Mos respektimi i Alfabetit Shqip - urrejtje primitive dhe shkatërruese e Kosovës

Kultura

Mos respektimi i Alfabetit Shqip - urrejtje primitive dhe shkatërruese e Kosovës

Nga: Sabahate Byci Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:29
Sabahate Byci

Përderisa „urrejtja“ ndërnjerëzore,  praktikisht urrejtja ( gjithmonë duke u nisur vetëm nga mendimi dhe supozimi i im) kudo në trevat Ballkanike, Evropianë të mos them edhe kudo në Botë dhe eksplicit në Kosovë po dominon me trurin Social Ekonomik Jetësorë dhe më së shumti me atë Politik, në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme dhe përderisa nuk do të eliminohet vetia e brishtë si karakteristikë e Kombit tonë Shqiptarë urrejtja, pra e cila qysh pas kohës së luftës së fundit në Kosovë, ka marrur hovë, dhe që prej atëherë, po praktikohet dhe po aplikohet, me apo pa vetëdije e po futet nëpër kokat e rinisë, e edhe të gjeneratave të reja në vijim,

karakteristikë e „zezë“ ta quaj kështu se ndryshe s‘ka se si të quhet kjo veti famëkeqe, shkatërruese Ndërkombëtarë - vështirë do ta ketë Populli Shqiptarë që të shoh„ ditë të bardha“ dhe lumturi.

Ja se pse;

-Shumë më çuditë fakti se në çdo renditje me shkrim - sa i përket qyteteve të Kosovës GJAKOVA qyteti im i Lindjes po renditet gati e fundit në çdo listë manuale apo kompjutero-elektronike dhe nëpër çdo paraqitje mediatike, anipse sipas Alfabetit tonë Shqiptarë dhe jo vetëm, shkronja G dashti apo nuk dashti dikush „ia kojti apo nuk ia kojti dikujt“, është shkronja e shtatë e Alfabetit Shqiptarë e besa edhe e atij të shumicës së vendeve Botërore.

Pse gjithë kjo urrejtje?!!!

Pse një renditje e tillë e qyteteve të Kosovës?!

-ky është vetëm i vetmi shembull se ka edhe shumë shembuj të tjerë - në Jetën e përditshme i`u Alfabeti nuk e gëzon autoritetin e vet të duhur.

Pse nuk pason në bazë dhe sipas rregullave të alfabetit çdo renditje e shfaqur me shkrim?!

Pse jo?!

Është këtu në pyetje intelegjenca-mosdituria apo urrejtja, të cilat me kësi sjellje e veprime së pari bëjnë „atentat“ në Alfabetin dhe poashtu ia „vrasin“ Kosovës quoten e inteligjencës adekuate përpara gjithë njerëzimit të botës,

Të dashur si Vëllezër dhe si Motra të mi/ja???!!!!!

Pse gjithë kjo antipati ndaj neve Gjakovarëve.

Pse „pi han në krahë të thatit i ngjomi“?!

Pra në këtë rast pse po anashkalohet respekti ndaj Alfabetit tonë - me qëllim apo nga mosdituria e përdoruesve të tij?!

Me kësi qëndrimi dhe veprimi apo praktikimi si tani automatikisht po e humbë edhe Alfabeti Europian dhe shumica e atij Botërorë respektin e duhur njëlloj si Kosova e jonë - Dardane dhe shumica e posaçërisht shtresa që po ia mbanë vetës lartë me pozitë të çfarëdo llojit po etiketohet me etiketën Analfabetike.

Sa keq po më vjen vetëm për Kosovën time.

Në këtë konstellacion Respekti i humbur nga sjellja e tillë, me fantazinë dhe veprimin e personave që vuajin nga kompleksi i vlerës së ulët dhe nëpërmes aplikimet dhe praktikimit injorues duke i dhënë prioritet së keqes si në shembullin e më lartshënuar, personat në fjalë Kosovën po e prezantojnë shumë primitive dhe të pa Respekt sa i përket rregullave të drejtshkrimit!

Kosova po stagnon duke mos pasur e gjora asnjë pikë të „fajit“

Këtu shumë qart po dihet dhe po shihet se edhe me alfabetin tonë të shenjët po manipulohet për interesa dhe përfitime Politiko-egoiste të cilat po manifestohen si urrejtje- nëse jo me qëllim atëherë nga mosdituria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat