"Hapi im i vogël pori madh pë njerëzimin"

Kultura

"Hapi im i vogël pori madh pë njerëzimin"

Nga: Ilaz Kadriu Më: 19 korrik 2019 Në ora: 06:08
Ruzhdi Ushaku

"HAPI IM I VOGËL POR I MADH PËR NJERËZIMIN "

 

Para 50 viteve, saktësisht më 20 korrik, 1969, mu në ora 20 17 minuta, dy astronautët amerikanë, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, për herë të parë , qëndruan në sipërfaqe të hënës më shumë se 21 orë, duke grumbulluar 21,5 kg material nga hëna, kurse komanduese i fliturakes Michael Collins, fluturonte rreth orbitën së hënës, gjer në momentin e bashkangjitjes se të dyve për kthim të suksesshëm në tokë.

Kështu përfundoi një mision i një shekulli që e lam pas. Tani , NASA, ka filluar programin e konstruksionit të një stacioni në hënë , i cili , do të realizohet gjer më 2024, dhe nga ky stacion, parashikohet që, për dy dekadat e ardhshme, të popullohet Marsi. Këtë do kenë mundësi ta përjetojnë gjeneratat e reja, ashtu siç në përjetuam zbritjen e njeriut në hënë.

Koha e zbritjes së astronautëve amerikanë në hënë, neve shqiptarëve, na kujton një ngjarje shumë të rëndësishme për shkencën e astronomisë. 

Në të vërtetë, pikërisht para 50 viteve, një profesor shqiptar nga Ulqini, me detyrë në gjimnazin e Gjilani në atë kohë, shumë pak i njohur, merr pjesë në një konkurs të shpallur në gazetën " Vecernje Novosti "  në Beograd, ku në mesin e 19.020 konkurentëve , propozon rermin e ri adekuat për fenomenin astrofizik të dritës së tokës, para se të zbriste njeriu në Hënë dhe ta përjetonte konkretisht.

Dhe, më 26 korrik të 2019, juria e kësaj gazete, e përbërë nga personalitete eminente të shkencës dhe kulturës për atë kohë, shpalli rezultatin e këtij konkursi, ku termi " AZURINA"  propozuar nga prof. RUZHDI USHAKU, u pranua i term ndërkombëtar në këtë shkencë, dhe si i tillë hyri në fjalorin e fjalëve të huaja në Prishtinë, me rekomandim të hyrjes eventuale poashtu nëpër fjalorët dhe enciklopeditë e huaja.

Nga ky term, i cili në kuptimin e përditshëm ka domethënien: kaltrinë,a ose kaltërinë,a , prandaj edhe sot e kësaj dite kemi shumë emra të përveçëm të gjinisë femërore të quajtura: Kaltrina.

KUSH ËSHTË PROF. DR. USHAKU

(Marrë nga Wikipedia)

Ushaku lindi në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Gjate sutdimeve nbe Sarajeve ishte nje vit kryetar i Klubit te Romanisteve. Në Paris më 1962/63 kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge me c rast merr apsolve Diplôme Supérieur d'Études Françaises Modernes. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Fiologjik të Universiteti i Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi mesimedhenes i gjuhes frenge dhe te asaj latine ne Degen e Gjuhes dhe te Letersise Frenge prane Fakultetit Filozofik(tash atij te Filologjise) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i ketij Fakulteti. Kryetar i departamentit te Romanistikes,kryetar i Keshillit Mesimor Shkencor te Universitetit te Prishtines.Me 2006 u pranua anetar-akademik aktiv ne Akademine Evropiane te Arteve me seli ne Leuze te Belgjikes.

Merret me hulumtime shkencore. Më 1990 u propozua kandidat për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Eshtë autor i librave nga fusha e fillogjisë “Kërkime fiologjike”, “Fjalitë hipotetike me SI në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare”, “Paralele të ligjërimit poetik”, monografia “Ulqini në gjurmë të shekujve", "Hulumtime etnolinguistike", "Veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut", "Ndihmesa onomatologjike nga hapesira iliro-arberore" Ne koautoresi me Jusuf Liken "Ulqini nga dritaret e kohes" dhe libri me i ri qe doli ne gusht 2010 eshte "Ulqini ne permasa kerkimi dhe frymezimi"

Perveq veprave me larte,botoi rreth 100 punime-studime te vecanta shkencore dhe ne gjuhe te huaja(serbokroatisht,frengjisht,anglisht,gjermanisht)qofte ne versione integrale,qofte ne forme te permbledhjeve. paraqiti shume rezlutate shkencore,kumtesa ,referime,me karakter kombetar dhe nderkombetar brenda vendit dhe ne boten e jashtme. Per here te pare (1973) mbajti ligjerate shkencore ne Universitetin e Sorbones (École des Hautes Études),kurse ne vazhdim ligjerata te shumta ne seminare e tubime shkencore te karakterit vendor e nderkombetar,perfundimisht dy ligjeratat e fundit(2000) ne Universitetin e Parisit(INALCO- Sorbonne Nouvelle dhe Université Paris). Formuar, udhehequr kandidate per master dhedoktore te shkencave filologjike ne Prishtine, Beograd, Sarajeve, se fundi(2001) bashkementor per nje doktorant ne INALCO-Sorbonne Nouvelle te Parisit.

Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe i ka botuar në revistë të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit. Ka botuar mbi 50 studime dhe afër 20 esse nepër libra të ndryshme dhe piktorë të njohur.

Studimet më të njohura janë :

- Gjurmëve të vazhdimësisë së BINDIT Ilir në mitologjinë e në gjuhën shqipe
- Mbi nji antroponim më të hershëm të shqipes së vitit 1188,
- Për nji rishikim të prejardhjes së hidronomit BUENA / BUNA /
- Prejardhja e huaj /Sllave/ apo auktoktone e prapashtesës –AK në emrin etnik ULQINAK
Eshtë një ndër themeluesit i Shoqëris kulturore artistike “Zana” dhe antarë i nderit i kësaj Shoqërije.

Merret me kompozime dhe është i njohur si njohës i pikturës çka e vërteton fakti se në katalogjet e ekspozitave personale Rudi Gogës, Bilal Nikeziqit dhe Naser Hasës, janë shkruar edhe essetë e Dr. Ruzhdi Ushakut për këto piktorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat