot në dekadën e dytë të shekullit XXI anarshistët abuzivistët dhe kaotistët e stazhionuar, kërkojnë rrëzimin e qeverisë socialiste, largimin e deputetëve nga parlamenti. Kërkojnë burgosjen e deputetëve të votuar dhe të besuar nga elektorati socialist dhe nacionalist i kulturuar i demokratizuar.

Anarshistët, kaotistët, censuristët dhe zuzaristët e sotëm janë injorantë dhe obskurantistë akoma më të shtrebëruar se ata të djeshmit dhe nuk kuptojnë që deputetët socialist  largohen nga parlamenti në vitin 2021 me votime të hapura publike demokratike juridike. Edhe kryetarët e bashkive socialiste nuk largohen, as nuk kanë për tu larguar, ashtu si nuk jam larguar unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka lirik erotik eposik ish i burgosur politik.

Nuk jam larguar por kam jetuar i gëzuar i vitalizuar me letërsinë, kulturën, etikën harmoninë njerzore jetsore shembullore duke shkruar tregime të vërteta faktike të dobishme dhe duke kënduar këngë iliminike dhe poezi brilante të larmishme të mrekullueshme.

 

SHËNIM EKSKLUZIV 2

Poezitë e librit “ Blerina Sydelina” nuk i botuan  mëkatarët mizoristët kur unë isha i mbyllur në burgun e skëterrit, që kurrë mos e paftë me sy asnjeri.

Disa nga këto mëkatarë nuk jetojnë, por ata që jetojnë kur më shohin dhe më takojnë, bëjnë sikur nuk më kanë njohur as nuk më kanë parë. Më urrejnë akoma se i kam sfiduar dhe sjam dëshpëruar as se kam vrarë veten, ashtu si e vrau Viktor Qyrku, poeti i poezive lirike erotike të mrekullueshme jetike, por Viktori nuk rezistoi kur e frikësuan, e tmerruan dhe zhduku vetveten, goditi për vdekje zemrën dhe trupin e tij. Poezitë e Viktorit brilante të larmishme i mbyllën, i fshehen në ingranazhet e censurës macabre dhe kanë 40 vjet që nuk shkruajnë as katër fjalë për jetën dhe veprën shembullore të poetit Viktor Qyrku. Nuk kanë shkruar  as për tregimet e mrekullueshme të mahnitshme erotike, të romancierit, të talentuar Dhimitër Xhuvani. Romanet e dobishme të Xhuvanit nuk i botuan,i censuruan. Xhuvani i nderuar fisnik, e frikësuan, e tmerruan dhe ai u step,u shtang, e nderpreu letersinë dhe sot lëngon dhe rënkon.

Kurse unë as jam stepur, as  shtangur, as i strukur, as e kam ndërprerë letërsinë, prozën dhe poezinë, por kam shkruar dhe kënduar me shumë gëzim iradin ilmin.

As e kam vrarë veten dhe as nuk e vras!

Edhe sot as lëngoj, as rënkoj,por shkruaj dhe do të shkruaj me betim solid sublim, i patrembur, i padëshpëruar edhe kur nuk i botojnë, por shumë i vitalizuar dhe i admiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat