Gjuha shqipe

Kultura

Gjuha shqipe

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:07
Fatmir Lohja

Bisnesmeni Ali, me anë të një miku të përbashkët,ftoi në zyrë shkrimtarët Petrit e Ilir. Ftesa e papritur i hutoi në arsyetim shkrimtarët. Edhe miku nuk u dha ndonjë sqarim për qëllimin e takimit. Shumë pyetje i bënë njëri-tjetrit ,për arsyen e ftesës.Nuk kthenin përgjigje bindëse. Me humbjen në xhep,me pak shpresa për ndonjë donacion për botimin e librave që kanë në dorë,me emocione shkuan në takim.

Zoti Ali i priti me dashamirësi në një zyrë të madhe, të mobiluar me shumë salltanete. Sapo shkrimtarët zunë vend në kolltuqet e veshur me lekur keci,i pyeti çfarë deshironin për qerasje. Vetë u drejtua të një frigorifer i madh.U tregoi se minibarin e përdorte vetëm për miq të shtrejtë.I renditi me mburrje të gjitha pijet që gjendeshin brënda. Dy shokët gjysmës se tyre nuk u kishin dëgjuar as emrat.

Me ujë të ftohtë, pag gaz, rehatohemi bukurmirë ,- u shprehen me një zë shkrimtarët.

Ujin pa gaz,të ftohtë dhe me akull e keni për shoqërim.Cilën pije kërkoni t’u afroj?- iu drejtua buzagaz zoti Ali.

Po e lëmë në deshirën tënde,- u përgjigj me zë të ulët Iliri.

Jam dakort edhe unë me kërkesen e shokut, - e mbeshteti Petriti.

Po më pelqen,që po ma leni në dorë.Do t’u bëj një koktej ,që nuk e keni pirë askund. Nuk do të merziteni sa ta përgatis!- i qetësoi zoti Ali.

Gjatë kohës që përgatiste koktein , u tregoi me pasion , se ku e ka mësuar , dhe si perzihen asortimentet përbërës ,për të dhënë shije sa më të mirë.Ndërkohë që zoti Ali, tundte e shkundte lëngjet , shkrimtarët shihnin me vemëndje zyrën e madhe. Përballë postit të punës së pronarit, gjendej një ekran i madh që pasqyronte shikimin e kamerave të shumta te vendosura kudo në godinë.Në bibliotekën e madhe u ra në sy, rreshtimi i librave sipas ngjyrave.Piktura të mëdha , e të vogla, të varura në mure, ishin nga të gjitha stilet e artit figurativ. Tavolinat me dru arre shndrisnin si pasqyra. Kompjuterat vend, e pa vend zinin shumë hapësira. Bufeja e madhe mbante me bollëk gota, e pjata ëmbëlsirash nga më të shtrejtat.

Kur zoti Ali , mbaroi me përgatitjen e kokteit, sebashku me të gjitha takëmet për ta pirë dhe shoqëruar, zuri vend përballë shkrimtarëve. Pasi u mbushi gotat , e çoi një shendet për të dy. Nuk pushonte së treguari arritjet e veta në bisnes. Vetëmburrjen ia kuptonin deri diku. Në rrefimin e bisnesmenit, shkrimtarëve nuk u pëlqente përgoimi ,me nervozizëm ,i rivalëve.Ngaqë pija po e shijonin , edhe kushtet e rehatshme, nuk e panë të arsyeshme t’ia ndërprisnin ligjeratën mburravece.

Pasi u mbushën gotat disa herë, dhe mbaruan pyetjet shteruese, pë të ditur se me çfarë merren shkrimtarët, sa para fitojnë për një libër,se si është organizuar shitja librave, e detaje të kota,për të cilat nuk kishin vlerë, zoti Ali doli në temë.

Më kanë thënë se jeni shokë, e shkrimtar të mirë.Pse kam besim te ju, kërkoj të më shkruani jetën time me detaje,- hodhi propozimin zoti Ali.

Shkrimtarët u gjenden krejtësisht të pa përgatitur nga kërkesa ballazi. Disa herë e panë njëri-tjetrin në sy, për të kërkuar ndihmë. Nga që po mendoheshin,ra një qetësi e besdishme ,të cilën e nderpreu zoti Ali.Premtoi ,nëse libri del i mirë, u dhuronte nga pesëmijë ero secilit. Shifra e madhe e parave ,e pak alkooli i konsumuar,i çertifiloi në arsyetim shkrimtarët.

Zoti Ali nuk e kuptonte ndrojtjen e shkrimtarëve. Qe i bindur se për katër pesë muaj ata do t’i jepnin librin e shkruar. Shpenzimet për shtypshkronjë, shitje e marketing, i merrte pësipër vetë.

Çfarë u shqetëson që nuk jeni entuziast si unë?- iu drejtua zoti Ali shokëve.- Keni botuar me dhjetra libra.Për të hedhur në letër jetëshkrimin tim ,me tërë atë eksperiencë ,e keni punë rutinë. Kam,apo nuk kam ty drejtë?

Me zë të ulët, me sira, shkrimtarët filluan të rreshtojnë veshtirësitë për të marrë përsipër punën që u afrohej papritmas. Veshtirësi të parë, paraqisnin mosnjohjen e përsonalitetit të zotit Ali. Nga ky shkak muza nuk u merrte frymëzim. I treguan, me sinqeritet maksimal, se janë prozator krijues, dhe jetëshkrimet për përsonalitete të ndryshëm nuk i kanë levruar ndonjëherë.

U munduan, t’i shpjegojnë të mirat ,dhe të këqijat, që ka çdo stil, për të shkruar faktet jetësore të një përsonaliteti. E para, i rekomandonin ta shkruante vetë zoti Ali.I premtuan se do ta ndihmonin për ta redaktuar e korrektuar. Për këtë variant, nuk i kërkonin para. I kushtonte më pak. I kërkuan një premtim,. T’i ftonte në promovimin e librit, ku t’i qeraste me koktein që kishin në tavolinë, sepse po u linte mbresa krijuese. I shpjeguan , për të dalë libri i lexueshëm , të hedhë në letër me guxim informacion të bollshëm. Eshtë më se e vërtetë që iformacionin për vete zoti Ali e ka të bollshëm, por e ka edhe një të metë, të konstatuar te të tjerët. Autorit i nevoitet guximi për t’u ruajtur nga mburrjet, që vepra të dalë sa më bindëse për lexuesit. Këtë variant, zoti Ali e preu shkurt,me preteksin se nuk ka kohë.

Për variant të dytë, i rekomanduan intervistimin e zotit Ali, nga shkrimtarët.I premtuan se pyetjet do t’i drejtonin të sinqerta. Nuk do të botonin asnjë gërmë, pa u miratuar nga bisnesmeni. Kërkonin kohën e domosdoshme për të bërë intervistat.I shpjeguan,si varianti i parë, edhe ky rast e ka një rrezik për të mos dalë libri i mirë, se varet nga sinqeriteti i të intervistuarit.Për këtë rast kërkonin pagesë ,për kohën që do të shpenzonin. Edhe këtë variant zoti Ali nuk e pranoi, me të njëjtin arsyetim si të parin.

Si variant të tretë,i rekomanduan t’i drejtohej ndonjë shoku, apo miku që e njihte mirë, të shkruante për jetën e zotit Ali. E porositën ,që mikun ta zgjedhi të sinqertë, që mos të bëjë ndonjë gurgule, që nuk do t’i pëlqente zotit Ali ,pas botimit të librit. Edhe këtë arsyetim nuk e pëlqeu zoti Ali.

Si variant të katërt, e merrnin përsipër shkrimin e librit,duke vënë autorësinë me kushtet e më poshtme: T’u jepte me shkrim, të gjitha levizjet e banimit , të arsimimit, të punëve që nga lindja e deri atë ditë, me qëllimin për të intervistuar ata që e njohin nga pranë zotin Ali.Në këtë mënyrë do të ushqenin muzen për krijim artistik.Për të qënë libri sa më bindës , do të pasqyronin me detaje dritë- hijet, të rrefyera nga deshmitarët ,për heroin kryesor të veprës.Ishin dakort me shumën e premtuar nga ai, për të përballuar shpenzimet për ece-jaket. Të drejtat e autorit t’i mbanin shkrimtarët .Shpenzimet për shtypshkronjë, marketing e shitje të librit ,siç e propozoi vetë. Edhe këte variant zoti Ali nuk e pranoi.

Si e mendoni ju këtë punë?- e pyeti me sinqeritet Petriti.

Nuk kam kohë te merrem me ju. Dua të shkruani fjalët më të mira për mua!- urdhëroi me ton zoti Ali.

Dekoratat i akordon Presidenti i Republikes zoti bisnesmen,- e qesëndisi Iliri.

Nuk paguaj para ,për të më kritikuar. Paguaj kur ta shoh se fjalët më të bukura, i keni qendisur për mua!

Shkrimtarët e panë, se u futën në sokakun e mosmarrëveshjeve. Ndjenin sekëlldi në gjoks.Të flasësh shqip, me deshirën për të bërë diçka, që ta kërkon tjetri dhe të mos bish në ujdi !? Nuk u kishte ndodhur ndonjëherë.Me prozë nuk u muarën vesh. Për ta kthjelluar sado pak bisnesmenin, se librat nuk bëhen si petullat në ujë, kërkuan ndihmë te kolegët poetë,për respektimin e gjuhës shqipe.

Iliri ,me zë bariton ,e filloi me Fishten:

“ Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.

………..”

Petriti, me zë tenori,recitoi Naim Frashërin:

“pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie

……. “

Sa mbaroi Petrit,u fut Iliri me Mjeden

“ Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon

……”

Iliri recitoi më pas Hile Mosin.

Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

Petriti e mbylli me Ismail Kadarenë.

“Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.

………….”

Zoti Ali u mpi. Nuk nxorri asnjë fjalë. Apo mendohej,apo ishte hutuar,këtë shkrimtarët nuk po e merrnin vesh.

Recituat shumë bukur,- e nisi ngadalë zoti Ali, pas një heshtje të gjatë.- Më kujtuat fëmijërinë. Shumë i kam dashur librat. I kam lexuar njëqind libra, prandaj m’u dha distiktivi :”Miku i vogël i librit.”Puna e lodhshme më ka shkëputur nga librat. Ju jap fjalën se do t’I kthehem pasionit të vjetër.Do ta hedh në letër jetëshkrimin tim. Ju ma dhatë fjalën se do të më ndihmoni në redaktim e korrektim. Më duhet të shkoj në një takim të rëndësishëm!- u tha shkrimtarëve, pasi pa orën e dorës.

Nga ajo ditë zoti Ali me shkrimtarët nuk janë takuar më, për mungesë kohe të bisnesmenit. A pse i kapi muza, apo pija e veçantë, shkrimtarët hodhën në letër si tregim. Lexuesit e shumtë kërkojnë të dinë emrin e bisnesmenit. Shkrimtarët shpjegojnë , se është thjeshtë një krijim artistik, me senc humori, për të qukur ata që nuk lexojnë libra në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat