Bashkia e Matit nderon krijuesin e letrave shqipe Xhavit Gasa

Kultura

Bashkia e Matit nderon krijuesin e letrave shqipe Xhavit Gasa

Nga: Hamdi Hysuka Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:49
Xhavit Gasa

Këshilli i Bashkisë Mat, me propozim të Klubit Letrar "Pjetër Budi" i dha z. Xhavit Elmaz Gasa titullin "Mirënjohje" i Bashkisë Mat, me motivacion: "Për kontributin e dhënë në ktijimtari letrare dhe artistike në poezi, prozë e publicistikë kushtuar vendlindjes së tij Matit dhe gjithë Shqipërisë".

Bazuar në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", Këshilli i Bashkisë Mat, me propozim të Klubit Letrar "Pjetër Budi" i dha z. Xhavit Elmaz Gasa titullin "Mirënjohje" i Bashkisë Mat, me motivacion: "Për kontributin e dhënë në ktijimtari letrare dhe artistike në poezi, prozë e publicistikë kushtuar vendlindjes së tij Matit dhe gjithë Shqipërisë". Xhavit Gasa është krijues origjinal, autor i vëllimeve poetike “Jehonat e dhimbjes”, “Trokëllimat e poetit”, “Të fala nga Londra”, “Shpirt e zemër në vendlindje”, si dhe pjesëmarrës në shumë antologji poetike me autorë mbarëkombëtarë.

Natyrshëm fjalës i jep frymë dhe zë, rrëfim të sinqertë shpirti, pa porosi temash, me një botë që nuk e ka menduar ashtu siç është. Dhe bashkëjeton me të dyja gjinitë, poezinë dhe prozën. Me mund, vendosmëri, besim e shpresë, me karakter të qëndrueshëm e të palëkundur, Xhaviti jeton dhe mbijeton. Jeton dhe ndihmon, mbështet dhe tregon vlerat e një njeriu human, duke pasur në mendje e zemër Matin, vendlindjen e dashur. Mbase nuk ka menduar dikur që mund të bëhej poet e shkrimtar… Ndërsa sot, thjeshtë përkushtimit dhe jetës ndryshe në Tamiz të Londrës, edhe pse larg vendlindjes, është shkrimtar me shpirt të pastër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat